Shkëlqim Hajdari

Directions

Shkëlqim Hajdari Prefekt i Qarkut Tiranë

Lamtumirë Akademik, Profesori jonë i nderuar, Luan Bahri Omari!Sot,si Prefekt i Qarkut Tiranë, së bashku me n/ Kryetarin...
30/10/2026

Lamtumirë Akademik, Profesori jonë i nderuar, Luan Bahri Omari!

Sot,si Prefekt i Qarkut Tiranë, së bashku me n/ Kryetarin e Bashkisë Tiranë Z. Sadi Vorpsi, përcollëm me nderim figurën e shquar, akademikun Luan Omari.
Mora pjesë në ceremoninë mortore, të organizuar nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej pjesmarresve aktive të luftës Antifashiste Nacional- Çlirimare dhe një figurë ikonike e së drejtës kushtetuese në shqipëri.
Kontributi i tij i vyer në shkencë, jurisprudencë dhe jetën akademike, do të mbetet pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe një vlerë e çmuar për brezat që vijnë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit akademik.
Mirënjohje dhe respekt të përjetshëm për veprën e tij. I paharruar qoftë kujtimi🇦🇱!

Masa mbrojtëse për parandalimin e përmbytjeve gjatë dimrit!Dje, mblodha Komisionin e Mbrojtjes Civile te Qarkut ,në kuad...
21/10/2026

Masa mbrojtëse për parandalimin e përmbytjeve gjatë dimrit!

Dje, mblodha Komisionin e Mbrojtjes Civile te Qarkut ,në kuadër të përgatitjeve për sezonin vjeshtë–dimër 2025–2026, me fokus forcimin e masave parandaluese dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përgjegjëse.
Gjatë takimit u diskutua gjendja e digave dhe rezervuarëve dhe ujembledhësve në territorin e Qarkut Tiranë, problematikat e evidentuara dhe nevoja për ndërhyrje teknike, mirëmbajtje dhe rehabilitim të infrastrukturës së amortizuar.
Vëmendje e veçantë iu kushtua monitorimit të niveleve të ujit, funksionimit të shkarkuesve, parandalimit të përmbytjeve dhe identifikimit në kohë të situatave me potencial rreziku për komunitetet dhe pronën.

Gjithashtu, u analizua situata e permbylljes se zjarreve të veres, ku u vleresia puna e zjarrfikesve dhe forcave te tjera operacionale.

Theksova, se menjehere do behet verifikimi ne teren i gjendjes teknike te gjithë rezervuarvë të qarkut, në kuadër të
bashkërendimit ndërinstitucional, shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe përditësimit të planeve të reagimit ndaj emergjencave civile.

Në përfundim, strukturave dhe institucioneve përgjegjëse iu kërkua të marrin masat përkatëse, të garantojnë gatishmërinë operacionale dhe të forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin efektiv të situatave emergjente.

Parandalimi, koordinimi institucional dhe reagimi në kohë mbeten elementë thelbësorë për mbrojtjen e jetës, shëndetit të qytetarëve dhe pronës.

Deklaratë e Ambasadës së USA, në Tiranë🇦🇱🤝🇺🇸!Faleminderit🖐️!
16/10/2026

Deklaratë e Ambasadës së USA, në Tiranë🇦🇱🤝🇺🇸!
Faleminderit🖐️!

09/10/2026

Vallja e” Osman Takës”, na bën krenar për Çamërinë❤️🇦🇱!

“Adem Shehi”, Komandanti Tiranas i UÇK!Mbrëmë në bashkëpunim me Shoqatën Tirana, Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” dhe...
09/10/2026

“Adem Shehi”, Komandanti Tiranas i UÇK!

Mbrëmë në bashkëpunim me Shoqatën Tirana, Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” dhe shoqata të tjera patriotike, u zhvillua shfaqja e dokumentarit “Në shërbim të betimit – Adem Shehi”, në nderim të kontributit të Komandant Tiranas Adem Shehi, në luftën çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën time, vlerësova aktin e tij fisnik, guximin dhe përkushtimin ndaj kombit, në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë. Si shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për vlerat e tij atdhetare e njerëzore, pata kënaqësinë t’i akordoj Adem Shehit titullin “Fisnikëria Tiranase”, si dhe t’ia dorëzoj këtë vlerësim në emër të Shoqatës Tirana, së bashku me kryetarin e saj, Ruzhdi Keçi.

