Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Directions Website

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Political Party, Tirana.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është partia e vetme kombëtare shqiptare, e cila në fokus të programit të vetë ka çështjen kombëtare e në veçanti çështjen çame

DEKLARATË PËR SHTYPPartia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet – PDIUKemi veç një Atdhe!Kemi veç një Atdhe dhe përgjegjësia...
16/10/2026

DEKLARATË PËR SHTYP

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet – PDIU

Kemi veç një Atdhe!

Kemi veç një Atdhe dhe përgjegjësia jonë e përbashkët është ta mbrojmë atë nga përçarja, tensionet dhe çdo situatë që cenon paqen sociale e stabilitetin e vendit.

PDIU vlerëson se e drejta e protestës është e shenjtë, por po aq të shenjta janë e drejta e pronës, siguria dhe qetësia publike. Liria ime mbaron aty ku fillon liria jote. Çdo mosmarrëveshje duhet të marrë zgjidhje përmes dialogut dhe mjeteve politike, në respekt të demokracisë dhe ligjit.

Por qetësia nuk mund të jetë qëllim në vetvete pa adresuar shkaqet e pakënaqësisë qytetare. Prandaj, PDIU propozon dy hapa konkretë dhe të domosdoshëm:

1. MIRATIMIN E NJË PAKETE TË POSAÇME MBËSHTETËSE PËR RININË DHE STUDENTËT, me masa konkrete për bursat, kostot e studimit dhe të jetesës, punësimin dhe krijimin e mundësive që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Rinia nuk ka nevojë vetëm për fjalë, por për mbështetje reale dhe perspektivë.

2. MIRATIMIN URGJENT TË LIGJIT PËR REFERENDUMET, si instrument thelbësor i demokracisë së drejtpërdrejtë, që u jep qytetarëve mundësinë të shprehin drejtpërdrejt vullnetin e tyre për çështje me rëndësi kombëtare dhe publike. Demokracia nuk duhet të përfundojë te vota për përfaqësuesit, por duhet t’u garantojë qytetarëve edhe mekanizma realë për të ndikuar në vendimmarrje.

PDIU u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë maturi dhe përgjegjësi, duke vendosur interesin kombëtar mbi çdo interes të ngushtë politik.

Kemi veç një Atdhe! Ta mbrojmë me qetësi, ta forcojmë me demokraci dhe t’u japim të rinjve arsye për të besuar te e ardhmja e Shqipërisë.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)

🇽🇰 Kosova me Presidente të re!Urime akademikes së njohur Justina Shiroka P**a për zgjedhjen në krye të shtetit të Kosovë...
07/10/2026

🇽🇰 Kosova me Presidente të re!

Urime akademikes së njohur Justina Shiroka P**a për zgjedhjen në krye të shtetit të Kosovës!

Një kapitull i ri nis sot në Presidencën e Republikës së Kosovës, pas një momenti të rëndësishëm politik ku liderët treguan pjekuri dhe maturi, duke arritur marrëveshjen e nevojshme për institucionet e vendit.

Interesi i qytetarëve dhe i shtetit qëndron mbi çdo ndarje politike. Dialogu, mirëkuptimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët për çështjet me interes kombëtar janë dëshmi e përgjegjësisë institucionale dhe e pjekurisë demokratike.

Urime Presidentes Justina Shiroka P**a dhe suksese në përgjegjësinë e lartë të përfaqësimit të Republikës së Kosovës!

Kosova ecën përpara, me shtetin e saj, institucionet dhe me një të ardhme të pakthyeshme!

🇽🇰🤝🇦🇱

SHOQATA PATRIOTIKE ÇAMËRIA DEKLARATË PËR SHTYPHistoria e Çamërisë nuk rishkruhet dhe Europa nuk mund të përdoret për të ...
01/10/2026

SHOQATA PATRIOTIKE ÇAMËRIA

DEKLARATË PËR SHTYP

Historia e Çamërisë nuk rishkruhet dhe Europa nuk mund të përdoret për të kërcënuar Shqipërinë!

