Komuna Skenderaj

Directions Website

Komuna Skenderaj skenderaj.rks-gov.net

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026, në të cilën mori pjesë ...
30/10/2026

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026, në të cilën mori pjesë Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku së bashku me anëtarët e KKSB-së.
Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u trajtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Diskutim rreth përgatitjeve rreth sezonit dimëror
2. Diskutim rreth çështjeve të sigurisë
3. Diskutim për masat në lidhje me vërshimet eventuale
4. Diskutim rreth çështjes së qenve endacak
5. Diskutim rreth dhunës në familje
6. Të ndryshme

Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi, me fokus në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Skenderajt.

Sot, u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Komunës së Skenderajt, për muajin tetor e udhëhequr nga Kryesuesja ...
30/10/2026

Sot, u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Komunës së Skenderajt, për muajin tetor e udhëhequr nga Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj. Adelina Spahiu-Alija.
Në mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës z.Sami Lushtaku, drejtorët e drejtorive si dhe anëtarët e Kuvendit Komunal.
Mbledhja kishte këtë rend dite:

1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluara;
4. Propozim për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit, Hysni Mehani dhe dhënia e betimit të anëtarit të ri Bahri Zabeli;
5. Raporti financiar i realizimit të buxhetit, janar – shtator 2026;
6. Propozim – Vendim për miratimin e vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës, në shfrytëzim afatgjatë personit juridik, sipas marrëveshjes së negocimit në mes Komunës së Skenderajt dhe G3 OIL SH.P.K me numër të protokollit 02-463/01-0042401/26 të datës; 12.10.2026;
7. Propozim – Vendim për miratimin e raportit përfundimtar Nr. 09-052/01-0042876/26 i datës; 16.10.2026, për vlerësimin e dëmeve si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera për muajin Korrik 2026, dëme të shkaktuara në bujqësi dhe ekonomi familjare në territorin e Komunës së Skenderajt;
8. Pyetjet e këshilltareve nën piken të ndryshme.

Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Arbnor Çitaku, dhe drejtorin e Gje...
23/10/2026

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Arbnor Çitaku, dhe drejtorin e Gjeodezisë, Granit Musliu, kanë përcjellë nga afër fillimin e punimeve për rregullimin e rrugës që lidh rrugën “28 Nëntori” me rrugën “Fadil Rrustemi”, në dalje te Parku “Idriz Rrecaj”.

Ky segment rrugor ka rëndësi të veçantë për qarkullimin në qytet, duke mundësuar lehtësimin e trafikut, përmirësimin e qasjes dhe krijimin e një lidhjeje më funksionale ndërmjet pjesëve të qytetit.

Përmes këtyre investimeve, po vazhdohet angazhimi i kryetarit Lushtaku për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët e Skenderajt.

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Komunës së Skenderajt, u shënua pensionimi i znj. Zejnije Selmani, Zyrtare ...
23/10/2026

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Komunës së Skenderajt, u shënua pensionimi i znj. Zejnije Selmani, Zyrtare e Bibliotekes, në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit znj. Adelina Spahiu-Alija, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Kosovare Ahmeti, drejtorë tjerë komunal, zyrtarë komunalë, bashkëpunëtorë dhe familjarë.

Me këtë rast, drejtoresha Kosovare Ahmeti vlerësoi lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar të znj. Zejnije Selmanit ndër vite, duke theksuar se puna dhe angazhimi i saj kanë qenë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe një shembull i përgjegjësisë institucionale.

Të pranishmit i uruan znj. Zejnije shëndet, mbarësi dhe një pensionim të qetë, duke e falënderuar për kontributin e saj të vyer ndër vite.

Dje, në Rezallë, u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil Ahmeti, i cili u flijua për lirinë e Kosovës në mos...
23/10/2026

Dje, në Rezallë, u zhvillua ceremonia e rivarrimit të martirit Fadil Ahmeti, i cili u flijua për lirinë e Kosovës në moshën 23-vjeçare.

Në ceremoninë e rivarrimit morën pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kosovare Ahmeti, të cilët nderuan figurën dhe sakrificën e martirit Fadil Ahmeti, i cili tashmë do të prehet në tokën e tij, pranë dëshmorëve dhe martirëve të Rezallës.

Lavdi e përjetshme martirit Fadil Ahmeti dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë!

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Skenderajt, e udhëhequr nga kryes...
22/10/2026

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të Komunës së Skenderajt, e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj. Adelina Spahiu-Alija.

Në mbledhje morën pjesë drejtorët komunalë, si dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në këtë mbledhje u shqyrtua ky rend dite:

1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
4. Raporti financiar i realizimit të buxhetit për periudhën janar–shtator 2026;
5. Propozim-Vendim për miratimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës personit juridik, sipas marrëveshjes së negocimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe G3 OIL SH.P.K., me numër protokolli 02-463/01-0042401/26, të datës 12.10.2026;
6. Të ndryshme.

