Agjencia e Mbikeqyrjes Policore

Call Directions Website

Agjencia e Mbikeqyrjes Policore AMP ushtron veprimtarinë mbi Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe shërbimin Zjarrfikës
(8)

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Klevis Qose, mori pjesë në Konferencën Rajonale të organ...
06/11/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Klevis Qose, mori pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar në Shkodër nga United Rights Foundation (URF), me pjesëmarrjen e CEO-s së këtij fondacioni, znj. Jona Dervishi.

Konferenca u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet AMP-së dhe URF-së, me fokus rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit qytetar mbi rolin dhe funksionet e Agjencisë, si dhe njohjen me mekanizmat përmes të cilëve qytetarët mund të adresojnë ankesat dhe shqetësimet e tyre.

Në diskutime morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, medias, Bashkisë dhe studentë, të cilët ndanë këndvështrimet e tyre mbi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me institucionet dhe aktivizimit qytetar në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Bashkëpunimi ndërmjet AMP-së dhe URF-së synon të afrojë më tej institucionin me komunitetin, duke nxitur informimin, besimin, pjesëmarrjen qytetare dhe një kulturë më të fortë llogaridhënieje.

🎀 Për të tretin vit radhazi, në bashkëpunim me drejtoreshën e Spitalit Universitar të Traumës, znj. Edlira Bode, vijojmë...
23/10/2026

🎀 Për të tretin vit radhazi, në bashkëpunim me drejtoreshën e Spitalit Universitar të Traumës, znj. Edlira Bode, vijojmë angazhimin tonë të përbashkët, jo vetëm në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin e ligjit, por edhe në mbështetje të shëndetit dhe mirëqenies së grave.
Në kuadër të Tetorit Rozë, gratë dhe vajzat e AMP-së kanë kryer depistimin për kancerin e gjirit, duke vënë theksin te rëndësia e kontrolleve të rregullta dhe e diagnostikimit të hershëm. 🌸
💗 Çdo grua, nënë dhe motër meriton të gëzojë shëndet të mirë dhe vëmendjen tonë. Kujdesi për veten është dashuri për jetën dhe për familjen. 🎀�



Agjencia e Mbikeqyrjes Policore
Spitali Universitar i Traumës

DEKLARATË PËR MEDIAAgjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka monitoruar situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara...
16/10/2026

DEKLARATË PËR MEDIA

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka monitoruar situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, me fokus evidentimin dhe verifikimin e çdo rasti të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në kuadër të këtij procesi, punonjës të AMP-së kanë qenë të pranishëm në terren gjatë zhvillimit të protestave, duke evidentuar raste konkrete.

Gjithashtu, AMP ka administruar materiale filmike të transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale. Të gjitha materialet e administruara do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për rastet e evidentuara, AMP po vijon veprimet në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit. Për rastet kur janë evidentuar të dhëna që përmbajnë elemente të veprave penale, veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e angazhuar në përmbushjen me përgjegjësi të misionit të saj ligjor, përmes pranisë aktive në terren, monitorimit të vazhdueshëm dhe verifikimit të çdo rasti që lidhet me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Agjencia do të vijojë të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

AMP arreston punonjësin e Policisë të përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari, që lëvizte me biçiklet...
15/10/2026

AMP arreston punonjësin e Policisë të përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari, që lëvizte me biçikletë në aksin Tiranë–Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar punonjësin e Policisë, I.T., me detyrë në Forcat “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.10.2026, rreth orës 00:45, në rrugën Tiranë–Rinas, pranë kryqëzimit të fshatit Domje, ku automjeti me drejtues punonjësin e Policisë është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i biçikletës, shtetasi S.M., 66 vjeç.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, punonjësit të Policisë I.T. iu krye testi i alkoolit, i cili rezultoi negativ, me vlerën 0.0 mg/l.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i punonjësit të Policisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290, paragrafi 3, i Kodit Penal.

AMP, në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e angazhuar për ushtrimin e përgjegjësive të saj ligjore dhe për garantimin e zbatimit të ligjit.

13/10/2026

URF–AMP | Marrëveshje bashkëpunimi📄

Presidentja e United Rights Foundation (URF), znj. Jona Dervishi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), z. Klevis Qose, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta, forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit dhe realizimin e aktiviteteve me ndikim social dhe edukativ për komunitetin.💛

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejto...
13/10/2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurimit personal ndaj 7 shtetasve, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, i cili organizonte kundrejt pagesës kalimin e paligjshëm të kufirit për shtetas të huaj.

Masat janë caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 71, datë 11.10.2026, në kuadër të procedimit penal nr. 236, të vitit 2023. Gjithashtu përveç ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar dhe 11(njëmbëdhjetë) kontrolle personale dhe të banesave të personave të dyshuar.

Hetimi ka për objekt veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, në formën e bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/28/4 333/a Kodit Penal.