Shoqata Patriotike Çamëria dënon deklaratat e Presidentit të Republikës së Greqisë në Paramithi dhe në mënyrë të veçantë, përpjekjen e tij për t’u atribuar kolektivisht shqiptarëve të Çamërisë bashkëpunimin me pushtuesit nazistë, duke shkuar deri aty sa këtë version të historisë ta lidhë me rrugën europiane të Shqipërisë.

Akuza kolektive ndaj çamëve myslimanë nuk shndërrohet në të vërtetë historike vetëm sepse përsëritet prej dekadash nga përfaqësues të shtetit grek.

Shqiptarët e Çamërisë nuk kanë qenë kolektivisht bashkëpunëtorë të nazizmit.

Nëse Presidenti i Greqisë pretendon të kundërtën, e ftojmë publikisht:

Të paraqesë dokumentet. Të hapë arkivat. Të paraqesë emrat, faktet dhe përgjegjësitë individuale.

Dhe të pranojë që të njëjtat arkiva të hapen edhe për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Historia nuk shkruhet me deklarata presidenciale. Historia provohet me dokumente.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore pati bashkëpunëtorë të pushtuesve në shumë vende të Europës. Edhe Greqia pati qeveri kolaboracioniste gjatë pushtimit, deri tek qeveria e Ioannis Rallis.

Por ne nuk përdorim Rallis-in dhe bashkëpunëtorët grekë të pushtuesve për të shpallur popullin grek bashkëpunëtor të nazizmit.

Atëherë me çfarë të drejte Presidenti i Greqisë përdor individë të caktuar për t’i vendosur vulën e bashkëpunëtorit një komuniteti të tërë shqiptar?

Një standard për grekët dhe një tjetër për shqiptarët nuk është histori. Është politikë.

ÇAMËT LUFTUAN EDHE ME ARMË KUNDËR FASHIZMIT DHE NAZIZMIT!

Presidenti grek harron një fakt thelbësor: shqiptarët e Çamërisë morën pjesë edhe me armë në rezistencën antifashiste.

Qindra çamë luftuan në formacionet partizane. Batalioni “Çamëria” në Konispol dhe formacionet çame që luftuan në krah të rezistencës së ELAS-it janë pjesë e historisë që nuk mund të fshihet.

Prandaj i drejtojmë Presidentit grek një pyetje të thjeshtë:

Nëse çamët myslimanë ishin kolektivisht bashkëpunëtorë të nazizmit, çfarë ishin atëherë qindra çamët që luftuan me armë kundër fashizmit dhe nazizmit?

Nuk mund të fshihen nga historia vetëm sepse ekzistenca e tyre rrëzon tezën e fajit kolektiv.

HISTORIA E ÇAMËRISË NUK MBARON NË VITIN 1943

Presidenti grek flet për Paramithinë e vitit 1943.

Por hesht për 27 qershorin 1944.

Hesht për masakrat ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Hesht për gratë, fëmijët dhe të moshuarit e vrarë.

Hesht për familjet e dëbuara me dhunë nga shtëpitë dhe trojet e tyre.

Hesht për pronat e lëna pas dhe të konfiskuara.

Hesht për një popullsi historike që, pas operacioneve të forcave të EDES-it të Napoleon Zervës, u detyrua në masën dërrmuese të largohej drejt Shqipërisë.

Pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit: akuza e bashkëpunimit kolektiv është përdorur për të mbuluar dhe justifikuar spastrimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe pasojat e tij.

Nëse Presidenti i Greqisë kërkon “pranimin e saktë të historisë”, atëherë le ta pranojmë të gjithë historinë.

Jo vetëm viktimat greke.
Edhe viktimat shqiptare.

Jo vetëm Paramithinë e vitit 1943.
Edhe Paramithinë e 27 qershorit 1944 dhe atë që pasoi në Çamëri.

EUROPA NUK MUND TË PËRDORET SI KËRCËNIM NDAJ SHQIPËRISË!

