23/10/2026
📢 NJOFTIM PËR BANORËT E POSTRIBËS
Të nderuar banorë,
Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në transformator, një pjesë e territorit të Postribës do të jetë pa energji elektrike per disa orë.
Grupet e OSHEE Shkodër janë në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e transformatorit, me qëllim rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë situatë dhe ju falënderojmë për durimin!
Njësia Administrative Postribë