Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR

Directions Website Contact the organization

Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR AKR zbaton politikat rinore dhe siguron mbështetjen dhe përfshirjen e rinisë në çdo fushë sociale

Misioni i Agjencisë Kombëtare të Rinisë është garantimi i mbrojtjes dhe i promovimit të të drejtave të të rinjve, nëpërmjet mbështetjes për edukim joformal, ndërveprimit e aktivizimit të rinisë dhe financimit të veprimtarive rinore, në zbatim të politikave shtetërore në fushën e rinisë.

“Mes Besimit dhe Algoritmit”Pas një viti diskutimesh, kërkimi, bashkëpunimi dhe angazhimi të të rinjve, u përmbyll një p...
30/10/2026

“Mes Besimit dhe Algoritmit”
Pas një viti diskutimesh, kërkimi, bashkëpunimi dhe angazhimi të të rinjve, u përmbyll një projekt i jashtëzakonshëm mbi inteligjencën artificiale, informacionin, edukimin mediatik dhe ndikimin e përgjegjshëm digjital në Shqipëri.
I zhvilluar në kuadër të , projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), kjo nismë solli dy produkte të rëndësishme:
- “Mes Besimit dhe Algoritmit” / Një studim gjithëpërfshirës që eksploron mënyrën se si të rinjtë në të gjithë Shqipërinë orientohen dhe ndërveprojnë me botën digjitale.
- Kodi i Etikës për Influencuesit dhe Krijuesit e Përmbajtjes / Një kuadër i hartuar duke marrë në konsideratë perspektivat e të rinjve, që promovon transparencën, llogaridhënien dhe ndikimin e përgjegjshëm digjital.
Por rrugëtimi nuk përfundon këtu!
Në ditët në vijim, të rinjtë do të marrin rolin kryesor në një fushatë të re komunikimi, duke e sjellë Kodin më pranë komuniteteve digjitale, influencuesve dhe audiencave të tyre.
Nga zëri i të rinjve te të dhënat. Nga të dhënat te veprimi.

“Between Trust and Algorithm”
After one year of conversations, research, collaboration and youth-driven work, we came together at “Between Trust and the Algorithm” to close an amazing project on AI, information, media literacy and responsible digital influence in Albania.
Developed as part of , a project funded by the European Union and implemented by the Regional Cooperation Council (RCC), this initiative has brought us two important outcomes:
- “Between Trust and the Algorithm”/ A comprehensive study exploring how young people across Albania navigate the digital world
- The Code of Ethics for Influencers and Content Creators/ A youth-informed framework promoting transparency, accountability and responsible digital influence.
But the journey doesn’t end here!
In the coming days, young people will take the lead in a new communication campaign, bringing the Code closer to digital communities, influencers and their audiences.
From youth voices to evidence. From evidence to action.

🌱 Njihuni me Kristel Hasanin dhe Deborah Likën, të rejat e muajit tetor!Përmes angazhimit në politikat publike, diplomac...
30/10/2026

🌱 Njihuni me Kristel Hasanin dhe Deborah Likën, të rejat e muajit tetor!

Përmes angazhimit në politikat publike, diplomacinë klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, Kristel Hasani dhe Deborah Lika dëshmojnë se të rinjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në adresimin e sfidave globale dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Si bashkëthemeluese të Center for Innovation, Sustainability and Culture (CISC), ato kontribuojnë në zhvillimin e nismave që ndërthurin kërkimin shkencor, inovacionin dhe politikat e bazuara në evidenca.

Angazhimi i tyre shtrihet edhe në arenën ndërkombëtare, përmes pjesëmarrjes në proceset e negociatave klimatike dhe në delegacionin shqiptar në konferencat COP29 dhe COP30.

🌍 Në nëntor, ato vijojnë angazhimin e tyre në një tjetër moment të rëndësishëm të diplomacisë klimatike: COP31, Konferenca e 31-të e Palëve për Ndryshimet Klimatike, që do të zhvillohet në Antalia, Turqi.

Historita e Kristeliet dhe Deborës tregon se ekspertiza, bashkëpunimi dhe përkushtimi i të rinjve janë thelbësorë për ta kthyer angazhimin në ndikim konkret.

