Inspektorati i Përgjithshëm

Directions Website

Inspektorati i Përgjithshëm Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Inspektorati i Përgjithshëm, Government Organization, Rruga Muhedin Llagami, Godina MD Biznes, Kati 8, Tiranë, Tirana.

Inspektorati i Përgjithshëm është institucioni që unifikon, koordinon dhe mbikëqyr veprimtarinë e inspektimeve në nivel qendror e vendor, duke garantuar transparencë, integritet dhe mbrojtje të interesit publik.

Vijojnë mbledhjet në kuadër të raportimit mujor të veprimtarisë inspektuese📊 Në vijim të mbledhjeve periodike të raporti...
14/10/2026

Vijojnë mbledhjet në kuadër të raportimit mujor të veprimtarisë inspektuese
📊 Në vijim të mbledhjeve periodike të raportimit mujor, Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, zhvilloi një takim pune me drejtues të inspektorateve, me fokus analizën e performancës së trupave inspektuese, evidentimin e problematikave dhe përcaktimin e masave konkrete për përmirësimin e veprimtarisë inspektuese.
🔍 Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe kontrollit, përmirësimin e cilësisë së inspektimeve, respektimin e procedurave dhe afateve ligjore, si dhe rëndësinë e dokumentimit të plotë dhe të saktë të çdo procesi inspektimi.
💻 Një vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të sistemit elektronik, rritjes së transparencës në terren dhe modernizimit të proceseve të inspektimit. U theksua gjithashtu roli i platformës SIGURT.gov.al dhe i numrit të gjelbër si instrumente të rëndësishme për adresimin e shqetësimeve dhe forcimin e komunikimit me qytetarët.
📈 Në kuadër të përmirësimit të performancës, u kërkua analizë më e detajuar e veprimtarisë së inspektorëve, monitorim i vazhdueshëm i rezultateve dhe marrja e masave konkrete për korrigjimin e problematikave të evidentuara.
✅ Takimi rikonfirmoi angazhimin për një proces inspektimi më profesional, më transparent dhe më efektiv, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.

Bashkëpunim institucional për mbrojtjen e mjedisit dhe monitorimin e shfrytëzimit të lumenjveInspektori i Përgjithshëm, ...
13/10/2026

Bashkëpunim institucional për mbrojtjen e mjedisit dhe monitorimin e shfrytëzimit të lumenjve

Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, së bashku me strukturat drejtuese të Inspektoratit të Përgjithshëm, zhvilloi mbledhjen e radhës në kuadër të raportimit mujor. Në takim mori pjesë Drejtoresha e Përgjithshme e AKM-së, znj. Marjeta Perlala, së bashku me drejtuesit rajonalë të institucionit, si dhe përfaqësues të AKZM-së.

Takimi u fokusua në problematikat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe monitorimin e aktiviteteve të shfrytëzimit të inerteve në shtretërit e lumenjve. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me forcimin e kontrolleve ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet në këto zona, ndarjen e qartë të përgjegjësive institucionale, shmangien e mbivendosjes së kompetencave dhe përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional.

Gjithashtu, u analizuan sfidat që hasen në planifikimin dhe zhvillimin e kontrolleve, problematikat e kuadrit ligjor dhe funksionimit të sistemit elektronik për regjistrimin e masave administrative. Në fokus të veçantë ishte edhe vlerësimi i situatës së shfrytëzimit të inerteve në lumenj, ku u diskutuan masat e nevojshme për garantimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe forcimin e monitorimit nga strukturat përgjegjëse.

Në përfundim të takimit u lanë një sërë detyrash konkrete, mes të cilave ngritja e një grupi të posaçëm monitorimi me pjesëmarrjen e institucioneve përkatëse, vlerësimi rast pas rasti i çështjeve që lidhen me kompetencat institucionale, përmirësimi i koordinimit të kontrolleve në terren dhe adresimi i problematikave teknike të sistemit, me synimin për të garantuar një proces inspektimi më efektiv, transparent dhe në mbrojtje të mjedisit. 🌿🤝

Vijojnë mbledhjet në kuadër të raportimit mujor me Kryeinspektorët Rajonalë të IKMT-sëInspektori i Përgjithshëm, z. Dash...
12/10/2026

Vijojnë mbledhjet në kuadër të raportimit mujor me Kryeinspektorët Rajonalë të IKMT-së

Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, zhvilloi një takim pune me Kryeinspektorin e IKMT-së, z. Afrim Qendro, dhe Kryeinspektorët Rajonalë, ku u diskutuan çështje me rëndësi për vijimin e punës dhe rritjen e efektivitetit të monitorimit në terren.

