Enti Kombëtar i Banesave

Directions Website

Enti Kombëtar i Banesave Faqja Zyrtare e Entit Kombëtar të Banesave (EKB)

04/11/2026

📊 1,817 shërbime publike të ofruara FALAS për qytetarët!

🏢 Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2026, Enti Kombëtar i Banesave ka realizuar 1,817 shërbime me tarifë 0 lekë, përmes platformës e-Albania.

💻 Në kuadër të digjitalizimit dhe përmirësimit të shërbimeve publike, EKB vijon të lehtësojë aksesin e qytetarëve, duke mundësuar aplikimin online, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike pranë sporteleve të institucionit.

✅ Shërbime më të aksesueshme, të shpejta dhe transparente për çdo qytetar!

Transparencë

🎀 TETORI ROZË - Kontrollohu sot, kujdesu për të nesërmen!Muaji tetor i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ...
27/10/2026

🎀 TETORI ROZË - Kontrollohu sot, kujdesu për të nesërmen!

Muaji tetor i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e parandalimit, informimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.

💗 Enti Kombëtar i Banesave i bashkohet kësaj nisme ndërgjegjësuese, duke përcjellë një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që përballen me këtë sfidë.

Zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë. Kujdesi për shëndetin fillon me vëmendjen ndaj vetes dhe kryerjen e kontrolleve të rekomanduara.

🎀 Kujdesu për veten, investo në shëndetin tënd!

13/10/2026

📍 Shijak | Ecuria e punimeve për Banesat me Kosto të Ulët

🏗️ Punimet për ndërtimin e Banesave me Kosto të Ulët në Shijak po përparojnë, duke shënuar hapa të rëndësishëm drejt realizimit të këtij investimi.

Siç pasqyrohet edhe në pamjet nga kantieri, strukturat e objekteve po marrin formë, ndërsa puna vijon paralelisht në disa fronte, në përputhje me fazat e parashikuara të ndërtimit.

🏘️ Enti Kombëtar i Banesave mbetet i angazhuar në ndjekjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të punimeve, me fokus të veçantë në cilësinë e ndërtimit, funksionalitetin e objekteve dhe respektimin e standardeve të përcaktuara.

Çdo etapë e realizuar është një hap më pranë objektivit tonë: krijimit të mundësive konkrete për strehim cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët.

Analiza 6-mujore e ecurisë së Entit Kombëtar të Banesave për vitin 2026 🏢Zhvilluam mbledhjen e përbashkët me të gjitha d...
23/09/2026

Analiza 6-mujore e ecurisë së Entit Kombëtar të Banesave për vitin 2026 🏢

Zhvilluam mbledhjen e përbashkët me të gjitha degët rajonale të Entit Kombëtar të Banesave, për të analizuar ecurinë e punës gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 dhe rezultatet e arritura deri më tani.

Në fokus të takimit ishte gjithashtu organizimi për ndryshimet e reja në kuadër të strehimit social, duke diskutuar mbi koordinimin e strukturave qendrore dhe rajonale, përgjegjësitë dhe hapat që do të ndiqen në vijim.

Përmes bashkëpunimit me të gjitha degët rajonale, synojmë një organizim sa më të mirë të punës dhe zbatimin me efikasitet të detyrave që burojnë nga zhvillimet e reja në fushën e strehimit social.

Vijojmë me angazhim për realizimin e objektivave të EKB-së dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave për strehim social.

#2026

15/09/2026

Pas suksesit të projektit të parë të Banesave me Kosto të Ulët në Lushnjë, vijojmë misionin për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. 🏗️🏠

Në kuadër të programit të Strehimit Social, po hedhim një tjetër hap konkret me ndërtimin e pallatit të radhës: 30 apartamente për 30 familje, në një godinë me 6 kate + 1 kat nëntokë dhe 11 garazhe.

Ky investim është vazhdim i angazhimit për të krijuar më shumë mundësi për strehim të përballueshëm dhe kushte dinjitoze jetese.

