03/11/2026
🇦🇱🇪🇺 TIRANA NË QENDËR TË KOMUNITETIT EVROPIAN TË RADIOGRAFISË!
📅 13-14 Nëntor 2026 | Tiranë, Shqipëri
Me krenari të veçantë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë (UISH) ka nderin të mirëpresë në Tiranë dy ngjarje madhore të Federatës Evropiane të Shoqatave të Teknikëve të Imazherisë (EFRS):
🔹 13 Nëntor - Simpoziumi i Dytë i EFRS
🔹 14 Nëntor - Asambleja e Përgjithshme Vjetore e EFRS (AGM)
🌍 Për herë të parë, Tirana bëhet mikpritëse e këtyre dy aktiviteteve të rëndësishme evropiane, duke bashkuar përfaqësues dhe drejtues të shoqatave profesionale të radiografisë nga e gjithë Evropa.
🇦🇱 Një moment krenarie për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar të teknikëve të imazherisë!
Një mundësi e çmuar për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të promovuar profesionin dhe për të dëshmuar se Shqipëria është pjesë aktive e zhvillimeve profesionale evropiane.
✨ Krenarë që mirëpresim Evropën në Tiranë!