TV Prizreni

Call Directions Website

TV Prizreni Faqja zyrtare e TV Prizrenit

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në PrizrenPolicia e Kosovës ka bërë të d...
09/11/2026

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Me këtë rast, zyrtarët e rinj policorë u pritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija, së bashku me stafin komandues.

Pas fillimit të detyrës, 19 zyrtarët e rinj policorë janë shpërndarë në stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përkatësisht në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Lajmi i plotë:
https://tvprizreni.net/19-zyrtare-te-rinj-policore-fillojne-detyren-ne-drejtorine-rajonale-te-policise-ne-prizren

09/11/2026

Gëzim Selmani mposht Reece Heerin në Glasgow, shqiptari shënon fitoren e dytë në BKFC🇦🇱

Gëzim Selmani, i njohur me nofkën “The Albanian Psycho”, ka shënuar fitoren e dytë në karrierën e tij në boksin pa doreza (BKFC), duke mposhtur anglezin Reece Heer në eventin BKFC 96, të mbajtur në Glasgow të Skocisë.

Selmani dominoi duelin, duke e rrëzuar dy herë kundërshtarin, ndërsa fitorja iu dha me vendim unanim të gjyqtarëve, me rezultat identik 50-43 nga të tre gjyqtarët.

Me këtë sukses, Selmani vazhdon të mbetet i pamposhtur në BKFC, me dy fitore në po aq përballje.

Invalidi nga Prizreni kërkon ndihmë financiare për barnaEnver Gjemaili, i lindur më 5 tetor 1966 në Prizren, i cili para...
09/11/2026

Invalidi nga Prizreni kërkon ndihmë financiare për barna

Enver Gjemaili, i lindur më 5 tetor 1966 në Prizren, i cili para disa vitesh, pas një sëmundjeje të rëndë, ka mbetur i paaftë për punë (invalid), ka nevojë për ndihmë financiare për sigurimin e barnave të nevojshme për një ndërhyrje në sy.

Sipas tij, ndërhyrja do të kryhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pa pagesë, ndërsa mjetet financiare i nevojiten vetëm për blerjen e barnave.

Gjemaili u bën apel njerëzve vullnetmirë dhe humanë që ta ndihmojnë, pasi, siç thekson ai, pensioni që merr nuk i mjafton për të përballuar shpenzimet e barnave të nevojshme.

Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë, mund ta kontaktojnë në numrin: 044 246 471

Nr. i llogarisë: BKT: 1911010683021179

07/11/2026

ESNAF forcon lidhjet ekonomike me Turqinë, delegacioni nga Prizreni zhvillon takime në Gaziantep dhe Şanlıurfa

Delegacioni i Shoqatës ESNAF nga Prizreni, i përbërë nga 35 përfaqësues të komunitetit të biznesit, gjatë qëndrimit në Turqi në kuadër të panairit të organizuar nga 5 deri më 7 nëntor, ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues institucionalë dhe organizata të biznesit.

Kryetari i Shoqatës ESNAF, Varis Xhejlani, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fikrim Damka, dhe delegacionin shoqërues, ka zhvilluar takime në Gaziantep dhe Şanlıurfa.

Gjatë vizitës, delegacioni është pritur nga kryetarja e Komunës Metropolitane të Gaziantepit, Fatma Şahin, si dhe nga kryetari i Komunës së Madhe të Şanlıurfas, Mehmet Kasım Gülpınar.

Po ashtu, janë zhvilluar takime me përfaqësuesit e organizatave të biznesit ASKON dhe MÜSİAD në Gaziantep.

Në këto takime është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, krijimin e partneriteteve të reja tregtare, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e iniciativave të përbashkëta në interes të komunitetit të biznesit të të dy vendeve.

Vizita synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi dhe mundësi konkrete për bizneset prizrenase në tregun turk.

Burgeri yt, kudo që je.Zgjedh të preferuarin: American Burger, Classic Burger apo Chicken Crunch.Të presim në pikat e Mi...
07/11/2026

Burgeri yt, kudo që je.

Zgjedh të preferuarin: American Burger, Classic Burger apo Chicken Crunch.

Të presim në pikat e Missini-t në South Park dhe Bazhdarhane.

Tri nxënëse të Studios së Baletit “Passe” shkëlqejnë në garat ndërkombëtare në ShkupTri nxënëse të Studios së Baletit “P...
07/11/2026

Tri nxënëse të Studios së Baletit “Passe” shkëlqejnë në garat ndërkombëtare në Shkup

Tri nxënëse të Studios së Baletit “Passe” kanë arritur rezultate të shkëlqyera në garat ndërkombëtare të vallëzimit, të mbajtura në Operën Nacionale të Shkupit.

Në këtë garë, nxënëset e studios u prezantuan me sukses, duke fituar dy çmime të para dhe një çmim të dytë.

Rezultatet e arritura janë:
- 🥇 Aria Çakalli – Vendi i parë në kategorinë Ballet Solo.
- 🥇 Malëza Krasniqi – Vendi i parë në kategorinë Lyrical Ballet Solo.
- 🥈 Oena Kurtishi – Vendi i dytë në kategorinë Ballet Solo Baby.
Përmes një njoftimi, Studio e Baletit “Passe” ka shprehur krenarinë për sukseset e nxënëseve, duke falënderuar prindërit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Këto çmime përbëjnë një tjetër sukses për studion dhe promovimin e artit të baletit në skenat ndërkombëtare.

“Turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për BE po mbahet në sirtar”, eurodeputeti holandez kritikon bllokimin e procesit...
07/11/2026

“Turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për BE po mbahet në sirtar”, eurodeputeti holandez kritikon bllokimin e procesit

Mosprocedimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka nxitur reagimin e eurodeputetit holandez, Thijs Reuten, i cili e ka cilësuar të pajustifikueshme zvarritjen e procesit.

Lajmi i plotë:👇
https://tvprizreni.net/turp-dhe-skandal-qe-aplikimi-i-kosoves-per-be-po-mbahet-ne-sirtar-eurodeputeti-holandez-kritikon-bllokimin-e-procesit

Zgjohuni pa nxitim, shijoni rehatinë dhe fillojeni ditën me energji të re.Në Hotel Nafron  , çdo mëngjes është një mundë...
07/11/2026

Zgjohuni pa nxitim, shijoni rehatinë dhe fillojeni ditën me energji të re.

Në Hotel Nafron , çdo mëngjes është një mundësi për t’i dhënë vetes pak më shumë qetësi.

31/10/2026

Vëllezërit e Bashkuar drejt certifikimit të agregateve për beton sipas standardeve teknike

Kompania e njohur “Vëllezërit e Bashkuar” ka njoftuar se është në proces të certifikimit të agregateve që përdoren për prodhimin e betonit strukturor, në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat ligjore.

Përmes një njoftimi, kompania ka bërë të ditur se procesi përfshin vlerësimin dhe verifikimin e qëndrueshmërisë së performancës së agregateve, si dhe certifikimin e Kontrollit të Prodhimit në Fabrikë (FPC), sipas sistemit AVCP 2+.

Sipas kompanisë, certifikimi po realizohet nga një trup i pavarur certifikues, ndërsa përfundimi i këtij procesi pritet së shpejti.

Ky proces synon të dëshmojë përmbushjen e kërkesave teknike dhe cilësore për agregatet që përdoren në betonin strukturor.

Address

Prizren
65195

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TV Prizreni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share