International Turkish Hospital

Call Directions Website Contact the organization

International Turkish Hospital International Turkish Hospital

International Turkish Hospital ofron ;
Konsulta specialistike te te gjitha llojeve
Analiza laboratorike te standarteve europiane
Ekografi 3D
Grafi dixhitale
Mamografi digjitale
IVF Fertilizim In Vitro
Histeroskopi
Laparoskopi
Nderhyrje kirurgjikale te te gjitha llojeve
Sherbim urgjence 24/7
Sherbim i famacise

Hekuri është një mineral thelbësor për organizmin, i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës, proteinës përgjegjëse për t...
01/11/2026

Hekuri është një mineral thelbësor për organizmin, i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës, proteinës përgjegjëse për transportin e oksigjenit në gjak.
Mungesa e hekurit shfaqet kur rezervat e tij në organizëm pakësohen dhe mund të zhvillohet gradualisht, edhe përpara se të vërehen ndryshime të hemoglobinës.

Cilat janë shkaqet kryesore?
* Marrja e pamjaftueshme e hekurit përmes ushqimit.
* Humbjet e gjakut, përfshirë menstruacionet e bollshme.
* Përthithja e reduktuar e hekurit në aparatin tretës.
* Rritja e nevojave për hekur gjatë periudhave të caktuara, si shtatzënia.

Si identifikohet mungesa e hekurit?
Vlerësimi laboratorik mund të përfshijë hemogramën, ferritinën dhe analiza të tjera të metabolizmit të hekurit, sipas rekomandimit të mjekut.
Ferritina është një tregues i rëndësishëm i rezervave të hekurit në organizëm. Ulja e saj mund të evidentojë mungesën e hekurit edhe kur niveli i hemoglobinës është ende brenda kufijve normalë.

Interpretimi i rezultateve duhet të bëhet në lidhje me simptomat, gjendjen shëndetësore dhe faktorët individualë të pacientit.
Identifikimi i mungesës së hekurit dhe përcaktimi i shkakut janë thelbësorë për zgjedhjen e trajtimit të përshtatshëm.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Kistet ovariane janë formacione që zhvillohen brenda ose në sipërfaqen e vezoreve. Ato mund të përmbajnë lëng ose materi...
31/10/2026

Kistet ovariane janë formacione që zhvillohen brenda ose në sipërfaqen e vezoreve. Ato mund të përmbajnë lëng ose materiale të tjera dhe në shumicën e rasteve janë beninje.

Cilat janë llojet kryesore?
Kistet funksionale lidhen me procesin normal të ovulacionit dhe shpesh zhduken spontanisht. Ndërkohë, kiste të tjera, si endometriomat dhe kistet dermoide, mund të kërkojnë vlerësim dhe ndjekje të specializuar.

Cilat simptoma mund të shfaqen?
* Dhimbje ose parehati në pjesën e poshtme të barkut.
* Ndjesi presioni ose fryrjeje në zonën e legenit.
* Ndryshime në ciklin menstrual në disa raste.

Shumë kiste ovariane nuk shkaktojnë simptoma dhe identifikohen gjatë kontrolleve rutinë gjinekologjike.

Si diagnostikohen dhe trajtohen?
Ekografia gjinekologjike është një nga ekzaminimet kryesore për vlerësimin e madhësisë, strukturës dhe karakteristikave të kistit.
Jo çdo kist ovarian kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Në varësi të karakteristikave të tij, simptomave dhe gjendjes së pacientes, gjinekologu mund të rekomandojë monitorim periodik ose trajtim të mëtejshëm.

Kontrollet gjinekologjike ndihmojnë në identifikimin dhe ndjekjen e ndryshimeve të shëndetit riprodhues.

—————————————-
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Artriti reumatoid është një sëmundje kronike inflamatore, me natyrë autoimune, që prek kryesisht artikulacionet dhe mund...
30/10/2026

Artriti reumatoid është një sëmundje kronike inflamatore, me natyrë autoimune, që prek kryesisht artikulacionet dhe mund të shkaktojë dëmtime progresive nëse nuk diagnostikohet dhe trajtohet në kohë.

Cilat janë shenjat kryesore?
* Dhimbje dhe ënjtje të artikulacioneve.
* Ngurtësi e artikulacioneve, veçanërisht në mëngjes.
* Ndjeshmëri dhe kufizim i lëvizshmërisë.
* Lodhje e vazhdueshme.

