Agjencia e Mërgatës

Call Directions Website Contact the organization

Agjencia e Mërgatës Agjencia e Mërgatës i kryen punët dhe detyrat të cilët kanë të bëjnë me pozitën dhe të

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi, mori pjesë në dialogun për politikat publike me temë “Sfidat...
28/10/2026

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi, mori pjesë në dialogun për politikat publike me temë “Sfidat demografike të lidhura me plakjen e popullsisë dhe ndikimet socio ekonomike në Maqedoninë e Veriut”, të organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministri për Politikë Sociale Demografi dhe të Rini Gjoko Velkovski, koordinatori nacional për demografi, rini dhe resurse njerëzore, Vladimir Gjorçev, përfaqësuesi i Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) Serge Rabier, si dhe përfaqsues të tjerë të institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat demografike, migrimin, plakjen e popullsisë dhe ndikimet e tyre në zhvillimin socio ekonomik të vendit, si dhe për mundësitë e avancimit të politikave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e këtyre sfidave.
Si Agjencion i Mërgatës vlerësojmë se bashkëpunimi, me mërgatën është i rëndësishëm në adresimin e sfidave demografike dhe në krijimin e kushteve më të mira për të ardhmen e vendit tonë.

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në ZurichKardiokirurgu shqiptar nga Teto...
27/10/2026

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Kardiokirurgu shqiptar nga Tetova, Prof. Dr. Omer Xhemali, është emëruar drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zurich, Zvicër.
I lindur në vitin 1970, ai përfundoi studimet e mjekësisë dhe specializimin në Gjermani, ku punoi për shumë vite. Është autor i mbi 100 artikujve dhe materialeve shkencore, ndërsa në vitin 2007 mori çmimin “Hans Borst” për një punë shkencore.

📚 Librat për fëmijët tanë në diasporë kanë arritur! 🇦🇱🌍Agjencia e Mërgatës e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton ...
20/10/2026

📚 Librat për fëmijët tanë në diasporë kanë arritur! 🇦🇱🌍

Agjencia e Mërgatës e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se kanë arritur librat e botuar për nxënësit dhe fëmijët shqiptarë në diasporë, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

📢 Ftojmë të gjithë prindërit në diasporë që të interesohen dhe të përfitojnë nga këto libra, duke kontribuar që fëmijët tanë ta mësojnë, ta ruajnë dhe ta duan gjuhën shqipe, kudo që jetojnë.

Sepse gjuha shqipe është rrënja që na lidh me atdheun, ndërsa fëmijët tanë janë e ardhmja e identitetit tonë kombëtar. 🇦🇱

Shkrimtarët shqiptarë prezantohen para publikut në VjenëKrijues shqiptarë prezantuan veprat e tyre në gjuhën shqipe dhe ...
08/10/2026

Shkrimtarët shqiptarë prezantohen para publikut në Vjenë

Krijues shqiptarë prezantuan veprat e tyre në gjuhën shqipe dhe gjermane në një mbrëmje letrare në kryeqytetin austriak, duke sjellë më afër publikut vjenez letërsinë dhe kulturën shqiptare
Para publikut u paraqitën krijuesit Gjergj Jozef Kola, Gabriela Mujaj, Besim Xhelili dhe Fitnete Bashota-Krasniqi, ndërsa e ftuar ishte edhe Lilla Binbrika.
Mbrëmja letrare u pasurua edhe me program artistik, ku Erseka Nekaj interpretoi në violinë, duke i dhënë aktivitetit një dimension të veçantë kulturor, transmeton albinfo.at.
Programin e drejtoi Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”.
Aktiviteti ishte një tjetër mundësi për promovimin e letërsisë shqipe në Austri dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet autorëve shqiptarë dhe institucioneve e krijuesve austriakë.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, e themeluar në vitin 2011, këtë vit shënon 15-vjetorin e veprimtarisë së saj. Gjatë kësaj periudhe ajo ka zhvilluar një numër të madh aktivitetesh kulturore e letrare, duke kontribuar në promovimin e autorëve shqiptarë dhe të letërsisë shqipe në Austri.
Sipas të dhënave të publikuara, gjatë 15 vjetëve të veprimtarisë janë organizuar më shumë se 80 orë letrare dhe promovime librash.
Lidhja ka zhvilluar gjithashtu bashkëpunime me institucione dhe organizata të ndryshme kulturore në Austri, përfshirë PEN Klubin e Austrisë dhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Austrisë.
Aktivitete të tilla synojnë jo vetëm prezantimin e krijimtarisë së autorëve shqiptarë, por edhe forcimin e pranisë së kulturës dhe letërsisë shqipe në jetën kulturore të Austrisë.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi për vizitë zyrtare në Bonjë e HercegovinëZëvendësdrejtori i A...
05/10/2026

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi për vizitë zyrtare në Bonjë e Hercegovinë

