30/10/2026
STOP diskriminimit ndaj grave!
LVV - në Skenderaj, reagon ashpër ndaj mbledhjes së sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026.
Nuk ka asgjë më të dhunëshme e të shëmtuar sesa të shohesh një mbledhje ku flitet për dhunën në familje, e në mënyrë të veçantë për dhunën ndaj grave dhe në takim të mos jetë as edhe një grua e pranishme. Për më tepër, edhe temën për dhunën në familje ta lesh si pikën e fundit në rend të ditës.
(shih rendin e ditës të 👇🏻).
1. Diskutim rreth përgatitjeve rreth sezonit dimëror
2. Diskutim rreth çështjeve të sigurisë
3. Diskutim për masat në lidhje me vërshimet eventuale
4. Diskutim rreth çështjes së qenve endacak
5. Diskutim rreth dhunës në familje
6. Të ndryshme
Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk mund të ndalët vetëm me policë dhe prokurorë, ajo kërkon përgjegjësi e gatishmëri institucionale të të gjitha niveleve.
Mbledhjet e këtilla, ku gratë nuk ftohen të marrin pjesë në takime kaq të rëndësishme dhe përjashtohen madje edhe kur flitet edhe për sigurinë e tyre, është shëmbulli më i keq që kryetari Lushtaku dhe KKSB mund të ofronte këto ditë.
Kërkojmë nga komuna ta fshijë postimin e mbledhjes së KKSB-së dhe nga kryetari Lushtaku të heq dorë nga logjika e përjashtimit të grave nga diskutimet e rëndësishme dhe vendimmmarrja.