Qeveria e Republikës së Kosovës

Directions Website

Qeveria e Republikës së Kosovës Faqja zyrtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Parisit, GrégoireParis, 11 nëntor 2026 Kryeministri i Republikës së Kosovës, A...
10/11/2026

Kryeministri Kurti takohet me kryetarin e Parisit, Grégoire

Paris, 11 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes është takuar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Grégoire për pritjen dhe i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Francës për Republikën e Kosovës.

“Me kryetarin Grégoire, i cili është një nga anëtarët e aleancës evropiane të kryetarëve të bashkive për banim (Mayors for Housing Alliance), biseduam për përvojat dhe mundësitë e ndërveprimit konkret. E njoftova për programin tonë të Banimit të Përballueshëm dhe Social që po zhvillohet, avancon dhe do të zgjerohet, sikurse për projektin e Banimit Social Adekuat që do të shtrihet në 21 komuna gjithandej vendit”, tha kryeministri Kurti.

Tutje kryeministri Kurti ka shtuar se “jemi të interesuar që të forcojmë lidhjet me Parisin nëpërmjet bashkëpunimit praktik që i shërben qytetarëve tanë dhe që bashkon komunitetin kulturor, duke mirëpritur ekspozita, filma, ngjarje letrare e artistë nga kryeqyteti francez. Mërgata dhe profesionistët tanë kulturorë mund të jenë lehtësues të këtyre shkëmbimeve”.

10/11/2026

Forumi i Paqes në Paris

Paneli: “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Presidenti i Senatit të Francës, LarcherParis, 9 nëntor 2026Kryeministri i Republ...
09/11/2026

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Presidenti i Senatit të Francës, Larcher

Paris, 9 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është pritur në Paris nga Presidenti i Senatit të Francës, Gérard Larcher.

Kryeministri Kurti i ka shprehur mirënjohjen z. Larcher për rolin e Republikës së Francës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e Republikës sonë.

"Biseduam për stabilitetin e plotë institucional e politik pas zgjedhjes së presidentes, planet e Qeverisë në këtë mandat të ri, të përqëndruara në infrastrukturën hekurudhore e atë sportive, ndërtimin e digave dhe industrinë e mbrojtjes, por edhe mundësitë konkrete të zgjerimit të bashkëpunimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe", tha kryeministri Kurti.

Krahas angazhimit për reforma posaçërisht në drejtësi, arsim e administratë publike, kryeministri Kurti dhe z. Larcher folën edhe për përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se "Republika e Kosovës është tërësisht e linjëzuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, andaj statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, përveçqë vendime të drejta, do të ishin shtysë për përparim të gjithmbarshëm".

Kryeministri Kurti shtoi se roli mbështetës i Francës për avancimin e Republikës sonë në këtë proces është i rëndësishëm, sikurse në atë të anëtarësimit në NATO, që do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës.

09/11/2026

Kryeministri Kurti takohet me personalitete të Francës që kanë kontribuuar për Kosovën

Paris, 9 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së zyrtare të Forumit të Paqes në Paris, ka takuar personalitete të Francës, që në forma të ndryshme janë të lidhur ose kanë kontribuuar për vendin tonë.

Pjesë e takimit ishin Alain Richard, ish-ministër i Mbrojtjes dhe mbështetës i ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur krimet e luftës dhe spastrimin eknik ndaj shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror i Serbisë më 1999; Gilles Pernet, oficer i ushtrisë dhe ish-administrator i lartë në Departamentin e Çështjeve Strategjike në Ministrinë e Mbrojtjes, bashkautor i librit "Kosovo: récits sur la construction d’un État", me Sébastien Gricourt, mikun e çmuar dhe përkrahësin e madh të Republikës sonë; Véronique Nahoum-Grappe, antropologe dhe studiuese, kërkimet e së cilës janë të përqëndruara te dhuna seksuale në luftra e konflikte, e cila ka qenë e angazhuar për Kosovën që nga vitet e '90-ta dhe është autore e librit, "Kosovo: un drame annoncé". Ajo është e bija e filozofit dhe sociologut të famshëm Edgar Morin; Frédérique Duversin, drejtore e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, përkrahëse e popullit dhe shtetit tonë që nga dekada e fundit të shekullit të kaluar, sikurse promovuese e kulturës e mbështetëse studentëve e artistëve tanë dhe artit e kulturës sonë; Florence Hartmann, gazetare dhe ish-korrespondente e Le Monde, njohëse e drejtësisë ndërkombëtare dhe e Ballkanit Perndimor, këshilltare dhe zëdhënëse e ish-kryepokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë. Autore e disa librave, përfshirë atë "Milosevic, la diagonale du fou".

