19/10/2026
🔵 KMSHC në tryezën e rrumbullakët OSBE – OECD/SIGMA
Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Ankesat në fushën e shërbimit civil dhe menaxhimi i burimeve njerëzore”, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OECD/SIGMA.
Në fjalën e saj, Komisionerja theksoi se parandalimi i mosmarrëveshjeve kërkon vendimmarrje të drejtë, të argumentuar dhe në përputhje me ligjin.
Ajo nënvizoi rëndësinë e zbatimit korrekt të rregullave, arsyetimit të vendimeve dhe dëgjimit të nëpunësve, duke vlerësuar ankesat si një mundësi për të identifikuar dhe korrigjuar problematikat e administratës.
🟢 Në këtë kuadër, Komisionerja hodhi për diskutim edhe mundësinë e një shqyrtimi administrativ të specializuar, pa cenuar të drejtën për kontroll gjyqësor, si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për zgjidhjen në kohë të mosmarrëveshjeve.
Në vijim, Drejtoresha e Përgjithshme e Inspektimit dhe Mbikëqyrjes në KMSHC, znj. Arbana Basha, prezantoi problematikat e evidentuara nga veprimtaria mbikëqyrëse dhe mundësitë për përmirësim.
🔵 Në tryezë mori pjesë Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Prodeni; znj. Clarisse Pasztory, Zëvendëskryetare e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri; z. Timo Ligi, Këshilltar i Lartë për Politikat dhe Menaxher për Shqipërinë në OECD/SIGMA; z. Ardian Dvorani, Zëvendëskryetar i Gjykatës Administrative të Apelit; znj. Nora Ilirjani, Drejtoreshë në Departamentin e Administratës Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve publike.