Pse është i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm?
Identifikimi i sëmundjes në fazat fillestare mundëson nisjen në kohë të trajtimit, kontrollin e inflamacionit dhe uljen e rrezikut për dëmtime të pakthyeshme të artikulacioneve.

Diagnostikimi mbështetet në vlerësimin klinik nga reumatologu, ekzaminimet laboratorike dhe, sipas nevojës, ekzaminimet imazherike.

Diagnostikimi i hershëm është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e funksionit të artikulacioneve dhe cilësisë së jetës.

———————————————
ITH, Partneri juaj në shëndet!
Kontakt:
Mob.: +355 69 32 52 303
Email: [email protected]
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa Kuvendit, Tiranë

Sëmundja Renale Kronike (SRK) është një dëmtim gradual i funksionit të veshkave, që shkakton grumbullim toksinash dhe lë...
29/10/2026

Sëmundja Renale Kronike (SRK) është një dëmtim gradual i funksionit të veshkave, që shkakton grumbullim toksinash dhe lëngjesh në organizëm. Shkaqet më të zakonshme janë diabeti, hipertensioni dhe inflamacionet kronike të veshkave.

Simptomat kryesore
Urinim i shpeshtë, sidomos natën, ose urinë me shkumë
Rritje e tensionit dhe ënjtje të këmbëve
Humbje oreksi, rënie në peshë dhe lodhje
Krampe muskulare, nauze, dhimbje kockash

Diagnoza & Trajtimi
Analiza gjaku dhe urine, eko abdominale dhe matja e GFR
Kontroll i mirë i diabetit dhe tensionit të gjakut
Në fazat e avancuara: hemodializë, dializë peritoneale ose transplant

Parandalimi
Kontrolle të rregullta shëndetësore
Ushqyerje e balancuar dhe aktivitet fizik
Ndërprerja e duhanit dhe alkoolit
Shmangia e medikamenteve pa recetë

Kujdesuni për shëndetin e veshkave, parandalimi është hapi më i mirë!

—————————————-
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Krioprezervimi i embrioneve është një metodë e avancuar e mjekësisë riprodhuese, e cila mundëson ngrirjen dhe ruajtjen e...
28/10/2026

Krioprezervimi i embrioneve është një metodë e avancuar e mjekësisë riprodhuese, e cila mundëson ngrirjen dhe ruajtjen e embrioneve të krijuara gjatë procesit të fertilizimit in vitro (IVF), për t’u përdorur në një shtatzëni të ardhshme.

Procedura realizohet përmes teknikës moderne të vitrifikimit, e cila mundëson ngrirjen e shpejtë të embrioneve, duke minimizuar rrezikun e dëmtimit të qelizave. Embrionet ruhen në azot të lëngshëm, në temperaturë rreth −196°C, ku aktiviteti i tyre biologjik praktikisht ndalet.

Për sa kohë mund të ruhen embrionet?

Embrionet mund të ruhen për shumë vite, madje edhe për dekada, duke ruajtur potencialin e tyre për t’u përdorur në të ardhmen.
Falë avancimeve në teknologjinë e riprodhimit të asistuar, shumica e embrioneve me cilësi të mirë i mbijetojnë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes. Megjithatë, suksesi i shtatzënisë ndikohet nga faktorë si mosha e gruas në momentin e marrjes së vezëve, cilësia e embrioneve dhe shëndeti riprodhues.

Krioprezervimi i embrioneve ofron më shumë fleksibilitet në planifikimin e shtatzënisë, duke krijuar mundësinë e përdorimit të embrioneve në të ardhmen, pa qenë gjithmonë e nevojshme përsëritja e plotë e procesit IVF.

—————————————-
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Skolioza është lakim anësor i shtyllës kurrizore, i cili i jep asaj pamjen e gërmës C ose S. Jo gjithmonë shoqërohet me ...
27/10/2026

Skolioza është lakim anësor i shtyllës kurrizore, i cili i jep asaj pamjen e gërmës C ose S. Jo gjithmonë shoqërohet me shenja të dukshme deformimi nga jashtë, por shpesh shfaqet me dhimbje në pjesën torakale dhe lumbale të shtyllës kurrizore, veçanërisht gjatë qëndrimit në këmbë për një kohë të gjatë. Etiologjia e saj është shpesh e panjohur (idiopatike), ndërsa një rol të rëndësishëm mund të luajnë mungesa e aktivitetit fizik dhe qëndrimi jo i rregullt i trupit.