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, Fatlum Jusufi, pati nderin të marrë pjesë në organizimin e Shoqatës Boshnjake të Maqedonisë së Veriut “Divan” dhe Shoqatës Rrjeti i të Rinjve Boshnjakë në Maqedoninë e Veriut për vizitë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Fillimisht e vizituan Srebrenicën dhe Muzeun e Srebrenicës, ku çdo kënd tregonte histori në vete.
Pastaj së bashku kanë vazhduan qytetit e Sarajevës, ku ishin të ftuar nga Muhamed Jugo nga Drejtoria për Marrëdhënie me Jashtë dhe Diasporën e RBI-së së Bosnjës dhe Hercegovinës, zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi shprehu mirënjohje dhe diskutuan për mundësitë dhe bashkëpunim në të ardhmen.
Gjithashtu, zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës, z. Fatlum Jusufi ka vizituar shtëpinë ku ka jetuar dhe vepruar ish Presidenti i ndjerë Alija Izetbegoviç, e cila shtëpi tani më është shndërruar në muze.
Gjatë kësaj fundjave , zëvendësdrejtori Fatlum Jusufi realizoi takim me shoqatat e mërgimtarëve tanë, si dhe vendas, të cilët kanë biseduar për përditshmëritë e tyre dhe kujtimet nga e kaluar.

https://www.facebook.com/share/p/1K6C4ZvwHJ/
26/09/2026

https://www.facebook.com/share/p/1K6C4ZvwHJ/

𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐠𝐨𝐬𝐭𝐢𝐯𝐚𝐫𝐚𝐬𝐞
𝐑𝐄𝐆𝐉𝐈𝐒𝐓𝐑𝐎𝐍𝐈 𝐅Ë𝐌𝐈𝐉Ë𝐓 𝐍Ë 𝐌Ë𝐒𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐎𝐍𝐋𝐈𝐍𝐄 𝐓Ë 𝐆𝐉𝐔𝐇Ë𝐒 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐄

Të nderuara familje gostivarase,
Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju Njoftojmë se, Agjencia e Mërgatës e Maqedonisë së Veriut, për fëmijët shqiptarë me
prejardhje nga RMV-ja që jetojnë jashtë vendit, organizon mësimin nga distanca - mësim online të gjuhës shqipe.

Mësimin online u dedikohet fëmijëve nga mosha 6-15 vjeçare dhe është pa pagesë.

Mësimi do të fillon më 1 tetor 2026 dhe do të zhvillohet me një format të organizuar me dy orë mësimore në javë.

Do të bëhet vlerësimi i njohurive të fëmijëve në gjuhën shqipe, me qëllim të formimit të grupit sipas nivelit dhe shkallës së njohurive të gjuhës amtare.

E gjitha çfarë duhet të bëni është që, të paraqisni fëmijën/fëmijët tuaj në adresën elektronike:
[email protected], duke shënuar emrin dhe mbiemrin, ditëlindjen si dhe qytetin - shtetin ku jetoni.

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ju bën Thirrje dhe u inkurajon që ta shfrytëzoni këtë mundësi të thjeshtë dhe praktike për Ju dhe fëmijët tuaj.

Sigurisht se, ka edhe forma dhe mënyra tjera të organizmit të mësimit të gjuhës që bëhen në vendet ku jetoni, që në të ardhmen do tu informojmë në mënyrë plotësuese.

Cilado qoftë forma, Ju lutem regjistroni fëmijët në shkollën shqipe!

✓ Grup moshat 6-15 vjeç
✓ Fillimi i mësimit: 1 Tetor 2026
✓ Dy orë mësimore në javë
Të dhënat e nevojshme
✓ Emri dhe Mbiemri
✓ Ditëlindja

✓ Qyteti dhe shteti ku jeton
Paraqitjen e fëmijës/fëmijëve për pjesëmarrje në mësimin online mund ta bëni te Agjencia e Mërgatës e Maqedonisë së Veriut, te z. Nusret Kovaçi, në e-mailin: [email protected].

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

25 Shtator 2026

23/09/2026
MANIFESTIMI FAMILJAR GOSTIVARI NË MËRGIM FESTON 2026.
22/09/2026

MANIFESTIMI FAMILJAR GOSTIVARI NË MËRGIM FESTON 2026.

📣 EDHE 2 MUAJ

MANIFESTIMI FAMILJAR GOSTIVARI NË MËRGIM FESTON 2026 🇦🇱

🗓 Data: 21 Nëntor 2026

📍 Vendi: Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur

USKANA ILIRE HAP ZYRTARISHT VEPRIMTARINË KULTURORE NË STUTTGARTShoqata Kulturore “Uskana Ilire .” në Stuttgart organizon...
22/09/2026

USKANA ILIRE HAP ZYRTARISHT VEPRIMTARINË KULTURORE NË STUTTGART

Shoqata Kulturore “Uskana Ilire .” në Stuttgart organizon hapjen zyrtare të veprimtarisë së saj, duke ftuar familjet, miqtë dhe bashkatdhetarët të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për komunitetin shqiptar.

Ceremonia e hapjes do të mbahet të dielën, më 27 shtator 2026, në ora 14:30, në lokalin Gecko, Hofener Str. 115, 70372 Stuttgart – Bad Cannstatt.

Sipas organizatorëve, kjo nismë synon të krijojë një hapësirë ku shqiptarët në Stuttgart të bashkohen përmes traditës, kulturës, gjuhës dhe aktiviteteve komunitare.

“Një fillim i ri. Një familje më e madhe. Një histori që e shkruajmë së bashku”, është mesazhi i shoqatës, e cila me këtë aktivitet synon të hedhë hapat e parë drejt një veprimtarie të organizuar kulturore në komunitetin shqiptar të Stuttgartit.

Nga “Uskana Ilire ” ftohen të gjithë familjet, miqtë dhe bashkatdhetarët që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje dhe të jenë pjesë e fillimit të një kapitulli të ri të shoqatës.
Traditë • Kulturë • Gjuhë • Bashkim

Address

Skopje
1000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38923228212

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Mërgatës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia e Mërgatës:

Shortcuts

Share