Gjatë takimit u analizua ecuria e punës së drejtorive rajonale dhe niveli i përmbushjes së detyrave institucionale. Diskutimet u fokusuan në problematikat e evidentuara në lumenj dhe korridore lumore, përcaktimin e objektivave të monitorimit të përbashkët, si dhe identifikimin e zonave prioritare për ndërhyrje. Vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të teknologjisë dhe dronëve në procesin e monitorimit, përgjegjësisë institucionale për parandalimin dhe referimin e shkeljeve, si dhe masave administrative të marra nga strukturat rajonale. Gjithashtu, u trajtuan çështje që lidhen me lejet, ndërtimet pa leje, depozitimin e inerteve, problematikat në fushën e mjedisit dhe pyjeve, si dhe rëndësia e zbatimit të dokumenteve standarde dhe listave të verifikimit për unifikimin e praktikave të kontrollit.

🤝 Takimi shërbeu për forcimin e koordinimit ndërmjet strukturave qendrore dhe rajonale, me synim garantimin e një procesi monitorimi më efektiv, transparent dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Takim pune në kuadër të raportimit mujor me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Kryeinspektorë...
08/10/2026

Takim pune në kuadër të raportimit mujor me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Kryeinspektorët Rajonalë

Në kuadër të ecurisë së reformës në fushën e inspektimit, u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, Kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, z. Eljo Muçaj, si dhe Kryeinspektorëve Rajonalë të ISHPSHSH-së.

Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të procesit të inspektimit dhe rritjen e cilësisë së veprimtarisë inspektuese.

Gjatë diskutimeve u trajtuan problematikat e evidentuara në praktikë dhe masat konkrete për përmirësimin e procesit të inspektimit, me fokus në:

🔹 rritjen e efektivitetit, transparencës dhe integritetit;
🔹 përmirësimin e sistemeve informatike;
🔹 forcimin e planifikimit të inspektimeve mbi bazë risku;
🔹 harmonizimin e kuadrit ligjor me praktikën administrative;
🔹 përmirësimin e komunikimit me subjektet dhe qytetarët.

Në takim u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, standardizimit të praktikave dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, si elemente thelbësore për konsolidimin e një sistemi inspektimi modern, profesional, transparent dhe efikas.
Bashkëpunimi ndërmjet strukturave inspektuese mbetet një faktor kyç për garantimin e një procesi inspektimi cilësor, në shërbim të qytetarëve, subjekteve dhe interesit publik.

📌 Takim pune mbi ecurinë e procesit të inspektimit dhe forcimin e koordinimit institucional 🤝Inspektori i Përgjithshëm, ...
07/10/2026

📌 Takim pune mbi ecurinë e procesit të inspektimit dhe forcimin e koordinimit institucional 🤝

Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, së bashku me Zv/Inspektoren e Përgjithshme, znj. Irisa Simo, dhe drejtorët e drejtorive të IP, zhvilloi një takim pune me Drejtoreshën e Përgjithshme të AKU, znj. Blerina Gjylameti, si dhe me 12 Kryeinspektorët Rajonalë, me fokus ecurinë e punës dhe çështjet kryesore që lidhen me veprimtarinë inspektuese në terren. 👥📋

📹 Vëmendje e veçantë iu kushtua pajisjes së inspektorëve me kamera dixhitale, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të procesit të inspektimit, forcimin e transparencës dhe rritjen e standardeve gjatë ushtrimit të detyrës. ✅

📨 Gjithashtu, u analizua trajtimi i ankimeve dhe denoncimeve, ndjekja e tyre në kohë dhe me përgjegjshmëri, si dhe përdorimi sa më efikas i sistemit e-Inspektimi në të gjitha fazat e procesit inspektues. 💻🔎

🤝 Takimi krijoi gjithashtu mundësinë për shkëmbimin e problematikave, përvojave dhe praktikave të punës nga strukturat rajonale, duke kontribuar në forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave qendrore dhe atyre rajonale, me synim rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të veprimtarisë inspektuese. 📈✅

Profesionalizëm, integritet dhe etikëDuke mbajtur parasysh këto tri shtylla themelore që duhet të udhëheqin punën e çdo ...
01/10/2026

Profesionalizëm, integritet dhe etikë

Duke mbajtur parasysh këto tri shtylla themelore që duhet të udhëheqin punën e çdo inspektori, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm u zhvillua sot, më 1 tetor 2026, trajnimi fillestar për inspektorët e rinj.

📚 **Kuadri i ri ligjor për Inspektimin**
Në fokus ishte njohja me parimet kryesore të ligjit, ndryshimet nga kuadri ligjor i mëparshëm, si dhe roli dhe përgjegjësitë e inspektorëve në ushtrimin e detyrës.

