SHFMU “Mati Logoreci”

SHFMU “Mati Logoreci”

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU “Mati Logoreci”, Public School, Rr:Astrit Suli, Prizren.

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 01/06/2026

Sot, nxënësit e klasave të pesta patën një ditë të veçantë dhe plot gëzim me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve. Ata vizituan kinemanë Cineplex në Galeria Shopping Mall, ku panë filmin e “Super Mario”.

Atmosfera ishte shumë e bukur dhe plot emocione. Fëmijët qeshën, u argëtuan dhe e shijuan filmin së bashku me shokët dhe shoqet e tyre. Kjo dalje ishte një dhuratë e veçantë për ta, duke e bërë 1 Qershorin edhe më të paharrueshëm.

Bugün, 5. sınıf öğrencileri 1 Haziran Dünya Çocuk Günü vesilesiyle özel ve neşe dolu bir gün geçirdiler. Öğrenciler, Galeria Shopping Mall’da bulunan Cineplex sinemasını ziyaret ederek “Super Mario” filmini izlediler.

Ortam çok güzel ve heyecan doluydu. Çocuklar güldüler, eğlendiler ve filmi arkadaşlarıyla birlikte keyifle izlediler. Bu etkinlik onlar için özel bir hediye oldu ve 1 Haziran’ı daha da unutulmaz kıldı.

Danas su učenici petih razreda, povodom 1. juna – Dana djece, proveli poseban dan ispunjen radošću. Posjetili su kino Cineplex u Galeria Shopping Mallu, gdje su gledali film “Super Mario”.

Atmosfera je bila veoma lijepa i puna emocija. Djeca su se smijala, zabavljala i uživala u filmu zajedno sa svojim drugarima i drugaricama. Ovaj izlazak bio je poseban poklon za njih, čineći 1. juni još nezaboravnijim.

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 01/06/2026

⚽️🎉 Urime 1 Qershori - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! 🎉⚽️

Në kuadër të festimit të 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit, me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, organizoi aktivitete sportive në bashkëpunim me mësimdhënësit e edukatës fizike.

Nën moton “Futbolli për të Gjithë”, vajzat dhe djemtë u argëtuan së bashku përmes lojës së bukur të futbollit, duke krijuar miqësi të reja, momente të paharrueshme dhe duke forcuar dashurinë për sportin më të popullarizuar në botë.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i LRF-së në Prizren, z. Mirsad Çollaku, i cili qëndroi pranë fëmijëve dhe përkrahu nga afër zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Falënderojmë përzemërsisht Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prizrenit që zgjodhi shkollën tonë për realizimin e këtij aktiviteti dhe për donacionin e mjeteve sportive për futboll, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve sportive të nxënësve tanë.

Fëmijët janë e ardhmja jonë, ndërsa futbolli mbetet sporti që na bashkon!

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 22/05/2026

Urime Dita e Shkollës!

Me krenari dhe gëzim shënojmë Ditën e Shkollës sonë, SHFMU “Mati Logoreci” — një ditë e veçantë për nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin tonë shkollor.

Kjo ditë na kujton rëndësinë e dijes, edukimit, përkushtimit dhe bashkëpunimit në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Urime të gjithë nxënësve dhe stafit të shkollës!
Le të vazhdojmë së bashku me suksese të reja, me dashuri për dijen dhe me krenari për shkollën tonë.

Gëzuar Dita e Shkollës!

Okul Günü kutlu olsun!

Bugün, “Mati Logoreci” İOO olarak Okul Günümüzü gurur ve sevinçle kutluyoruz. Bu özel gün; öğrencilerimiz, öğretmenlerimiz, velilerimiz ve tüm okul topluluğumuz için anlamlı bir gündür.

Bu gün bize bilginin, eğitimin, emeğin ve iş birliğinin daha güzel bir geleceğe giden yoldaki önemini hatırlatıyor.

Tüm öğrencilerimizi ve okul personelimizi içtenlikle kutluyoruz! Yeni başarılara birlikte ilerlemeye, bilgi sevgisiyle ve okulumuzla gurur duyarak yolumuza devam edelim.

Okul Günümüz kutlu olsun!

Sretan Dan škole!

S ponosom i radošću obilježavamo Dan naše škole, “Mati Logoreci” — poseban dan za učenike, nastavnike, roditelje i cijelu školsku zajednicu.

Ovaj dan nas podsjeća na važnost znanja, obrazovanja, predanog rada i saradnje na putu ka boljoj budućnosti.

Čestitamo svim učenicima i zaposlenicima škole! Nastavimo zajedno nizati nove uspjehe, s ljubavlju prema znanju i ponosom na našu školu.