Është veçanërisht e papranueshme që Presidenti i Republikës së Greqisë ta lidhë këtë interpretim të historisë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Presidenti grek thotë se Europa u krijua mbi hirin dhe tragjeditë e Luftës së Dytë Botërore.

Jemi dakord, zoti President.

Pikërisht për këtë arsye Europa u ngrit mbi refuzimin e nacionalizmit, fajit kolektiv, dëbimeve të popullsive dhe mohimit të të drejtave themelore.

Europa nuk është pronë e asnjë shteti dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk mund të përdoret si instrument për t’i imponuar Shqipërisë versionin historik të një shteti tjetër.

Dhe përpara se Presidenti grek t’i japë Shqipërisë leksione për Luftën e Dytë Botërore, ekziston një çështje për të cilën duhet të angazhohet vetë:

Ligji i Luftës me Shqipërinë.

Nuk jemi ne që e kemi quajtur me fjalët më të rënda këtë mbetje të së kaluarës.

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias e ka cilësuar:

“Ky është një budallallëk historik, duhet të mbarojë.”

Ndërsa një tjetër ministër i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, deklaronte në Tiranë:

“Nisim procedurat për heqjen e ligjit të luftës.”

Atëherë pyetja jonë për Presidentin e Republikës së Greqisë është e drejtpërdrejtë:

Përpara se t’i kërkoni Shqipërisë të “pranojë historinë” dhe t’i kujtoni asaj rrugën drejt Europës, përse nuk angazhoheni që shteti që përfaqësoni t’i japë fund atij që vetë ish-ministri juaj i Jashtëm e ka quajtur “budallallëk historik”?

Hiqni Ligjin e Luftës me Shqipërinë!

Mbyllni mbetjet e Luftës së Dytë Botërore në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe pastaj le të ulemi si dy vende europiane, të barabarta, pa kërcënime dhe pa kushte të diktuara mbi historinë.

LE TË HAPEN ARKIVAT!

Shoqata Patriotike Çamëria e sfidon hapur tezën e fajit kolektiv ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Le të hapen arkivat.

Arkivat greke dhe shqiptare.

Arkivat gjermane dhe italiane.

Arkivat britanike dhe amerikane.

Le të krijohet një komision historianësh shqiptarë dhe grekë, me pjesëmarrjen e studiuesve të pavarur ndërkombëtarë.

Le të dokumentohet çdo bashkëpunëtor i pushtuesit, me emër dhe mbiemër, pavarësisht nëse ishte shqiptar apo grek.

Le të dokumentohet çdo viktimë.

Le të dokumentohen masakrat.

Le të dokumentohet dëbimi i popullsisë.

Le të dokumentohen pronat e konfiskuara.

Ne nuk kemi frikë nga dokumentet.

INSTITUCIONET E SHQIPËRISË NUK MUND TË HESHTIN!

Shoqata Patriotike Çamëria i kërkon Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Kryeministrit, Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Kuvendit të Shqipërisë të reagojnë institucionalisht ndaj deklaratës së Presidentit të Greqisë.

Shqipëria nuk mund të pranojë që integrimi i saj europian të përdoret si mjet presioni sa herë që ngrihet Çështja Çame.

Ne nuk kërkojmë hakmarrje ndaj Greqisë dhe nuk ushqejmë armiqësi ndaj popullit grek.

Kërkojmë të drejtën.

Kërkojmë respekt për viktimat.

Kërkojmë të drejtën e familjeve të dëbuara.

Kërkojmë trajtimin e pronave të tyre.

Kërkojmë të drejtën për të vizituar lirisht vendlindjet dhe trojet e të parëve.

Kërkojmë që historia të mos përdoret më për të justifikuar padrejtësinë.

Çështja Çame nuk është mbyllur.

Ajo nuk mbyllet duke e mohuar.

Nuk mbyllet duke fajësuar kolektivisht viktimat dhe pasardhësit e tyre.

Dhe nuk mbyllet duke kërcënuar Shqipërinë me integrimin europian.