Nga një projekt i realizuar, te një tjetër që po bëhet realitet. Sepse çdo familje meriton një shtëpi. ❤️

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministrin e Shtetit për...
10/09/2026

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, prezantuan 📌 Programin e ri Kombëtar të Strehimit, pjesë e rëndësishme e vizionit “Rilindja 2.0”.

🟢 Programi parashikon 6 skema të reja, 3 politika të reja dhe 5 shtylla deri në vitin 2027, duke sjellë një qasje tërësore dhe të integruar për adresimin sa më efikas të nevojave të qytetarëve për strehim.

🏘️ Reforma është tashmë e konkretizuar në një draft ligjor, i cili pritet t’i nënshtrohet konsultimit publik dhe më pas të vijojë me procesin e shqyrtimit në Kuvend.

🦺 Siguria në punë përbën një element thelbësor në zbatimin e çdo projekti ndërtimor.🏗️ Në kantieret e Banesave me Kosto ...
10/09/2026

🦺 Siguria në punë përbën një element thelbësor në zbatimin e çdo projekti ndërtimor.

🏗️ Në kantieret e Banesave me Kosto të Ulët, të realizuara në kuadër të programeve të , Enti Kombëtar i Banesave i kushton vëmendje të veçantë respektimit të standardeve të sigurisë dhe garantimit të kushteve të përshtatshme të punës.

🏠 Zbatimi i këtyre standardeve gjatë procesit të ndërtimit është pjesë e përgjegjësisë institucionale për realizimin e banesave të sigurta dhe cilësore për qytetarët.

🏗️🏠

🏠 Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit në ish-pronë privateEnti Kombëtar i Banesave informon qytetarët për dokumenta...
08/09/2026

🏠 Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit në ish-pronë private

Enti Kombëtar i Banesave informon qytetarët për dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin për kredi me 0% interes, të ish-qiramarrësve në ish-pronë private.

📌 Në këtë postim gjeni dokumentet që duhet të paraqiten gjatë aplikimit, sipas përcaktimeve të VKM nr. 456, datë 31.07.2025.

💰 Subvencionimi i interesave të kredisë me 0% interes financohet nga Buxheti i Shtetit, si një instrument mbështetës për strehimin e familjeve përfituese.

📲 Aplikimi kryhet nëpërmjet platformës e-Albania.

👉 Shfletoni postimin për t’u njohur me dokumentacionin e kërkuar.

🙏🏻✨Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë figurën dhe trashëgiminë e saj të çmuar, të mishëruar në përkushtim...
05/09/2026

🙏🏻✨Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë figurën dhe trashëgiminë e saj të çmuar, të mishëruar në përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë!

03/09/2026

🤝 Në kuadër të programeve të strehimit social, Enti Kombëtar i Banesave vijon angazhimin për përmirësimin e kushteve të banimit për familjet me të ardhura të ulëta, familjet në vështirësi ekonomike dhe sociale, si dhe kategoritë e tjera që përballen me pamundësi për të siguruar një banesë të përshtatshme.

📍 Në Librazhd, bashkëpunimi me pushtetin vendor synon të krijojë mundësi konkrete strehimi për këto familje, duke iu përgjigjur nevojave të tyre dhe duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme për një jetesë më të sigurt, përmes Banesave me Kosto të Ulët.

🔑 Strehimi social mbetet një nga instrumentet kryesore për mbështetjen e qytetarëve që nuk kanë mundësi ta përballojnë strehimin në kushtet e tregut, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së tyre.

🏘️ Enti Kombëtar i Banesave do të vijojë të kontribuojë në zhvillimin e projekteve që zgjerojnë mundësitë për strehim dhe u japin familjeve në nevojë më shumë siguri dhe perspektivë për të ardhmen.

Address

Rr. E Kavajës, Ndërtesa Nr. 80, Hyrja 1, Kati 5 (ish Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”), Tiranë, Shqipëri
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Enti Kombëtar i Banesave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share