Sretan Dan škole!

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 18/05/2026

Me nxënësit e klasës së tretë, në kuadër të aktivitetit të fundvitit, organizuam një piknik në Prevallë, ku kaluam çaste të këndshme dhe të paharrueshme.

Në këtë ditë të bukur, të rrethuar nga natyra, nxënësit tanë luajtën lojëra të ndryshme, biseduan dhe kaluan kohë së bashku me shokët e shoqet e tyre. Duke shijuar ajrin e pastër, gjelbërimin dhe shoqërinë, ata forcuan edhe më shumë lidhjet e miqësisë.

Ky piknik i veçantë, i mbushur me gëzim, bashkëpunim dhe kujtime të bukura, do të mbetet në kujtesën e nxënësve si një nga aktivitetet më të bukura dhe më domethënëse të vitit. SHFMU “Mati Logoreci”

Üçüncü sınıf öğrencilerimizle yıl sonu etkinliği kapsamında Prevalaç’ta düzenlediğimiz kır gezisinde hem eğlenceli hem de unutulmaz anlar yaşadık.

Doğayla iç içe geçen bu güzel günde öğrencilerimiz çeşitli oyunlar oynayarak, arkadaşlarıyla sohbet edip birlikte vakit geçirerek keyifli anlar paylaştılar. Temiz havanın, yeşilin ve arkadaşlığın tadını çıkaran öğrencilerimiz, dostluk bağlarını daha da güçlendirdiler.

Neşe, paylaşım ve güzel anılarla dolu bu özel gezi, öğrencilerimiz için yılın en anlamlı ve güzel etkinliklerinden biri olarak hafızalarda yer etti.

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 13/05/2026

Digjitalizimi i Sistemit të Institucioneve Arsimore në Shkollat e Komunës së Prizrenit

Në kuadër të procesit të digjitalizimit të arsimit në Komunën e Prizrenit, është organizuar trajnim për mësimdhënësit e SHFMU “Mati Logoreci” lidhur me përdorimin dhe implementimin e platformës digjitale në institucionet arsimore.

Ky trajnim synon avancimin e kompetencave digjitale të stafit arsimor dhe përmirësimin e procesit mësimor përmes teknologjisë moderne në edukim. 💻📚

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 08/05/2026

Olimpiada e përbashkët e Gjuhës shqipe

Më datën 17.04.2026, në shkollën tonë u mbajt faza e parë e olimpiadës së përbashkët të Gjuhës shqipe, në të cilën morën pjesë gjithsej 18 nxënës nga klasat e nënta.
Nga këta 18 nxënës, 11 fituan të drejtën të vazhdojnë garën në fazën e dytë, në nivel komunal, që u mbajt më 25.04.2026 në SHFMU “Hysen Rexhepi”, Prizren.
Nga këta 11 nxënës, 7 u renditën në listën fituese për vend të parë, të dytë dhe të tretë.
Ne vend të parë : Diell Gashi me 46 pikë (92% te testit) dhe Leron Bajrami me 43 pikë (86% të testit).
Në vend të dytë: Esra Flugaj 40 pikë (80% te testit), Erona Tërtini 40 pikë (80% e testit), Hanife Seferaj 39 pikë (78% të testit), Enea Ahmetaj 39 pikë (78 %)
Në vend të tretë: Sadije Hebiballari me 36 pikë (72% të testit).

Faza e tretë e garës pritet të mbahet më datë 09.05.2026 në Prishtinë. Në këtë fazë të nivelit shtetëror të garës, shkolla jonë do të përfaqësohet nga nxënësi Diell Gashi.

Të gjithë nxënësve pjesmarrës i falenderojme për punën dhe rezultatet që treguan. Atyre u urojme shume suksese në rrugën e tyre të dijes.
Nxënësit Diell Gash*t i urojmë shume suksese në fazën e tretë të Olimpiadës së përbashkët të Gjuhës shqipe për klasat e nënta.

SHFMU “Mati Logoreci”
Komuna e Prizrenit

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 30/04/2026

Nxënësit e klasave të pesta zhvilluan një aktivitet jashtëshkollor me karakter edukativ dhe rekreativ.

Ata vizituan Shpellën e Gadimës dhe Parkun e Gërmisë, ku patën mundësi të mësojnë dhe të kalojnë kohë të këndshme së bashku.

Vizita u përmbyll në Janjevë, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë për nxënësit.
SHFMU “Mati Logoreci”

Beşinci sınıf öğrencileri, eğitici ve rekreatif nitelikte bir okul dışı etkinlik gerçekleştirdi.