Pikë shtesë: Propozim-Vendim për miratimin e raportit përfundimtar të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore të muajit korrik 2026.

Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë pikën shtesë, u rekomanduan për shqyrtim në Kuvendin e Komunal.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Skenderajt organizoi aktivitetin sportiv të volejbollit, duke bashkua...
21/10/2026

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Skenderajt organizoi aktivitetin sportiv të volejbollit, duke bashkuar gratë e institucioneve të komunës në një aktivitet që solli energji, bashkëpunim dhe një mesazh të rëndësishëm për shëndetin e gruas.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Tetorit Rozë, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit dhe parandalimit të kancerit të gjirit, duke dëshmuar se sporti është më shumë se garë: është bashkim, solidaritet dhe përkrahje për një kauzë.

Përmes kësaj nisme, u synua të përcillet mesazhi se kujdesi për shëndetin duhet të jetë pjesë e përditshmërisë sonë dhe se çdo grua meriton vëmendje, mbështetje dhe inkurajim.

Falënderojmë të gjitha pjesëmarrëset për energjinë, përkushtimin dhe frymën sportive, si dhe të gjitha institucionet që iu bashkuan këtij aktiviteti.

Bashkë për shëndetin, bashkë për njëra-tjetrën!

Në ambientet e Komunës së Skenderajt u shënua pensionimi i z. Lulzim Fazliu, zyrtar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa...
20/10/2026

Në ambientet e Komunës së Skenderajt u shënua pensionimi i z. Lulzim Fazliu, zyrtar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, pas një karriere të gjatë dhe një kontributi të çmuar në shërbim të institucionit dhe qytetarëve.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Shahin Tahiri, si dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal, bashkëpunëtorë dhe kolegë të z. Fazliu.

Me këtë rast, u vlerësuan lart përkushtimi, profesionalizmi dhe angazhimi i tij ndër vite, duke theksuar rëndësinë e kontributit të dhënë në kuadër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe në shërbim të Komunës së Skenderajt.

Me rastin e pensionimit, z. Lulzim Fazliu i urojmë shëndet të mirë, mbarësi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës, duke e falënderuar sinqerisht për punën dhe kontributin e tij ndër vite.

KOMUNA E SKENDERAJT I BASHKOHET FUSHATËS VETËDIJESUESE PËR PARANDALIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZMë 18 tetor 2026, nis fush...
20/10/2026

KOMUNA E SKENDERAJT I BASHKOHET FUSHATËS VETËDIJESUESE PËR PARANDALIMIN E TRAFIKIMIT ME NJERËZ

Më 18 tetor 2026, nis fushata vetëdijesuese për parandalimin e trafikimit me njerëz, e cila do të zgjasë një muaj dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për këtë dukuri dhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Komuna e Skenderajt, përmes angazhimit të saj institucional, i bashkohet kësaj fushate me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve, me theks të veçantë te mbrojtja e fëmijëve dhe grupeve të cenueshme nga rreziku i trafikimit.

Mesazhi i fushatës së këtij viti është:

“TRAFIKIMI PREK TË GJITHË! TA MBROJMË VETEN DHE FËMIJËT TANË!”

Ndërsa slogani i fushatës është: “MOS HESHT!”

Përmes kësaj fushate, synohet të inkurajohen qytetarët që të jenë të informuar, të kujdesshëm dhe të raportojnë rastet e dyshuara të trafikimit me njerëz, duke kontribuar kështu në parandalimin e kësaj dukurie dhe në mbrojtjen e viktimave të mundshme.

Trafikimi me njerëz është përgjegjësi e përbashkët. Të mos heshtim përballë tij!

Nën organizimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u mbajt marshi sensibilizues në kuadër të Muajit të...
19/10/2026

Nën organizimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u mbajt marshi sensibilizues në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, me qëllim të promovimit të rëndësisë së ekzaminimeve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari, z. Fadil Nura, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Adelina Spahiu-Alija, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Hasan Hoti, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, staf mjekësor, mësimdhënës, nxënës dhe qytetarë të shumtë.

Përmes këtij marshi u përcoll mesazhi i rëndësishëm se kujdesi për shëndetin dhe ekzaminimet me kohë mund të shpëtojnë jetë. Njëkohësisht, u shpreh solidariteti dhe mbështetja për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve sensibilizuese që promovojnë shëndetin publik dhe rrisin vetëdijesimin qytetar për rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor.

🎀 Ekzaminohu me kohë, sepse jeta është e çmuar!

Address

Rr. 28 Nëntori
Skenderaj
41000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna Skenderaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services