Presidenti i Greqisë kërkon që Shqipëria të pranojë historinë.

Përgjigjja jonë është: Po, zoti President. Le ta pranojmë historinë. Por të gjithën.

Edhe vitin 1943.

Edhe 27 qershorin 1944.

Edhe viktimat greke.

Edhe viktimat shqiptare.

Edhe bashkëpunëtorët individualë të pushtuesve, cilado qoftë kombësia e tyre.

Edhe përgjegjësit e masakrave dhe dëbimit të shqiptarëve të Çamërisë.

Le të hapen arkivat dhe le të flasin dokumentet.

Historia nuk mund të përdoret si armë kundër së ardhmes. Por as Europa nuk mund të përdoret si armë për t’u imponuar shqiptarëve heshtjen për Çamërinë.

🇦🇱🇽🇰Lamtumirë Flora Brovina, gruaja e qëndresës, që jetën e saj e lidhi me lirinë, dinjitetin dhe kauzat kombëtare.  Mik...
17/09/2026

🇦🇱🇽🇰Lamtumirë Flora Brovina, gruaja e qëndresës, që jetën e saj e lidhi me lirinë, dinjitetin dhe kauzat kombëtare.

Mike dhe mbrojtëse e “Çështjes Çame”, Flora Brovina u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Mjekja, poetja, veprimtarja e palodhur për të drejtat e njeriut dhe një prej figurave të njohura të jetës publike të Kosovës.

Në vitet më të vështira për Kosovën, Flora Brovina nuk qëndroi mënjanë. Ajo u angazhua në ndihmë të grave, fëmijëve dhe popullatës së prekur nga represioni dhe lufta. Në pranverën e vitit 1999 u arrestua nga forcat serbe dhe u dënua me 12 vjet burg. Ajo ishte e burgosur politike dhe veterane e luftës së UÇK-së, duke u kthyer në një nga simbolet e rezistencës qytetare dhe kombëtare të grave të Kosovës.

Pas luftës, angazhimin e saj e vazhdoi në institucionet e Kosovës. Për gjashtë mandate, nga viti 2001 deri në vitin 2019, Flora Brovina ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, duke qenë pjesë e jetës parlamentare të vendit në etapa të rëndësishme të shtetndërtimit.

Por Flora Brovina nuk e kufizoi kurrë kauzën e saj vetëm brenda kufijve të Kosovës. Ajo besonte te çështja kombëtare shqiptare dhe ishte një zë mbështetës edhe për “Çështjen Çame”, duke iu bashkuar aktiviteteve të PDIU-së dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

Në protestën e madhe përpara Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të Rezolutës për Çështjen Çame, Flora Brovina erdhi nga Kosova për të bashkuar zërin e saj me kërkesën për drejtësi.

Ajo deklaroi se ishte aty për të sjellë “zërin e nënave kosovare” dhe për t'i bërë thirrje klasës politike shqiptare që të votonte sa më parë Rezolutën për Çështjen Çame, për të korrigjuar një padrejtësi të madhe historike.

Sepse dhimbjet e shqiptarëve, nga Kosova në Çamëri, janë pjesë e së njëjtës kujtesë kombëtare dhe se drejtësia për një pjesë të kombit nuk mund të jetë e shkëputur nga drejtësia për tjetrën.

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” do ta kujtojnë me mirënjohje mbështetjen dhe zërin e Flora Brovinës për Çështjen Çame dhe për drejtësinë historike që shqiptarët e Çamërisë vazhdojnë të kërkojnë.

U prehsh në paqe, 🙏 Flora Brovina!

Nderim jetës, veprës dhe kontributit tënd për Kosovën dhe kombin shqiptar. 🇦🇱🇽🇰

81 VJET BURG PËR KOMANDANTËT E UÇK-së Vendim i turpshëm nga Haga: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet!Lufta për li...
16/09/2026

81 VJET BURG PËR KOMANDANTËT E UÇK-së
Vendim i turpshëm nga Haga: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet!