"Biseduam për përparimin demokratik dhe zhvillimin e qëndrueshëm e të vazhdueshëm ekonomik, për investimet në siguri e në mbrojtje, për aktgjykimin e padrejtë të 16 shtatorit dhe angazhimin për korrigjimin e tij në apel", tha kryeministri Kurti.

Po ashtu, kryeministri Kurti foli edhe për planet në mandatin e ri qeverisës dhe për rolin e rëndësishëm të Francës në rrugën e Republikës së Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Kryeministri Kurti viziton inkubatorin më të madh në botë për startup-e STATION F në ParisParis, 9 nëntor 2026 Kryeminis...
09/11/2026

Kryeministri Kurti viziton inkubatorin më të madh në botë për startup-e STATION F në Paris

Paris, 9 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij në Paris në kuadër të Forumit të Paqes, ka vizituar STATION F, që aktualisht është kampusi dhe inkubatori më i madh në botë për startup-e. Ky kampus ka rreth 34 mijë metra katrorë hapësirë, dhe brenda saj, me më shumë se 700 investitorë, me qasje për më shumë se 9,000 startup-e dhe më shumë se 30 programe.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

https://www.facebook.com/share/r/1GsLc8rhg3/

09/11/2026

1.5 milion euro nga Qeveria Kurti për asfaltimin e rrugëve në Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi të Mitrovicës, ku janë gjithsej 23.4 kilometra rrugë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, e cila merr pjesë me 1.8 milion euro investim.

Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy BurnhamPrishtinë, 8 nëntor 2026Kry...
08/11/2026

Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham

Prishtinë, 8 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Kryeministri Burnham shkroi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë partneritet të kahershëm dhe të ngushtë.

"Jemi krenarë që kemi qenë ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ne mbetemi mbështetës të palëkundur të zhvillimit të vazhdueshëm të Kosovës si shtet sovran, i pavarur dhe shumëetnik, si dhe e vlerësojmë lart bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Evropë", shkroi ai.

Tutje, ai shkroi se Mbretëria e Bashkuar mbetet e palëkundur në përpjekjet e saj për promovimin e stabilitetit rajonal dhe njeh rolin thelbësor të drejtësisë ndërkombëtare, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në arritjen e pajtimit të qëndrueshëm.

"Pres me kënaqësi të punoj me ju për të trajtuar disa nga sfidat më të mëdha të Evropës, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe partneritetin me përfitime të ndërsjella në fushat me interes të përbashkët, nga forcimi i ekonomive tona deri te luftimi i krimit të rëndë të organizuar", përfundoi letrën kryeministri Burnham.

07/11/2026

Edhe një avancim i rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me kancer

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT të mushkrive, përmes akseleratorit linear Elekta Versa HD.

Ky është edhe një hap konkret drejt avancimit të shërbimeve onkologjike në sistemin tonë publik shëndetësor.

Njoftimi i ministrit Vitia:

https://www.facebook.com/share/p/1JWo8Sa3fS/?mibextid=wwXIfr

07/11/2026

Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Prishtinë, 7 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Republikës së Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron.

Gjatë vizitës dhe në margjina të Forumit, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë e përfaqësues shtetesh dhe institucionesh, sikurse me personalitete të shquara të arsimit, akademisë, artit e kulturës.

06/11/2026

Ceremonia e diplomimit e gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës

Address

Ndërtesa E Qeverisë, Sheshi “Nëna Terezë”
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qeveria e Republikës së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share