Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Directions Website Contact the organization

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Kjo është faqja zyrtare e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

14/11/2026

📍Policia Rrugore e Shkodrës/Monitorim intensiv në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Shkodrës janë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, kryejnë parakalime të gabuara, tejkalojnë normat e shpejtësisë, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo kaskën mbrojtëse, si dhe kryejnë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë dy javëve, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

* 48 masa për parakalime të gabuara;
* 478 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;
* 15 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;
* 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
* 8 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 30 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
* 5 masa për qarkullim me xhama të errësuar;
* 1069 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;
* 311 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet e Policisë Rrugore të Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

13/11/2026

DVP Shkodër

👮🏻‍♂️🚸 Çdo ditë pranë shkollave, për sigurinë e nxënësve!

Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë të pranishëm çdo ditë pranë institucioneve arsimore, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor, veçanërisht në oraret e hyrjes dhe të daljes nga mësimi.

Me vëmendje dhe përkushtim, shërbimet e Policisë ndihmojnë nxënësit të kalojnë rrugën në mënyrë të sigurt dhe orientojnë drejtuesit e automjeteve për të lehtësuar lëvizjen pranë shkollave.

🚗 Apelojmë për të gjithë drejtuesit e automjeteve: ulni shpejtësinë pranë shkollave, respektoni përparësinë e këmbësorëve në vendkalime dhe ndiqni udhëzimet e punonjësve të Policisë.

🤝 Siguria e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët!

DVP Shkodër Finalizohet operacioni i koduar “Zogaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.     I...
13/11/2026

DVP Shkodër

Finalizohet operacioni i koduar “Zogaj”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga autoritetet malazeze, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”. Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në këtë shtet, shtetasi malazez:

-A. S., 52 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe sh*tja e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit.

13/11/2026
Shkodër/Zhvillohen takime me nxënës të shkollave të tjera të qarkut, në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”.Me qël...
12/11/2026

Shkodër/Zhvillohen takime me nxënës të shkollave të tjera të qarkut, në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”.

Me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi evidentimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre, ndihmëspecialistët e Edukimit në Shkolla, në bashkëpunim me stafin pedagogjik, zhvilluan takime me nxënësit e 6 shkollave 9-vjeçare në qytetin e Shkodrës.

Gjatë takimeve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për moshën e adoleshencës, si dhuna në shkollë, bullizmi, bullizmi kibernetik dhe trafikimi.

Përmes bashkëbisedimit dhe informimit, nxënësit u informuan mbi rreziqet që mund t’u kanosen, rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit dhe domosdoshmërinë e kërkimit të ndihmës në çdo rast kur ndihen të kërcënuar apo përballen me situata problematike.

Takime të tilla synojnë krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa dhunë, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë, shkollës, nxënësve dhe komunitetit.

🤝 Siguria e të rinjve është përgjegjësi e përbashkët.





10/11/2026

Address

Levizja E Postribes
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër:

Shortcuts

Share