Lufta për liri e një populli nuk mund të dënohet dhe as të barazohet historia e viktimës me atë të agresorit.

Gjykata Speciale në Hagë dha sot një vendim të turpshëm që ka shkaktuar reagime të forta në mbarë shqiptarinë, duke dënuar me 81 vjet burg në total katër prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Një vendim i turpshëm, thellësisht fyes ndaj historisë së luftës çlirimtare të Kosovës.

81 vjet burg për katër drejtues të UÇK-së!

Një bilanc dënimesh që ngre pikëpyetje të mëdha për drejtësinë dhe proporcionalitetin, ndërsa rikthen debatin e fortë mbi një gjykatë që kritikët e saj e shohin si të ngritur mbi akuza dhe narrativa të ushqyera prej vitesh edhe nga Beogradi.

Për kundërshtarët e këtij procesi, vendimi i sotëm e bën Hagën të duket më shumë si një gjykatë e narrativës serbe sesa si një institucion që vendos drejtësi të barabartë për tragjedinë e Kosovës.

Por një vendim gjykate nuk mund të rishkruajë historinë.

Kosova nuk ishte agresori. Kosova ishte viktima e represionit, dëbimeve dhe krimeve të forcave serbe, ndërsa UÇK-ja lindi si pjesë e rezistencës së shqiptarëve të Kosovës.

Mund të shkruhen qindra faqe vendime.
Por nuk mund të dënohet lufta për liri e një populli dhe as të barazohet historia e viktimës me atë të agresorit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë pjesë e një historie që nuk filloi në sallat e Hagës.

Ajo histori është shkruar në Prekaz, në masakrat, në shtëpitë e djegura, në kolonat e shqiptarëve të dëbuar dhe në mijëra jetë të humbura gjatë luftës.

81 vjet burg nuk e ndryshojnë dot këtë të vërtetë historike.

Historia e luftës çlirimtare të Kosovës nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve.

̧k

20/07/2026

KONISPOLI DUHET TË MBETET BASHKI ME PA TJETER!

Bashkia Konispol përfaqëson pjesën e mbetur të Çamërisë në territorin shqiptar.

Në kohën e Mbretit Zog, jo më kot kishte statusin e nën prefektyrës së Çamërisë.
Në reformën e vitit 2014 me PDIU-në ja arritëm që të krijohej Bashkia e Konispolit, e cila nuk egzistonte në variantin paraprak të Reformës Teritoriale, madje ishte caktuar qe të shkrihej me Bashkinë minoritare të Finiqit.

U desh ndërhyrja e 5 deputetëve të PDIU që Bashkia e Konispolit të bëhej Bashki.

Ky nuk ishte thjesht , interes i shqiptarëve të Çamërisë, por interes kombëtar i çdo shqiptari dhe forcë politike që GJEOGRAFIA të mbarte HISTORINË.

Bashkia e Konispolit - e Çamërisë ndërpret pretendimet e qarqeve ekstremiste greke për të ashtuquajturën “Vorio – Epir”.

Si e tillë ajo duhet të mbetet;
🇦🇱Bashkia e Çamërisë - Konispol🇦🇱

❤️

09/07/2026

Para 15 vitesh e nisëm "Javën Çame" me moton "I Love Çamëria", sepse besonim se kujtesa mbijeton vetëm kur shoqërohet me dashuri për vendin, historinë dhe njerëzit e tij.

Rrugën tonë e hap gjithmonë e drejta për viktimat e masakrave në Çamëri dhe kujtesa për dhimbjen e një popullsie martire që u përball me gjenocidin, dëbimin, urinë, sëmundjet dhe vuajtjet në rrugën e mërgimit.

Sot, "Java Çame" është shndërruar në një pelegrinazh të kujtesës, që bashkon shqiptarët në fund të çdo qershori për të nderuar ditën e gjenocidit ndaj popullsisë civile martire të Çamërisë.