Gadime Mağarası ve Gırmia Parkı’nı ziyaret ederek hem öğrenme hem de birlikte keyifli vakit geçirme fırsatı buldular.

Ziyaret, Yanyeva’da sona erdi ve bu günü öğrenciler için daha da özel kıldı.

Učenici petih razreda realizirali su vannastavnu aktivnost edukativnog i rekreativnog karaktera.

Posjetili su Pećina Gadime i Park Gërmia, gdje su imali priliku učiti i provesti ugodno vrijeme zajedno.

Posjeta je završena u Janjevo, čime je ovaj dan učinjen još posebnijim za učenike.

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 29/04/2026

Vizitë kulturo-sociale

Sot, nxënësit e klasave VII dhe IX të SHFMU “Mati Logoreci” zhvilluan një aktivitet jashtëshkollor me karakter kulturor dhe historik.

Të bashkuar nga të gjitha paralelet, ata patën mundësinë të kalojnë një ditë ndryshe, larg rutinës së përditshme shkollore.

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për relaksim, socializim dhe forcim të bashkëpunimit ndëretnik, duke promovuar vlera të rëndësishme si mirëkuptimi dhe respekti.

Kulturno-socijalna posjeta

Danas su učenici VII i IX razreda OŠ “Mati Logoreci” učestvovali u vannastavnoj aktivnosti kulturno-historijskog karaktera.

Okupljeni iz svih odjeljenja, imali su priliku provesti jedan drugačiji dan, izvan svakodnevne školske rutine.

Ova aktivnost bila je odlična prilika za opuštanje, druženje i jačanje međunacionalne saradnje, promovišući vrijednosti poput razumijevanja i poštovanja.

Kültürel ve Sosyal Gezi

Bugün “Mati Logoreci” okulunun VII ve IX. sınıf öğrencileri, kültürel ve tarihî nitelikte ders dışı bir etkinliğe katıldı.

Tüm sınıflardan bir araya gelen öğrenciler, günlük okul rutininden uzak, farklı ve keyifli bir gün geçirme fırsatı buldu.

Bu etkinlik; dinlenme, sosyalleşme ve etnikler arası iş birliğini güçlendirme açısından önemli bir fırsat sunarken, anlayış ve saygı gibi değerleri de teşvik etti.

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 28/04/2026

23 Nisan Coşkusunu Beykoz’da Gururla Yaşadık 🇽🇰🇹🇷

Gazi Mustafa Kemal Atatürk’ün çocuklara armağan ettiği 23 Nisan Ulusal Egemenlik ve Çocuk Bayramı’nı, “Mati Logoreci” Okulu Türk ve Arnavut öğrencilerinden oluşan halk dansları ekibimizle birlikte Beykoz’da büyük bir gurur, coşku ve anlamla kutladık.

Öğrencilerimizin gözlerindeki ışık, geleceğe olan umudumuzu bir kez daha güçlendirdi. Halk dansları ekibimiz, sadece sahne almakla kalmayıp; Kosova’yı ve Prizren’i en güzel şekilde temsil ederek kültürel zenginliğimizi, dostluğumuzu ve karşılıklı saygımızı başarıyla yansıttı.

Programda sergiledikleri etkileyici performanslarla büyük beğeni toplayan öğrencilerimiz, izleyiciler tarafından ayakta alkışlandı ve bizlere bir kez daha büyük bir gurur yaşattı.

Her bir çocuğumuzun neşesi, bu özel günün ruhunu yüreklerimize taşıdı.

Bu anlamlı organizasyonda emeği geçen; Beykoz Belediyesi Başkan Vekili Özlem Vural Gürzel’e, Belediye Başkan Yardımcısı Burak Karaca’ya, koordinasyon sürecinde bizlerle yakından ilgilenen Dış İlişkiler Sorumlusu Ali Berkay Duran’a, Kültür ve Turizm Müdürü Özel Kalemi Sezer Özçelik’e , ulaşım ekibine teşekkürlerimizi sunarız.

Ayrıca, Beykoz Belediyesi’ne misafir olmamıza vesile olan Prizren Belediyesi Eğitim Müdürü Luljeta Veselaj Gutaj’a ve katkılarından dolayı Prizren Belediyesi Meclis Üyesi Sevilay İgci Hapçi’ye okulumuz adına şükranlarımızı sunarız.

Yarınlarımızın teminatı olan tüm çocuklarımızın bayramını yürekten kutluyoruz.