“Mes Besimit dhe Algoritmit”Pas një viti diskutimesh, kërkimi, bashkëpunimi dhe angazhimi të të rinjve, u përmbyll një p...
29/10/2026

“Mes Besimit dhe Algoritmit”
Pas një viti diskutimesh, kërkimi, bashkëpunimi dhe angazhimi të të rinjve, u përmbyll një projekt i jashtëzakonshëm mbi inteligjencën artificiale, informacionin, edukimin mediatik dhe ndikimin e përgjegjshëm digjital në Shqipëri.

I zhvilluar në kuadër të , projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), kjo nismë solli dy produkte të rëndësishme:
“Mes Besimit dhe Algoritmit” / Një studim gjithëpërfshirës që eksploron mënyrën se si të rinjtë në të gjithë Shqipërinë orientohen dhe ndërveprojnë me botën digjitale.

Kodi i Etikës për Influencuesit dhe Krijuesit e Përmbajtjes / Një kuadër i hartuar duke marrë në konsideratë perspektivat e të rinjve, që promovon transparencën, llogaridhënien dhe ndikimin e përgjegjshëm digjital.

Por rrugëtimi nuk përfundon këtu!
Në ditët në vijim, të rinjtë do të marrin rolin kryesor në një fushatë të re komunikimi, duke e sjellë Kodin më pranë komuniteteve digjitale, influencuesve dhe audiencave të tyre.
Nga zëri i të rinjve te të dhënat. Nga të dhënat te veprimi.

“Between Trust and Algorithm”
After one year of conversations, research, collaboration and youth-driven work, we came together at “Between Trust and the Algorithm” to close an amazing project on AI, information, media literacy and responsible digital influence in Albania.

Developed as part of , a project funded by the European Union and implemented by the Regional Cooperation Council (RCC), this initiative has brought us two important outcomes:
“Between Trust and the Algorithm”/ A comprehensive study exploring how young people across Albania navigate the digital world
The Code of Ethics for Influencers and Content Creators/ A youth-informed framework promoting transparency, accountability and responsible digital influence.

But the journey doesn’t end here!
In the coming days, young people will take the lead in a new communication campaign, bringing the Code closer to digital communities, influencers and their audiences.

From youth voices to evidence. From evidence to action

📢 Je pjesë e një grupi joformal rinor dhe dëshiron të aplikosh për grante?Bashkohu në sesionin informues online më 29 te...
27/10/2026

📢 Je pjesë e një grupi joformal rinor dhe dëshiron të aplikosh për grante?

Bashkohu në sesionin informues online më 29 tetor, ora 11:00, për të mësuar më shumë rreth procedurës së aplikimit.

🔗 Linku për pjesëmarrje do ta gjeni në bio.

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?Përmes projektit...
22/10/2026

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!

Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?

Përmes projektit “Zëri Yt, Këshilli Yt”, synojmë të fuqizojmë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin vendor, për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të bashkëpunuar në krijimin e nismave që sjellin ndryshim.

📍 Do të jemi në Kukës, më 26-27 tetor 2026!

Trajnimi dy-ditor do të mbledhë anëtarët të Këshillave Vendorë Rinorë të Qarkut Kukës, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të përfshirë në proceset rinore, për të ndarë njohuri, zhvilluar aftësi praktike dhe eksploruar mënyra të reja për angazhimin e të rinjve në nivel vendor.

📅 Trajnimet do të vijojnë dhe në 10 qarqet e tjera të Shqipërisë deri në Dhjetor 2026.

🙌 Dëshiron të bëhesh pjesë? Regjistrohu përmes Google Form në linkun në bio dhe apliko për t’iu bashkuar trajnimeve në qarkun tënd!

Të gjitha kostot e trajnimit mbulohen nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian.

🌍 Të rinjtë në veprim për komunitete më gjithëpërfshirëse! 🤝Gjatë muajit shtator, në Kuçovë, 25 të rinj u bënë pjesë e n...
21/10/2026

🌍 Të rinjtë në veprim për komunitete më gjithëpërfshirëse! 🤝

Gjatë muajit shtator, në Kuçovë, 25 të rinj u bënë pjesë e një aktiviteti trajnues të organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë dhe grupin joformal “Muzat Rinore”.

Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve ndërvepruese, të rinjtë shkëmbyen ide dhe përvoja mbi rëndësinë e dialogut, bashkëpunimit, respektimit të diversitetit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën e komunitetit.