09/07/2026

Mbledhja dhe dokumentimi i dëshmive ligjore të të mbijetuarve të masakrave në Çamëri ka qenë një tjetër nga punët më të rëndësishme që kemi realizuar ndër vite.

Ne kemi ruajtur prova autentike të marra drejtpërdrejt nga dëshmitarët okularë, të vlefshme edhe në çdo proces të mundshëm gjyqësor ndërkombëtar.

Në këtë minidokumentar janë përfshirë vetëm disa prej këtyre rrëfimeve rrëqethëse, të cilat patëm fatin t'i dokumentonim dhe rregjistronim përpara se shumë prej tyre të ndërronin jetë.

Ato dëshmojnë spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer ndaj popullsisë martire të Çamërisë në vitin 1944 dhe mbeten një provë e çmuar në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë ndërkombëtare.

08/07/2026

Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer, Sarandë janë ngritur si një detyrim njerëzor, kombëtar dhe historik ndaj popullsisë martire çame, e cila u sakrifikua gjatë masakrave dhe spastrimit etnik të vitit 1944.
Aty prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, burra, gra, pleq, plaka dhe fëmijë , që humbën jetën gjatë eksodit tragjik nga trojet e tyre, të dëbuar nga forcat greke të Napolon Zervës.
Më 27 qershor 1944, mijëra shqiptarë të Çamërisë mbërritën në Kllogjer të rraskapitur nga uria, etja dhe vuajtjet e pafundme, ku 2900 prej tyre gjetën vdekjen.
Nga një fushë e braktisur dhe një pllakë e thjeshtë përkujtimore, sot është ngritur një kompleks monumental që ruan kujtesën e tyre dhe përmbush amanetin e brezave.
Varrezat Monumentale të Kllogjerit janë monumenti më i madh përkujtimor i gjenocidit ndaj shqiptarëve në Ballkan dhe monumenti i dytë më i madh memorial në Shqipëri, pas Varrezave të Dëshmorëve të Kombit.
Ne i vendosëm në Altarin e Kombit dhe i bëmë të pavdekshëm, sepse ata dhanë jetën vetëm pse ishin shqiptarë.
Varrezat Monumentale të Kllogjerit, " Trëndafilat e Çamërisë" janë një detyrim njerëzor, kujtesë historike dhe përmbushje e amanetit të tyre.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte i ftuar në emisionin "Odeon" në Kosovë, të drejtuar nga Naim Abazi, ku zhvillo...
06/07/2026

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ishte i ftuar në emisionin "Odeon" në Kosovë, të drejtuar nga Naim Abazi, ku zhvilloi një bisedë të gjerë mbi Javën Çame, 82-vjetorin e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, historinë e kauzës kombëtare dhe angazhimin politik të PDIU-së në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike "Çamëria". Ai vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të vazhdimit të përpjekjeve institucionale për zgjidhjen e Çështjes Çame.

Kryetari i PDIU-së rikujtoi betejat më të rëndësishme të ndërmarra ndër vite, duke nisur nga miratimi i Rezolutës për Çështjen Çame, kërkesa e vazhdueshme për heqjen e "Ligjit të Luftës" me Greqinë, ngritja e varrezave monumentale "Trëndafilat e Çamërisë" në Kllogjer të Sarandës, si dhe këmbëngulja për përfaqësimin e denjë të zonës në reformën territoriale përmes krijimit të Bashkisë së Konispolit. Ai u ndal gjithashtu tek aktivitetet përkujtimore dhe nismat politike që kanë mbajtur të gjallë zërin e shqiptarëve të Çamërisë në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare.

Në përfundim, Shpëtim Idrizi theksoi se kauza çame mbetet një detyrim kombëtar dhe se përpjekjet për njohjen e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë do të vazhdojnë me të njëjtin vendosmëri, deri në vendosjen e drejtësisë, rikthimin e dinjitetit dhe zgjidhjen e plotë të kësaj çështjeje historike.

🎬 Odeon Show – Spektakli më i dashur i mbrëmjes që ju sjell humor, ...

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services