Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Directions Website Contact the organization

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u krijua me VKM 419/ 2018. Monitoron portalet “Mjek & Infermier për Shqipërinë”.

Ka në varësi 4 drejtori rajonale, 36 njësi vendore, 360 qendra shëndetësore dhe spitalet deri në autonomizimin e tyre.

06/11/2026
06/11/2026

💬 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, theksoi se financimet e parashikuara synojnë të orientojnë sistemin shëndetësor drejt një modeli që i jep përparësi cilësisë së shërbimeve, eficiencës dhe rezultateve konkrete për pacientët, me fokus parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit.

📊 Trajnimi njëjavor “Data Visualization, Artificial Intelligence & Power BI”, i zhvilluar në Shkup, Maqedonia e Veriut, ...
04/11/2026

📊 Trajnimi njëjavor “Data Visualization, Artificial Intelligence & Power BI”, i zhvilluar në Shkup, Maqedonia e Veriut, u fokusua në analizën dhe vizualizimin e të dhënave, ndërtimin e raporteve interaktive dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për një vendimmarrje më të informuar.

Në këtë trajnim, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u përfaqësua nga Elis Muço, duke shkëmbyer njohuri dhe përvoja mbi përdorimin e teknologjive bashkëkohore në përmirësimin e proceseve të punës.

💻 Për OSHKSH-në, forcimi i aftësive digjitale mbështet monitorimin e treguesve shëndetësorë, planifikimin e burimeve dhe menaxhimin më efikas të shërbimeve, në funksion të kujdesit më cilësor për qytetarët.

🔴 PUNË TË PREKSHME PËR QYTETARËT!🏥 Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor  vijon angazhimin për një sistem shënd...
31/10/2026

🔴 PUNË TË PREKSHME PËR QYTETARËT!

🏥 Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor vijon angazhimin për një sistem shëndetësor më të aksesueshëm, më cilësor dhe më pranë çdo qytetari.

Nga zgjerimi i kujdesit shëndetësor në banesë, forcimi i shërbimeve në komunitet dhe përmirësimi i infrastrukturës, te investimet në pajisje moderne, burime njerëzore, depistim të hershëm dhe shëndet mendor, çdo hap synon përmirësimin e shërbimeve dhe mirëqenien e qytetarëve.

❤️ Së bashku për një shëndet më të mirë për çdo qytetar!

30/10/2026

🎀 Çfarë duhet të dijë një paciente pas diagnostikimit me kancer të gjirit?

Dr. Besmira Malaj, mjeke onkologe pranë Spitalit Rajonal Durrës, shpjegon se çdo paciente ka rrugëtimin e saj dhe trajtimi përshtatet sipas veçorive të sëmundjes dhe nevojave individuale.

Informimi dhe komunikimi i vazhdueshëm me mjekun e ndihmojnë pacienten të kuptojë trajtimin dhe hapat që e presin.

💗 “Kontrolli është dashuri për veten.”

27/10/2026
🎀 A E DINI SE…? Edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit!🩷 Edhe pse më i rrallë te burrat, kanceri i gjirit kërko...
21/10/2026

🎀 A E DINI SE…? Edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit!

🩷 Edhe pse më i rrallë te burrat, kanceri i gjirit kërkon vëmendje dhe ndërgjegjësim.

🔎 Njohja e shenjave të hershme dhe konsultimi në kohë me mjekun janë të rëndësishme për zbulimin e hershëm të sëmundjes.

🎀 KONTROLLI ËSHTË DASHURI PËR VETEN!

19/10/2026

🎀 Tetori Rozë 2026
Kontrolli është dashuri për veten! 💗

🩺 Njohja e faktorëve të riskut për zhvillimin e kancerit të gjirit është një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit, parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.

👩‍⚕️ Dr. Elona Tola, mjeke onkologe pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 3, Tiranë, na informon mbi faktorët që ndikojnë në rritjen e riskut për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.

💗 Informohu, ndërgjegjësohu dhe mos i neglizho kontrollet e rekomanduara mjekësore. Zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë!

🎀 Kontrolli është dashuri për veten!

Address

Rruga “Marubi”, Laprakë, Tiranë
Tirana
1025

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Shortcuts

Share