Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive

Call Directions Website Contact the organization

Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive https://puna.gov.al/ Pjesëmarrje në një trainim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës. Shërbime të tjera ndërmjetësimi. b.

SHËRBIME PUNËSIMI
SHËRBIME TË AFTËSIMIT PROFESIONAL



Qëllimi i Sherbimeve te Punesimit dhe Aftësimit Profesional është të ndihmoje punëkërkuesit për tu integruar ne tregun e punës dhe punedhënësit për të plotesuar vendet e lira të punës, te ofruara prej tij . Objektivat

Objektivat e shërbimeve publike të punësimit janë :

a) te informojë
b) te këshillojnë
c) të orientojnë
d) të ndërmjettësojne punëkërkues të papunë për vendet e lira të punës të ofruara nga punëdhënësit . Klientët

Shërbimet publike te Punësimit mbështesin në mënyrë të balancuar dy grupe të mëdha klientësh brenda tregut të punës; punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Shërbimet publike të punësimit në zbatim të kuadrit ligjor përfshijnë:

1- Informacion për vendet e lira të punës
2- Ndërmjetësim për punësim
3- Këshilim dhe orientim për punë dhe profesion
a. Për Punëkërkuesit shërbimet ofrojnë si me poshtë

Informacion dhe këshillim
Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim. Për Punëdhënësit shërbimet ofrojnë si më poshtë

Shërbime profesionale rekrutimi
Paraqitje dhe përshkrim të kandidatëve
Mbështetje për punësim (Programe të Nxitjes së Punësimit)
Kontakte në vazhdim

Ndërmjetësim
përputhja e ofertës për një vend të lirë pune me kërkesën e një kandidati të përshtatshëm për punë. Punëkërkues

Punëkërkuesi i Papunë është një person, i cili:

a) jeton në Shqipëri,
b) është mbi 16 vjeç
c) paraqitet personalisht në Zyrën e Punësimit dhe është i disponueshëm për punësim
d) është i aftë për punë

Punëkërkues i punësuar është një person i cili :

a) është në marrëdhënie pune ose i vetëpunësuar , por që kerkon nje punë të re

02/11/2026

🔍 Po kërkon punë? 📢 5️⃣5️⃣0️⃣0️⃣ vende të lira pune të shpallura në portalin 💻 www.puna.gov.al

📌 Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim, për të gjitha nivelet arsimore.

💻 Apliko online, shpejt dhe lehtë, në portalin www.puna.gov.al

ℹ️ Keni nevojë për asistencë?
Drejtohuni pranë zyrës së punës më të afërt, ose na shkruani në email 📩 apo në WhatsApp 📱 për çdo pyetje apo ndihmë gjatë aplikimit.

Punësim

👥 20.649 punëkërkues të papunë të regjistruar në sistemin e shërbimeve të punësimit janë integruar në tregun e punës, në...
30/10/2026

👥 20.649 punëkërkues të papunë të regjistruar në sistemin e shërbimeve të punësimit janë integruar në tregun e punës, në 9 mujor 2026.

📊 Rezultatet sipas grupeve vulnerabël:
🔹 7705 – Të rinj deri në 29 vjeç
🔹 1650 - Anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike
🔹 1249 – Pjesëtar të komunitetit Romë dhe Egjiptian
🔹 429 - Persona me aftësi të kufizuara

🧑‍💻 Nëse je në kërkim të një punë regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Aplikim për regjistrim si punëkërkues”

🎯 Qëllimi ynë mbetet punësimi dhe garantimi i mundësive të barabarta për integrim të qëndrueshëm në tregun e punës.

29/10/2026

Nga aftësimi te punësimi! 👩🏻‍🔧🚀 Njihuni me Sidorelën, inxhiniere elektrike, e cila falë mbështetjes së Garancisë Rinore zhvilloi aftësitë e saj dhe sot punon si instukturore në arsim profesional.

✅ Mbi 4,900 të rinj janë bërë pjesë e Garancisë Rinore, duke përfituar mbështetje dhe mundësi konkrete për punësim, arsim dhe formim profesional.

Historia e radhës mund të jetë e jotja! 🚀

👉 Apliko edhe ti për Garancinë Rinore përmes portalit e-Albania dhe hidh hapin e parë drejt karrierës tënde!

