02/06/2026
Shkolla Fillore dhe të Mesme të Ulët “17 Shkurti” në Banjë, u bë me ujë të pijës
Malishevë, 2 qershor
Sot, në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “17 Shkurti” në Banjë, u bë përurimi i pusit të ujit, i financuar nga Fondacioni Amaneti.
Në emër të kryetarit Ekrem Kastrati dhe të drejtoreshës së Arsimit, Arbëresha Krasniqi, drejtori Jakup Gashi falënderoi përfaqësuesit e kësaj organizate për këtë kontribut të çmuar në të mirë të shkollës dhe të nxënësve të fshatit Banjë.
Komuna e Malishevës mbetet e hapur për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera me këtë organizatë, si dhe me të gjitha organizatat e tjera, investimet e të cilave janë në të mirë të komunitetit, shkollave dhe qytetarëve.
Edhe drejtori i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “17 Shkurti” në Banjë, Izahir Begaj i falënderoi fondacioni Amaneti për invetsimin.
02/06/2026
Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit
Malishevë, 2 qershor
Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni S.H. dhe Refki H. Paçarizi, si dhe Visar H. Krasniqi, u mbajtën homazhe përkujtimore në Kleçkë dhe Malishevë.
Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh.
Me këtë rast, kryetari Kastrati vlerësoi lart sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke theksuar se vepra e tyre mbetet udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
“Sot përkulemi me nderim para veprës dhe sakrificës së dëshmorëve tanë, të cilët dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës. Kujtimi për ta është i përhershëm dhe obligim i yni është që të ruajmë e të kultivojmë vlerat për të cilat ata luftuan dhe ranë”, tha Kastrati.
Në homazhe morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë, veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të shumtë.
Në 27-vjetorin e rënies së tyre, u përkujtua me respekt dhe mirënjohje kontributi i jashtëzakonshëm i dëshmorëve Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Milaim Beha, Ejup Kryeziu, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni Sh. dhe Refki H. Paçarizi, si dhe Visar H. Krasniqi, të cilët me sakrificën e tyre u bënë pjesë e përjetshme e historisë së lirisë së Kosovës.
Më 2 qershor 1999, ata dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës, duke u rreshtuar përgjithmonë në panteonin e lavdisë së kombit. Sakrifica e tyre mbetet gurthemeli i lirisë sonë dhe amanet për brezat që vijnë.
Njëherit u shënuan edhe ditët e shkollave me emrat e dëshmorëve që mbajnë dhe ranë për çlirimin e Kosovës.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të atdheut nëpër breza dhe kohë!
02/06/2026
https://www.facebook.com/share/p/1FkFgr6xpN/
VOTIMI ME KUSHT
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 38 komunat e Republikës së Kosovës përmes 949 Qendrave të Votimit.
📍 Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, votuesit mund të votojnë me kusht në cilëndo komunë.
ℹ️ Në secilën nga 38 komunat ka vetëm një Qendër të Votimit me Kusht.
01/06/2026
Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë – 1 Qershori festohet me vargje, krijimtari dhe zërin e së ardhmes
Malishevë, 1 qershor
Fjala dhe krijimtaria në qendër të festës në Malishevë, 1 Qershor Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, qyteti i Malishevës u shndërrua në një tribunë të poezisë, krijimtarisë dhe të drejtave të fëmijëve.
Aktiviteti “1 Qershori Poetike i Fëmijëve”, i organizuar nga koordinatorja për të drejtat e fëmijëve, dhe për Barazi Gjinore Vera Bytyçi, mblodhi nxënës, poetë, dhe dashamirë të kulturës në një festë të veçantë kushtuar fjalës së bukur.
Të pranishmit i përshëndeti Drejtoresha e Kulturës, Teuta Mazreku- Miftari, e cila theksoi rëndësinë e mbështetjes së talentit krijues te fëmijët dhe nevojën që zëri i tyre të dëgjohet më shumë në jetën kulturore dhe shoqërore.
Në këtë manifestim morën pjesë edhe poetë nga Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi”, në Malishevë, Fadil javori, Shefki Krasniqi, Zymer Zogaj, Lule Telaku dhe Izet Shala, të cilët, së bashku me nxënësit, lexuan poezi dhe ndanë përvoja krijuese.
Fëmijët jo vetëm recituan vargjet e tyre, por edhe shkëmbyen histori, ide dhe ëndrra, duke dëshmuar se krijimtaria mbetet një nga format më të fuqishme të shprehjes së lirë.
Atmosfera u karakterizua nga emocione, duartrokitje dhe mesazhe frymëzuese për një të ardhme ku libri, arti dhe kultura do të vazhdojnë të jenë udhërrëfyes të brezave të rinj.
Ky aktivitet dëshmoi se investimi në kulturën e fëmijëve është investim në të ardhmen e shoqërisë. Në Malishevë, 1 Qershori nuk ishte vetëm festë, por edhe një thirrje për më shumë hapësirë, vëmendje dhe mbështetje për talentin e ri krijues.
29/05/2026
Kastrati falënderon bizneset që kontribuojnë në pastrimin e Malishevës: paralajmërohen masa ndaj ndotësve
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Jakup Gashi, drejtorin e Bujqësisë, Sylë Dukolli, dhe drejtorin e Financave, Blerim Thaqi, kanë vizituar sot fshatin Shkarashnik, ku kanë takuar dhe falënderuar biznesmenin Naim Selmanaj për kontributin e tij në largimin e mbeturinave, në kuadër të aksionit për një Malishevë më të pastër.
Gjatë vizitës, kryetari Kastrati vlerësoi angazhimin e bizneseve dhe qytetarëve që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes mjedisore, duke theksuar se ruajtja e ambientit është përgjegjësi e përbashkët.
Nga ana tjetër, kryetari Kastrati dhe drejtori i Inspektoratit, Jakup Gashi, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të pacaktuara me ligj. Ata kanë bërë të ditur se shumë nga lokacionet ku po zhvillohen aktivitetet e pastrimit do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe se ndaj personave që ndotin ambientin do të shqiptohen gjoba mandatore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Malisheva është e jona. Ta ruajmë dhe të kujdesemi për të!” ishte mesazhi i përbashkët gjatë kësaj vizite.
https://malisheve.rks-gov.net/news/kastrati-falenderon-bizneset-qe-kontribuojne-ne-pastrimin-e-malisheves-paralajmerohen-masa-ndaj-ndotesve/
28/05/2026
Lajmërohen Banorët e Fshatrave DRAGOBIL, PALLANKA, BURIM, GURBARDH DHE TURJAKË, se do të bëhet spërkatja selektive nga toka kundër EHKK të hapësirave publike dhe private sipas këtij ORARI:
Nr. Vendi- Fshati- Lagjja
1 DRAGOBIL: data: 29.05.2026 - ora: 08:00 – 12:00
2 BURIM dhe PALANKA: datë: 30.05.2026 - ora: 08:00 – 12:00
3 GURBARDHË datë: 31.05.2026 - ora: 08:00 – 12:00
4 TURJAKË: datë: 01.06.2026 - ora: 08:00 – 12:00
“ Obligohen banorët që ti marrin masat e duhura preventive” !
Vërejtje:
Varësisht kushteve meteorologjike, orari dhe data mund të ndryshojnë me ditën vijuese.