💻 **Sistemi “e-Inspektimi”**
Inspektorët u njohën me qëllimin dhe funksionimin e sistemit “e-Inspektimi”, procedurën e inspektimit përmes tij, hapat kryesorë të procesit, si dhe standardizimin e procedurave të inspektimit përmes sistemit.

👥 **Rekrutimi, karriera, vlerësimi dhe disiplina e inspektorëve**
Gjatë trajnimit u trajtuan procedurat e përzgjedhjes, emërimit, konkurrimit dhe testimit, vlerësimi i performancës dhe ecuria në karrierë, sistemi disiplinor dhe garancitë procedurale, shqyrtimi i ankimeve dhe roli i komisioneve përkatëse, si dhe sistemi i testimit fillestar dhe periodik.

✅ Profesionalizëm
✅ Integritet
✅ Etikë

Tri parime që qëndrojnë në themel të një veprimtarie inspektuese profesionale, të përgjegjshme dhe në shërbim të interesit publik.

26/09/2026

🤝 Përmbyllet cikli i takimeve të Inspektorit të Përgjithshëm me strukturat inspektuese

Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, përmbylli ciklin e takimeve me inspektoratet dhe agjencitë, me fokus forcimin e koordinimit, bashkëpunimit institucional dhe rritjen e efektivitetit të inspektimeve.

🏛️ Takimi përmbyllës u zhvillua me drejtuesit dhe përfaqësuesit e AKU, AKAP dhe DPA, ku u diskutuan çështjet prioritare, problematikat dhe hapat për përmirësimin e proceseve të punës.

🎯 Puna do të vijojë me zbatimin e hapave të dakordësuar, për një veprimtari inspektuese më efikase, të koordinuar, transparente dhe në përputhje me ligjin.

🤝 Bashkëpunimi dhe komunikimi institucional mbeten thelbësore për forcimin e rolit të inspektimit dhe garantimin e standardeve në zbatimin e ligjit.

🤝 Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, vijon takimet tematike me Inspektoratet Qendrore. Në këtë kuadër së bashku...
25/09/2026

🤝 Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, vijon takimet tematike me Inspektoratet Qendrore. Në këtë kuadër së bashku me Zv.Inspektoren e Përgjithshme Irisa Simo dhe ekipin drejtues, takimet e radhës u zhvilluan me Kryeinspektorët dhe përfaqësuesit e IKMT, AKZM, AKM, AKB, ISHSH, AKBPM, DSHPA dhe AKVMB.

🔎 Në fokus të diskutimeve ishin problematikat e evidentuara gjatë punës në praktikë, koordinimi ndërmjet strukturave, shkëmbimi i informacionit dhe nevoja për një qasje të unifikuar në ushtrimin e përgjegjësive institucionale.

💬 Përmes diskutimeve dhe konsultimeve të përbashkëta, u përcaktuan çështjet prioritare dhe hapat që do të ndiqen për adresimin e problematikave, përmirësimin e proceseve të punës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

🎯 Takimet do të vijojnë edhe me strukturat e tjera, me synimin për të garantuar një veprimtari inspektuese më efikase, të koordinuar, transparente dhe në përputhje me kuadrin ligjor.

🤝 Bashkëpunimi, koordinimi dhe komunikimi i vazhdueshëm institucional mbeten thelbësorë për forcimin e rolit të inspektimit dhe garantimin e standardeve në zbatimin e ligjit.

🤝 Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, zhvilloi një takim pune 🏛️ n...
24/09/2026

🤝 Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, zhvilloi një takim pune 🏛️ në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët dhe përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM) dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH).

🔎 Gjatë takimit u evidentuan dhe u diskutuan disa nga problematikat e hasura gjatë punës në praktikë, si dhe çështje që kërkojnë një koordinim më të ngushtë ndërmjet institucioneve. 🔄

💬 Pas konsultimeve dhe shkëmbimit të mendimeve, grupet e punës përcaktuan hapat dhe drejtimet konkrete ✅ që do të ndiqen për adresimin dhe zgjidhjen e problematikave të evidentuara, me synim përmirësimin e bashkëpunimit, koordinimit dhe efektivitetit 🎯 në ushtrimin e përgjegjësive institucionale.

🤝 Bashkëpunimi dhe koordinimi institucional mbeten elementë kyç 🔑 për forcimin e rolit të inspektimit dhe garantimin e standardeve në zbatimin e ligjit. ⚖️

14/09/2026

“Wake Up” në Top Albania Radio & Top Channel 🌐Sigurt.gov.al platforma për të denoncuar inspektime tê padrejta

Address

Rruga Muhedin Llagami, Godina MD Biznes, Kati 8, Tiranë
Tirana
1023

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Inspektorati i Përgjithshëm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services