Aktiviteti synoi të fuqizojë rolin e të rinjve si aktorë të ndryshimit pozitiv, duke nxitur angazhimin e tyre në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta, gjithëpërfshirëse.

Ky aktivitet mbështetet nga iniciativa rajonale e Kombeve të Bashkuara “Të rinjtë për Përfshirje, Barazi dhe Besim”, e financuar nga Fondi për Paqen i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Për Dialogun, Përgjegjësinë Qytetare dhe Angazhimin e të Rinjve 🇦🇱🇪🇺❤️
18/10/2026

Për Dialogun, Përgjegjësinë Qytetare dhe
Angazhimin e të Rinjve 🇦🇱🇪🇺❤️

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?Përmes projektit...
14/10/2026

📢 Zëri Yt, Këshilli Yt!

Si mund të kthehen idetë e të rinjve në ndryshime konkrete në komunitetet e tyre?

Përmes projektit “Zëri Yt, Këshilli Yt”, synojmë të fuqizojmë të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin vendor, për të ndikuar në vendimmarrje dhe për të bashkëpunuar në krijimin e nismave që sjellin ndryshim.

📍 Do të jemi në Kukës, më 15–16 tetor 2026!

Trajnimi dy-ditor do të mbledhë anëtarët të Këshillave Vendorë Rinorë të Qarkut Kukës, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të përfshirë në proceset rinore, për të ndarë njohuri, zhvilluar aftësi praktike dhe eksploruar mënyra të reja për angazhimin e të rinjve në nivel vendor.

📅 Trajnimet do të vijojnë dhe në 10 qarqet e tjera të Shqipërisë deri në Dhjetor 2026.

🙌 Dëshiron të bëhesh pjesë? Regjistrohu përmes Google Form në linkun në bio dhe apliko për t’iu bashkuar trajnimeve në qarkun tënd!

Të gjitha kostot e trajnimit mbulohen nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian.

👋 Njihuni me Këshillin Vendor Rinorë të Shkodrës!Përfaqësuesit e Këshillit Vendor Rinorë të Shkodrës iu bashkuan trajnim...
14/10/2026

👋 Njihuni me Këshillin Vendor Rinorë të Shkodrës!

Përfaqësuesit e Këshillit Vendor Rinorë të Shkodrës iu bashkuan trajnimit të zhvilluar më 12–13 tetor, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve për një pjesëmarrje më aktive të të rinjve në vendimmarrje.

Përmes dialogut, bashkëpunimit dhe angazhimit qytetar, synojmë të fuqizojmë këshillat rinorë dhe të krijojmë më shumë hapësira ku zëri i të rinjve dëgjohet dhe merr vlerën që meriton. 💬🤝

📣

10 Tetor - Dita Botërore e Shëndetit MendorShëndeti mendor i të rinjve është një prioritet që kërkon bashkëpunim, angazh...
10/10/2026

10 Tetor - Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Shëndeti mendor i të rinjve është një prioritet që kërkon bashkëpunim, angazhim dhe veprim konkret!
Në kuadër të projektit HARMONY, Agjencia Kombëtare e Rinisë mori pjesë në takimin e tretë transnacional në Vilnius, Lituani, së bashku me partnerët evropianë. Në bashkëpunim me United Right Foundation, prezantuam praktika të mira të autoriteteve publike për promovimin dhe mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjve.

Gjatë tri ditëve, aktivitetet u përqendruan në:
• Ecurinë e projektit HARMONY, prioritetet për semestrin e radhës dhe planin e propozuar të veprimit.
• Vizitën në Byronë e Shëndetit Publik të Vilniusit, ku u shkëmbyen praktika dhe përvoja mbi promovimin e shëndetit mendor, menaxhimin e stresit dhe qëndrueshmërinë psikologjike.
• Vizitë në Qendrën Republikane për Çrregullimet e Varësisë, për njohjen nga afër të praktikave të trajtimit ambulator të varësive te fëmijët dhe adoleshentët.
• Shkëmbimin e përvojave në shkollën “Antakalnis”, me fokus parandalimin e përdorimit problematik të rrjeteve sociale dhe të dhunës.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, le të kujtojmë se kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik. Të dëgjojmë pa paragjykim, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të krijojmë më shumë hapësira ku çdo i ri ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i kuptuar!

Address

Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37
Tirana
1023

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR:

Shortcuts

Share