🇦🇱 Shqipëria përzgjidhet për të organizuar Konferencën Europiane të Punësimit 2027! 🇪🇺Për herë të parë, Shqipëria do të ...
26/10/2026

🇦🇱 Shqipëria përzgjidhet për të organizuar Konferencën Europiane të Punësimit 2027! 🇪🇺

Për herë të parë, Shqipëria do të mirëpresë Konferencën Europiane të Punësimit, në bashkëpunim me WAPES – Shoqatën Botërore të Shërbimeve Publike të Punësimit.

Nën temën “Shërbime Publike të Punësimit të së Ardhmes: Inovacion, Digjitalizim dhe Shërbime me në Qendër Qytetarin”, Tirana do të bëhet një pikëtakim i drejtuesve të lartë dhe ekspertëve europianë e botërorë për të diskutuar të ardhmen e punësimit dhe transformimin e shërbimeve.

🌍 Shqipëria jo vetëm pjesë e zhvillimeve europiane, por edhe mikpritëse e dialogut për të ardhmen e punësimit!

#2027

⚡ Aftësi profesionale që ndërtohen përmes praktikës!Kursantët e kursit “Instalim dhe mirëmbajtje e rrjetit elektrik” në ...
22/10/2026

⚡ Aftësi profesionale që ndërtohen përmes praktikës!

Kursantët e kursit “Instalim dhe mirëmbajtje e rrjetit elektrik” në Qendrat Publike te Formimit Profesional po zbatojnë njohuritë e tyre në punë praktike, duke u trajnuar nga afër me instalimet dhe pajisjet elektrike.

🔧 Praktikë profesionale
💡 Njohuri dhe aftësi të reja
🎯 Përgatitje për tregun e punës

📌 Edhe ti mund të ndërtosh të ardhmen tënde përmes formimit profesional dhe punësimit.

🔗 Regjistrohu në kurs formimi profesional 👉https://e-albania.al/ServiceDetails/12549

13/10/2026

🌱 Nga pasioni për bimët, te ndërtimi i një biznesi! 🌿

Me përkushtim dhe guxim, Aida na tregon se si një ide mund të shndërrohet në një mundësi reale për vetëpunësim.

🤝 Në rolin e saj si punëdhënëse, Aida shpalli një vend të lirë pune dhe u mbështet nga Zyra e Punës në identifikimin dhe ndërmjetësimin e punëkërkuesve të papunë. Falë këtij bashkëpunimi, ajo arriti të punësojë një person të regjistruar si punëkërkues i papunë.

📢 Je punëdhënës dhe kërkon staf? Shpall vendin tënd të lirë të punës në www.puna.gov.al dhe përfito nga shërbimet falas të ndërmjetësimit të Zyrave të Punës!

7️⃣0️⃣8️⃣persona me aftësi të kufizuara janë punësuar dhe kanë përfituar formim profesional! 🎓💼Përmes shërbimeve dhe pro...
12/10/2026

7️⃣0️⃣8️⃣persona me aftësi të kufizuara janë punësuar dhe kanë përfituar formim profesional! 🎓💼

Përmes shërbimeve dhe programeve të AKPA-s, krijohen më shumë mundësi për aftësim, punësim dhe integrim social, duke nxitur përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive në tregun e punës. 🤝

09/10/2026

🎓 Dual VET – Mëso. Praktiko. Fito përvojë. Ndërto profesionin tënd! 🛠️

Arsimi profesional të afron me tregun e punës. Përmes Dual VET, nxënësit kombinojnë mësimin në shkollë me praktikën në biznes, duke fituar aftësi profesionale dhe përvojë reale pune. 👩🏻‍💻👨🏻‍🔧
📌 406 nxënës
🤝 225 biznese partnere
🎯 8 kualifikime të reja

✨ Mëso një profesion sot. Krijo mundësi për të ardhmen!
Tranfero studimet përmes e-Albania në shërbim “Transferim i nxënesve në Arsimin e Mesëm të Lartë”

08/10/2026

Bashkëpunim për praktika profesionale në Biznes! ✂️💼

Gazmend Ujkashi partner me Qendrën e Formimit Profesional Publik Nr. 4 , sjell ekspertizën më të mirë dhe kurse të certifikuara për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në tregun e punës. 📈

Nga kurset e estetikës,kozmetologjisë e parukerise,për zhvillimin e aftësive të reja. 🎯✨

Zgjidh profesionin tënd, formohu pranë qendrave tona publike dhe bëhu gati për të ardhmen!

07/10/2026

Address

Bulevardi Bajram Curri
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive:

Shortcuts

Share