Me përparimin e sëmundjes, dhimbjet e shtyllës kurrizore bëhen më intensive. Deformimi mund të ushtrojë presion mbi nervat e palcës kurrizore, duke shkaktuar dobësi muskulore, mpirje dhe dhimbje në gjymtyrët e poshtme. Në raste të rralla, skolioza mund të çojë në deformime të kraharorit, të cilat mund të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes, lodhje të shpejtë dhe, në raste të rënda, edhe dobësim të funksionit të zemrës.

-----------------------------------
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Rinoplastika nuk është thjesht një ndërhyrje estetike, por një hap drejt harmonisë së tipareve të fytyrës dhe vetëbesimi...
26/10/2026

Rinoplastika nuk është thjesht një ndërhyrje estetike, por një hap drejt harmonisë së tipareve të fytyrës dhe vetëbesimit.

Në International Turkish Hospital, çdo ndërhyrje planifikohet me kujdes, duke respektuar veçantinë dhe dëshirat e çdo pacienti.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Hipoglicemia ndodh kur niveli i glukozës në gjak bie nën 70 mg/dL. Shfaqet më shpesh tek personat me diabet që përdorin ...
25/10/2026

Hipoglicemia ndodh kur niveli i glukozës në gjak bie nën 70 mg/dL. Shfaqet më shpesh tek personat me diabet që përdorin insulinë ose ilaçe të caktuara.

Simptomat kryesore:
* Djersitje e ftohtë dhe dridhje
* Marramendje ose konfuzion
* Zemër që rreh shpejt (palpitacione)
* Urgjencë për të ngrënë
* Në raste të rënda: humbje e vetëdijes

Si të veprohet menjëherë:
* Marrja e 15 g karbohidratesh të shpejta (p.sh. një gotë lëng frutash, një lugë mjaltë, tabletë glukoze)
* Kontrolli i glukozës pas 15 minutash dhe përsëritja e veprimit nëse niveli mbetet i ulët
* Kërkimi i ndihmës mjekësore nëse gjendja nuk përmirësohet

Parandalimi:
* Mos anashkalimi i vakteve
* Marrja e barnave sipas skemës së mjekut
* Matja e rregullt e glukozës, sidomos para aktivitetit fizik apo drejtimit të makinës

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Kirurgjia laparoskopike është një metodë e avancuar që kryhet përmes prerjeve shumë të vogla, duke përdorur kamera dhe i...
24/10/2026

Kirurgjia laparoskopike është një metodë e avancuar që kryhet përmes prerjeve shumë të vogla, duke përdorur kamera dhe instrumente speciale për të realizuar ndërhyrje të sakta dhe minimale.

Avantazhet kryesore për pacientin përfshijnë:
▪️ Më pak dhimbje pas operacionit
▪️ Rikuperim më i shpejtë dhe qëndrim më i shkurtër në spital
▪️ Më pak humbje gjaku dhe komplikacione të reduktuara
▪️ Shenja më të vogla në lëkurë dhe rezultat më estetik
▪️ Rikthim më i shpejtë në aktivitetet e përditshme

Kjo metodë përdoret gjerësisht për sëmundje të barkut, fshikëzës së tëmthit, apandesitin, herniet, si dhe në shumë ndërhyrje gjinekologjike e urologjike.

📞 Për më shumë informacion apo konsultë me një kirurg të specializuar në kirurgjinë minimale invazive, na kontaktoni!

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Spirometria është një test i shpejtë dhe i thjeshtë që përcakton gjendjen e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Proc...
23/10/2026

Spirometria është një test i shpejtë dhe i thjeshtë që përcakton gjendjen e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Procedura zgjat vetëm 5 minuta dhe realizohet me një aparat të quajtur spirometër.

Pse është e rëndësishme?
Ky test ndihmon në diagnostikimin e sëmundjeve kronike të mushkërive si:
Astma
Bronkiti
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK)

Mund të zbulojë probleme të mushkërive edhe para shfaqjes së simptomave të para, duke mundësuar trajtim në kohë.

Kujdesuni për frymëmarrjen tuaj, shëndeti nis me diagnozën e duhur!
📞 Rezervoni tani për një kontroll të detajuar.

—————————————
ITH , Partneri juaj në shëndet!
Kontakt: ⠀⠀⠀
Mob.: +355 69 32 52 303⠀
Email: [email protected]⠀
Adresa: International Turkish Hospital, Bllok, rr.''Donika Kastrioti'', mbrapa Kuvendit, Tiranë

Address

Rruga Donika Kastrioti
Tirana
1001

Telephone

+355693252303

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when International Turkish Hospital posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to International Turkish Hospital:

Shortcuts

Share