Adem Shehi dëshmoi se atdhedashuria nuk njeh kufij dhe se, në çastet vendimtare të historisë, detyra ndaj kombit qëndron mbi gjithçka.

Nderim për Adem Shehin dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës dhe na bënë krenar! 🇦🇱🇽🇰

Ngjarje e madhe për Kosovën dhe Kombin Shqiptar🇦🇱!Rroftë UÇK,” Liri për çlirimtarët”❤️!Kosova kalon ligjin per Dhomat e ...
06/10/2026

Ngjarje e madhe për Kosovën dhe Kombin Shqiptar🇦🇱!
Rroftë UÇK,” Liri për çlirimtarët”❤️!

Kosova kalon ligjin per Dhomat e Specializuara te Gjykatës së Kosovës dhe zgjedh Presidente Akademiken Justina Shiroka( Pula)🤝!

Në Hamburg për mort…! Viktor Kaza!Zoti të dhëntë xhenetin shoku im i fëmijërisë, që mu bëre vlla në këtë jetë☝🏻!
05/10/2026

Në Hamburg për mort…!
Viktor Kaza!
Zoti të dhëntë xhenetin shoku im i fëmijërisë, që mu bëre vlla në këtë jetë☝🏻!

05/10/2026

Prefektura e Qarkut Tirane” Medalje të Mirënjohjes”, në Itali🇦🇱🇮🇹!

Në emër të Prefektit të Qarkut Tiranë, Fatos Veliu, Shef i Sektorit të Emergjencave Civile, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të 40-vjetorit të Forcave Vullnetare të Emergjencave Civile të Bashkisë Porto Sant’Elpidio, në Rajonin Marche, Itali.

Një strukturë me një përvojë 40-vjeçare, e mirëorganizuar dhe e pajisur me kapacitete të dedikuara për përballimin e situatave emergjente dhe mbështetjen e komunitetit.

🏅 “Medalja e Mirënjohjes”, akorduar Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, ishte një vlerësim i veçantë dhe një dëshmi e marrëdhënieve të konsoliduara të bashkëpunimit.

Përvoja dhe solidariteti i ndërsjellë në përballimin e situatave të vështira, si tërmeti dhe pandemia, përbëjnë një bazë të rëndësishme për vijimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes strukturave tona të emergjencave civile.

Bashkëpunim, koordinim dhe solidaritet për një reagim sa më efektiv në mbrojtje të qytetarëve.

Dekorime nga Shoqata Tirana” Nderi i Kombit”🇦🇱!Dje pata nderin, si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe Kryetar i Asamblesë së Sh...
04/10/2026

Dekorime nga Shoqata Tirana” Nderi i Kombit”🇦🇱!

Dje pata nderin, si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe Kryetar i Asamblesë së Shoqatës “Tirana”, të merrja pjesë në ndarjen e 6 dekoratave “Fisnikëria Tiranase”, akorduar nga Komiteti Drejtues i Shoqatës, për personalitete të shquara të kulturës, artit, shkencës, arsimit dhe bamirësisë së Tiranës.

Këto dekorata, janë një shprehje mirënjohjeje dhe respekti për njerëz që, me punën, përkushtimin dhe vlerat e tyre, kanë kontribuar në pasurimin e jetës sonë shoqërore dhe në nderimin e emrit të Tiranës.

Të vlerësosh njerëzit që kanë dhënë nga vetja për të mirën e përbashkët do të thotë të nderosh vlerat, kujtesën dhe shpirtin e qytetit tonë.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë të nderuarit. Uroj që shembulli i tyre të mbetet frymëzim për brezat që vijnë🇦🇱!

Selim Çelmeta, Sherifi në ShBA, që na bën krenar🇺🇸🇦🇱!Kënaqësi të takoja në Kaliforni mikun tim Selim Çelmeta, ish kampio...
03/10/2026

Selim Çelmeta, Sherifi në ShBA, që na bën krenar🇺🇸🇦🇱!

Kënaqësi të takoja në Kaliforni mikun tim Selim Çelmeta, ish kampionin e çiklizmit në Shqipëri dhe Sherifin që mban gradën më të lartë, ndër gjithë shqiptarët që punojne në këto agjensi ligjzbatuese elitë në ShBA.
Krenarë për këtë djalë Tirone, që nderon familjen e madhe patriotike Çelmeta, shokët e miqtë e tij të shumtë dhe Atdheun e tij🇺🇸🤝🇦🇱!

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkëlqim Hajdari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share