02/11/2026
💧🌿 Një angazhim i përbashkët për ujëra më të pastra!
Në kuadër të Javës Kombëtare të Ujit, stafi i AdZM Tiranë së bashku me nxënësit e 🏫 shkollës 9-vjeçare “Hamdi Mansaku”, realizoi një aksion pastrimi pranë lumit të Tiranës. 🧤🗑️ 💦
Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të ndërthurur ndërgjegjësimin me veprimin konkret, duke nxitur te nxënësit kujdesin për pastërtinë e lumenjve dhe përgjegjësinë ndaj burimeve ujore. ♻️
Çdo veprim i vogël ka rëndësi në ruajtjen e pasurive tona natyrore. 💙
🌲 💫 🇦🇱 🌼