Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Call Directions Website Contact the organization

Autoriteti Kombetar i Ushqimit Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Autoriteti Kombetar i Ushqimit, Government Organization, Adresa: Bulevardi Zogu i I-rë, Godina nr. 13, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë, Shqipëri, Tirana.

29/10/2026

Në drejtorinë rajonale të AKU Tiranë, u zhvillua një trajnim për inspektorët, mbi procedurat e kontrollit zyrtar në fushën e inputeve bujqësore dhe të veprimtarisë së duhan-cigareve, procedurat e marrjes së mostrave, përdorimin e listave të verifikimit (check-listave) si dhe çështje të tjera teknike e procedurale që lidhen me veprimtarinë e inspektimit.

Ky trajnim synon rritjen e profesionalizmit, unifikimin e praktikave të kontrollit zyrtar dhe përmirësimin punës së inspektorëve në funksion të zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe përmbushjes së detyrave institucionale.📋✅


26/10/2026

📍Vlorë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me trajnimin për rritjen e kapaciteteve profesionale të trupës inspektuese, këtë herë me inspektorët e Drejtorisë Rajonale AKU Vlorë.
Trajnimi u fokusua në standardet tekniko-ligjore për verifikimin e kartës teknologjike dhe planit të vetëkontrollit HACCP gjatë inspektimeve në subjektet prodhuese dhe përpunuese të ushqimeve. Përmes bashkëbisedimit dhe ndërveprimit mes inspektorëve të Drejtorisë Rajonale AKU Vlorë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së, u trajtuan raste praktike dhe mënyra e identifikimit të rreziqeve, me synim parandalimin e mashtrimit ushqimor dhe garantimin e sigurisë ushqimore. 📋✅


23/10/2026

📍Berat
Sensibilizimi dhe monitorimi i subjekteve ushqimore që ushtrojnë aktivitetin në afërsi të shkollave u zhvillua këtë herë në qarkun e Beratit ku në fokus ishte forcimi i sigurisë ushqimore duke zbatuar kërkesat ligjore si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkepunimit të subjekteve me institucionin duke qenë partnerë në interesin e përbashkët të shëndetit të fëmijëve.

U monitoruan subjekte si pastiçeri, supermarkete, njësi tregtimi, byrektore, markete, dhe fast-food. Zbatimi i kërkesave ligjore si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj, e forcojnë më tej sigurinë ushqimore dhe garantojnë sigurinë e konsumatorëve të vegjël në të gjithë vendin.🤝✅


22/10/2026

📍Fier

AKU vijon ciklin e trajnimeve mbi kartën teknologjike dhe planin e vetëkontrollit HACCP, këtë herë me inspektorët e AKU Fier. Trajnimi u përqëndrua te përditësimi i standardeve dhe harmonizimi me praktikat e BE-së.
Elementët e sigurisë ushqimore, të ndërthurur me njëri-tjetrin, garantojnë një ushqim të sigurt në tryezën e konsumatorit.
Trajnimi u mbyll me një test interaktiv në Mentimeter.


20/10/2026

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ciklin e trajnimeve për fuqizimin e kapaciteteve të trupës inspektuese, ku trajnimi i radhës u zhvillua me inspektorët e AKU Gjirokastër.

Fokusi i këtij takimi ishte përditësimi i njohurive tekniko-shkencore dhe ballafaqimi i kartës teknologjike me planin e vetëkontrollit HACCP gjatë inspektimeve në terren, si një mjet kyç për parandalimin e mashtrimit ushqimor. Trajnimi u mbyll me një pyetësor për inspektorët.

Një kartë teknologjike e saktë dhe një plan HACCP i zbatuar mbeten garancia kryesore për ushqim të sigurt në tryezën e çdo konsumatori.📋✅


16/10/2026

📍 Në qarkun e Gjirokastrës vijoi fushata ndërgjegjësuese e subjekteve ushqimore të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë institucioneve arsimore me qëllim monitorimin e zbatimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit të nxënësve.

Subjektet në afërsi të shkollave si pastiçeri, market, supermarket, fast-food, furra buke etj., u monitoruan dhe u sensibilizuan mbi rëndësinë dhe plotësimin e detyrave ligjore. Në fokus të AKU është zbatimi me rigorozitet i elementeve kryesore dhe jo vetëm, si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj, e forcojnë më tej sigurinë ushqimore dhe garantojnë sigurinë e konsumatorëve të vegjël.

Fushata ndërgjegjësuese, por edhe kontrollet e shtuara të trupës inspektuese do të vijojnë në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe marrjen e masave për çdo shkelje të evidentuar.🤝✅


Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z....
14/10/2026

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, vizituan subjektin “Teuta” në Durrës, i cili ushtron aktivitetin në fushën e ambalazhimit dhe paketimit të produkteve ushqimore, duke zënë një vend të rëndësishëm në furnizimin e tregut shqiptar.

Gjatë vizitës u diskutua mbi rëndësinë e garantimit të sigurisë ushqimore, zbatimin e kërkesave ligjore për etiketimin e produkteve dhe informimin e saktë të konsumatorëve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua etiketës ushqimore, si një element thelbësor për transparencën, gjurmueshmërinë dhe mbrojtjen e konsumatorit.


13/10/2026

📍 Korçë

Drejtoresha e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një vizitë në kantinën e verës “Pelium”, ku u njoh nga afër me proceset e prodhimit, përpunimit dhe ruajtjes së verës.
Vëmendje e veçantë gjatë vizitës iu kushtua zbatimit të standardeve të sigurisë ushqimore dhe respektimit të kërkesave ligjore, si elemente thelbësore për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e produkteve të sigurta e cilësore në treg.

Siguria ushqimore është faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor promovimin e produkteve shqiptare dhe rritjen e besimit të konsumatorit.


Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), znj. Blerina ...
12/10/2026

Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një takim pune në ambientet e Drejtorisë Rajonale të AKU-së, ku diskutoi me trupat inspektuese mbi çështje me rëndësi për forcimin e kontrolleve zyrtare dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Në fokus të takimit ishte zbatimi i Planit të Inspektimeve me Bazë Risku, si një instrument i rëndësishëm për planifikimin dhe prioritizimin e kontrolleve, në funksion të identifikimit dhe menaxhimit sa më efikas të riskut ushqimor. Gjithashtu, u diskutua mbi procesin e kategorizimit të bizneseve ushqimore.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua rolit të trupave inspektuese në zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, rritjen e efektivitetit të kontrolleve dhe forcimin e bashkëpunimit për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Përmes këtyre takimeve të punës, AKU synon të rrisë më tej efikasitetin e veprimtarisë inspektuese, të përmirësojë proceset e mbikëqyrjes dhe të forcojë angazhimin institucional për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.


Address

Adresa: Bulevardi Zogu I I-rë, Godina Nr. 13, Njësia Administrative Nr. 9, Tiranë, Shqipëri
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35542256137

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Kombetar i Ushqimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Autoriteti Kombetar i Ushqimit:

Shortcuts

Share