Partia Demokristiane e Shqipërisë

Call Directions Website Contact the organization

Partia Demokristiane e Shqipërisë PDK e identifikon vetveten me vlerat themelore kristiane të lirisë, solidaritetit, humanizmit dhe drejtësisë. Ne besojmë tek martesa dhe vlerat e saj.

Kush jemi ne: PDK e identifikon vetveten me vlerat themelore kristiane të lirisë, solidaritetit, humanizmit dhe drejtësisë. Synimi ynë është një shoqëri demokratike dhe e hapur, në të cilën qytetarët ndajnë midis njëri tjetrit përgjegjësi e të drejta të përbashkëta. Forcimi i familjes dhe institucionit të martesës: PDK beson se forca e shoqërisë dhe shtetit ndodhet tek familja; një familje e arsimuar, në mirëqënie, me tradita dhe vlera morale, me integritet dhe harmoni midis anëtarëve të saj, përbën rrugën më të mirë për një shoqëri demokratike dhe shtet ligjor. Ne duam që shteti të investojë në forcimin e familjes, të ndihmojë me kredi, banim, arsim dhe ndihma sociale. Ne duam që shteti të ndihmojë ciftet e reja me kredi, me sistem liberal taksash dhe punësim. Shqipëri e traditave dhe moderne: Ne duam të krijojmë një shoqëri që respekton traditën pozitive, njeh e pasuron vlerat e cmuara, por njëherësh që krijon shtet, institucione, mentalitet dhe hapësirën e nevojshme për zhvillimin e një shteti modern dhe europian. i kushtojnë rëndësi fushës së kërkimeve, aktivizimit dhe besimit të institucioneve akademike dhe besojmë në një lidhje shumë më të fortë dhe efektive midis kërkimit teknologjik dhe zbatimit të tyre praktik në cdo fushë. Arsim cilësor dhe të hershëm për të gjithë: PDK kerkon standarde arsimimi kombëtare dhe të detyruara për të gjithë, mundësi zgjedhjeje dhe sistem të kombinuar me më shumë autonomi për shkollat. Ne propozojmë ngritjen e sistemit të shtëpive të edukimit, në të cilat janë të bashkuara kopshtet dhe shkollat fillore. Punësim e mirëqënie për të gjithë: Ne duam nxitje të politikave që hapin vende të reja pune, kualifikim për punësim profesional, shtrëngim të ligjit kundër shkarkimeve nga puna dhe një ligj që harmonizon interesat e të drejtat e punëdhëniet e punëmarrësit. Sigurimet shoqërore për të gjitha gjeneratat: PDK dëshiron që cdo qytetar të jetë pjesë e sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe qeveria të përfshijë në mënyrë graduale elemente cmimesh solidare në siguracionin e detyruar shëndetësor dhe siguracionin e kujdesit infermieristik. Ne duam të bëjmë një lidhje të arsyeshme midis periudhës së trajtimit me ndihma sociale me atë të periudhës së pagesës së kontributeve shoqërore. Për një mjedis ku ia vlen të jetosh: PDK dëshiron të një legjislacion të ashpër kundër ndotjes së mjedit, që bën të mundur brenda 10 viteve të ardhshme ulje deri në 30% të sasisë së rrezatimeve dhe gazrave; të promovojë kujdesin ndaj natyrës. Buxhete publike solide = Shqipëri solide: Ne princip, ne duam një politikë të kujdeshme në borxhet e reja publike në cdo nivel; liberalizim të taksave, decentralizim dhe drejtësi në sigurimin dhe shpërndarjen e tyre. Liri dhe siguri për qytetarët: Ne duam të kemi një Forcë të Armatosur, një polici dhe organe të sigurisë të afta, profesionale dhe të mirëpajisura për të përmbushur detyrimet kushtetuese në mbrojtje të vendit, të jetës qytetare, rendit kushtetues, pronës private dhe të pasurisë kombëtare. Shqipëri dhe shqiptarë të integruar: Ne duam të jemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s, të kemi rol aktiv në zgjerimin e frymës dhe vlerave europiane; të marrim dhe ndajmë përgjegjësi për stabibilitetin afatgjatë në rajon; të sigurojmë treg të përbashkët, lëvizje të lirë dhe partneritet të besueshëm dhe efektiv. Ne besojmë në pavarësinë e Kosovës dhe aftësinë e shqiptarëve për të ndjekur rrugën europiane të integrimit dhe vlerave kristian demokrate.

Nje foto se 1 milion fjale!👇
20/10/2026

Nje foto se 1 milion fjale!👇

Qendrimi i Zotit Ndoka, në emer të Partise Demokristiane të Shqipërisë, në tryezen e Koalicionit Opozitar!🇦🇱
03/10/2026

Qendrimi i Zotit Ndoka, në emer të Partise Demokristiane të Shqipërisë, në tryezen e Koalicionit Opozitar!🇦🇱

Nard NdokaTIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka kritikuar Sali Berishën për mënyrën se si opozita ka ndjekur procesin e Reformës Territoriale

Z. Ndoka, në nje rrefim politik!🇦🇱
23/01/2026

Z. Ndoka, në nje rrefim politik!🇦🇱

Në këtë episod të podkastit "Në Radar" për Radar.al, Nard Ndoka rrëfen momentet më të forta të karrierës së tij politike. Nga historia si “i pari kryetar i p...

27/12/2025

Albin Kurti nje atdhetar qe mbron dhe promovon vlerat Demokristiane në Kosove!🙏
Krejt ndryshe nga anadollaket politik në Shqiperi, keto në qeveri sot dhe ato dje!

Address

Rruga Muhamet Gjollesha, Ish-Shtepia Botuese E Librit Shkollor, Kati 4, Tiranë
Tirana

Telephone

+35542254131

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Partia Demokristiane e Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Partia Demokristiane e Shqipërisë:

Shortcuts

Share