Ky hetim filloi mbi bazën e referimit të bërë nga Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale. Mbi bazën e informacioneve operative dhe hetimeve proaktive me metoda speciale, nga ana e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, u evidentua ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar veprimtarinë e paligjshme duke konstatuar veprat penale; “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 298 e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Janë ekzektuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasit:

J. K., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

E. H., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

A. B., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

M. Gj., i dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

V. N., i dyshuar për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal.

K.T., i dyshuar për veprën penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, duke shfrytëzuar funksionin shtetëror, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal.
Masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen:

K. B., e dyshuar për veprat penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, me qëllim fitimi, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 298 paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Aktiviteti i paligjshëm i këtij grupi të strukturuar kriminal konsistonte në organizimin e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve për shtetasit e huaj, kryesisht me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare.

Këta shtetas, hynin nga territori i Republikës së Greqisë, jashtë pikave të kalimit kufitar në qarkun e Korçës dhe të Gjirokastrës, në mënyrë të organizuar dhe të drejtuar nga një person për çdo grup. Grupet përbëheshin nga 3-4 deri në 50 persona. Organizatorët, bashkë me shoqëruesin i transportonin deri në kufirin verior të Shqipërisë, në qarkun e Shkodrës, ku priteshin nga persona të tjerë, edhe ata të përfshirë në këtë aktivitet.

Deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm kanë qenë të përfshirë në veprime aktive për transportimin dhe ndihmën për kalimin e paligjshëm të kufirit.

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfs...
13/10/2026

AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit 4 në Tiranë, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie, me detyrë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë, të dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, të parashkruara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

➡️ A. S, 20 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë
➡️ Xh. F, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policise Nr. 4, Tiranë, Drejtoria Rajonale Tiranë.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të një qytetari. Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dhe marrë një shumë prej 20.000 lekësh, në këmbim të mosndëshkimit për një shkelje rrugore.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

AMP mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe çdo shkeljeje të ligjit nga punonjësit e strukturave policore, duke garantuar reagim të vendosur dhe pa kompromis ndaj çdo akti që cenon integritetin e uniformës dhe besimin e publikut te Policia e Shtetit.

09/10/2026

🇦🇱 Kënaqësi të ritakohem, në këtë detyrë të re, me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Michel Tarran. 🤝

E falënderova për mbështetjen e dhënë gjatë kohës kur drejtoja Sistemin Penitenciar, si dhe për gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin tonë në fushën e mbikëqyrjes policore.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shkëmbimi i praktikave më të mira mbeten thelbësore për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e agjendës sonë të përbashkët.

🇬🇧 It was a pleasure to meet once again, in my new capacity, with the Head of the OSCE Presence in Albania, Ambassador Michel Tarran. 🤝

I expressed my gratitude for the support extended during my tenure as Head of the Penitentiary System, as well as for his willingness to continue our cooperation in the field of police oversight.

Sustained cooperation and the exchange of best practices remain essential to strengthening institutional capacities and advancing our shared agenda.



OSCE Presence in Albania
Ministria e Brendshme
Ervin Demo
Agjencia e Mbikeqyrjes Policore
highlight

AMP në Konferencën e 25-të Vjetore Profesionale dhe Asamblenë e Përgjithshme të EPAC/EACNDrejtori i Përgjithshëm i Agjen...
08/10/2026

AMP në Konferencën e 25-të Vjetore Profesionale dhe Asamblenë e Përgjithshme të EPAC/EACN

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Klevis Qose, mori pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore Profesionale dhe Asamblenë e Përgjithshme të rrjeteve EPAC/EACN, të organizuar këtë vit në Budva nga Agjencia e Parandalimit të Korrupsionit e Malit të Zi.

EPAC/EACN është një nga platformat kryesore evropiane të bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve antikorrupsion dhe organeve të mbikëqyrjes policore, duke mundësuar shkëmbimin e praktikave, eksperiencave dhe mekanizmave konkretë në funksion të forcimit të integritetit institucional.

Nën moton “Mbrojtja e Integritetit Publik dhe Interesave Financiare të BE-së – Bashkëpunim Praktik kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit”, konferenca bashkoi përfaqësues të institucioneve homologe nga e gjithë Evropa, si dhe të organizatave ndërkombëtare, përfshirë UNODC, EPPO, OLAF, GRECO, OECD, Eurojust dhe Europol.

Në këtë takim u miratua Deklarata e Budvës, përmes së cilës u riafirmua angazhimi i përbashkët për tolerancë zero ndaj korrupsionit, forcimin e integritetit publik dhe thellimin e bashkëpunimit praktik ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

Prania e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në këtë takim, përmes Drejtorit të Përgjithshëm z. Klevis Qose, përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit me homologët evropianë dhe në shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e mbikëqyrjes, integritetit dhe luftës kundër korrupsionit.

Kjo qasje i shërben rrugëtimit evropian të Shqipërisë, përmes përafrimit të mëtejshëm të standardeve dhe praktikave institucionale me ato të Bashkimit Evropian, si dhe riafirmon rolin e AMP-së si një partner i besueshëm në rrjetet evropiane të integritetit dhe mbikëqyrjes policore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore shpreh mirënjohjen për Agjencinë e Parandalimit të Korrupsionit të Malit të Zi dhe Sekretariatin e EPAC/EACN për mikpritjen dhe organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Address

Rruga “Asim Vokshi”, Nr. 19/1
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Mbikeqyrjes Policore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services