E përjetuam me krenari dhe gëzim Festën e 23 Prillit në Beykoz 🇽🇰🇹🇷

Festën e 23 Prillit – Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe të Fëmijëve, të dhuruar nga Gazi Mustafa Kemal Atatürk, e festuam në Beykoz me shumë krenari, emocion dhe domethënie së bashku me grupin tonë të valleve popullore, të përbërë nga nxënës turq dhe shqiptarë të SHFMU “Mati Logoreci”.

Drita në sytë e nxënësve tanë na e forcoi edhe një herë shpresën për të ardhmen. Grupi ynë i valleve popullore jo vetëm që performoi në skenë, por përfaqësoi dhe prezantoi Kosovën dhe Prizrenin në mënyrën më të bukur, duke pasqyruar me sukses pasurinë tonë kulturore, miqësinë dhe respektin e ndërsjellë.

Me performancat e tyre mbresëlënëse në program, nxënësit tanë fituan vlerësime të mëdha dhe u duartrokitën në këmbë nga publiku, duke na bërë edhe një herë shumë krenarë.

Gëzimi i secilit fëmijë solli në zemrat tona shpirtin e kësaj dite të veçantë.

Në këtë organizim domethënës, falënderojmë të gjithë ata që kontribuan; Zëvendëskryetaren e Komunës së Beykoz-it, Özlem Vural Gürzel, Nënkryetarin Burak Karaca, përgjegjësin për Marrëdhënie me Jashtë Ali Berkay Duran, përfaqësuesin e Zyrës së Drejtorit për Kulturë dhe Turizëm Sezer Özçelik, si dhe ekipin e transportit për mbështetjen e tyre.

Gjithashtu, falënderojmë Drejtoreshën e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj Gutaj, e cila bëri të mundur që të jemi mysafirë të Komunës së Beykoz-it, si dhe anëtaren e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Sevilay İgci Hapçi, për kontributin e saj.

Urojmë nga zemra festën e të gjithë fëmijëve, që janë e ardhmja jonë.


Komuna e Prizrenit

Photos from SHFMU “Mati Logoreci”'s post 24/04/2026

23 Nisan Kosova Türkleri Milli Bayramı kapsamında, öğrencilerimizin milli ve kültürel değerlerini pekiştirmek, toplumsal bilinçlerini artırmak ve resmi kurumları yakından tanımalarını sağlamak amacıyla Prizren Belediyesi’ne bir ziyaret gerçekleştirilmiştir.

Söz konusu ziyaret, Öğretmenler Derneği’nin katkılarıyla organize edilmiş olup öğrencilerimiz, belediyenin çalışmaları hakkında bilgi edinme fırsatı bulmuşlardır. Ziyaret sırasında Belediye Başkan Yardımcısı, Meclis Başkan Yardımcısı ve Meclis Üyesi tarafından öğrencilerimize yerel yönetimlerin görev ve sorumlulukları hakkında bilgilendirme yapılmış, aynı zamanda bu anlamlı günün önemi üzerine görüşler paylaşılmıştır.

Gerçekleştirilen bu etkinlik, öğrencilerimizin hem tarihsel hem de toplumsal değerleri daha iyi anlamalarına katkı sağlamış, 23 Nisan Kosova Türkleri Milli Bayramı’nın coşkusunu ve anlamını pekiştirmiştir.

Bu tür etkinliklerin öğrencilerimizin gelişimine önemli katkılar sunduğu değerlendirilmektedir.

Në kuadër të 23 Prillit, Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, është realizuar një vizitë në Komunën e Prizrenit me qëllim që nxënësit tanë të forcojnë vlerat kombëtare dhe kulturore, të rrisin ndërgjegjësimin shoqëror dhe të njihen më afër me institucionet zyrtare.

Kjo vizitë është organizuar me kontributin e Shoqatës së Mësuesve dhe nxënësit tanë kanë pasur mundësinë të informohen për punën e komunës. Gjatë vizitës, Nënkryetari i Komunës, Nënkryetari i Kuvendit dhe një Anëtar i Kuvendit kanë informuar nxënësit për detyrat dhe përgjegjësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe kanë ndarë mendime mbi rëndësinë e kësaj dite të veçantë.

Ky aktivitet ka kontribuar në mënyrë të rëndësishme që nxënësit të kuptojnë më mirë vlerat historike dhe shoqërore, duke forcuar gëzimin dhe kuptimin e Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës më 23 Prill.

Vlerësohet se aktivitete të tilla japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e nxënësve.

Want your business to be the top-listed Government Service in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Rr:Astrit Suli
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 07:00 - 18:00
Tuesday 07:00 - 18:00
Wednesday 07:00 - 18:00
Thursday 07:00 - 18:00
Friday 07:00 - 18:00