Gazeta Diaspora Shqiptare

Directions Website Contact the organization

Gazeta Diaspora Shqiptare Faleminderit që jeni pjesë e komunitetit tonë!

🌍 Gazeta “Diaspora Shqiptare” 🗞️ është burimi juaj kryesor për lajme nga dhe për Diasporen shqiptare.
📚 Na ndiqni për lajmet më të fundit dhe ndani me ne dashurinë për kulturën shqiptare.

“Mësues për Italinë”, Qeveria premton 25 milion lek buxhet për 50 mësues -  Nga Yllka LezoNjë premtim i mbajtur ndaj dia...
02/11/2026

“Mësues për Italinë”, Qeveria premton 25 milion lek buxhet për 50 mësues - Nga Yllka Lezo

Një premtim i mbajtur ndaj diasporës apo një lëvizje politike për t’u treguar shqiptarëve në Itali se qeveria nuk i ka harruar, edhe në mandatin e katërt i cili zien mes protestave, skandaleve dhe dosjeve të funksionarëve të lartë në zyrat e SPAK?

Më 2 nëntor 2026, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027, ministri Ferit Hoxha njoftoi zgjerimin e programit “Mësues për Greqinë” edhe në Itali. Sipas të dhënave të bëra publike për këtë nismë, parashikohen 25 milionë lekë dhe mbështetja e 50 mësuesve.

Sigurisht që ky është një lajm pozitiv. Italia është një nga vendet me komunitetin më të madh shqiptar në Evropë dhe nevoja për mësimin e gjuhës shqipe është e konsiderueshme. Për shumë familje shqiptare, ruajtja e gjuhës së origjinës është një shqetësim i përditshëm, ndërsa mësuesit që kanë mbajtur gjallë shkollat shqipe kanë bërë një punë që shteti shqiptar për dekada nuk e ka mbështetur financiarisht.

Por pikërisht këtu duhët ngritur një pyetje thelbësore: A është ky program një politikë serioze arsimore për diasporën apo thjesht një skemë e kufizuar financimi, e cila nuk zgjidh problemet e vjetra të mësimit të gjuhës shqipe?

25 milionë lekë për 50 mësues: sa është realisht mbështetja?

Ministri Hoxha e prezantoi nismën si vazhdim të modelit të zbatuar në Greqi, duke e cilësuar atë një përvojë të suksesshme.

Sipas deklaratës së tij, “shteti shqiptar paguan mësues të certifikuar, të cilët zhvillojnë mësim në shkolla dhe ushtrojnë profesionin e tyre kundrejt një pagese mujore”.

Por (ndoshta sepse “Mësues për Italinë” ishte nje pjesë e vogël e prezantimit të projektbuxhetit të MPEJ!!! ) ministri nuk përmendi një bilanc konkret të programit në Greqi: sa mësues janë financuar, sa nxënës kanë përfituar, sa shkolla janë përfshirë, sa është rritur numri i fëmijëve që ndjekin mësimin dhe cilat janë rezultatet e matshme të kësaj nisme.

Të thuash se një program ka rezultuar i suksesshëm nuk është e njëjta gjë me të paraqitur një vlerësim të dokumentuar të rezultateve të tij.

Sipas modelit të zbatuar në Greqi, mësuesit përfitojnë rreth 340 euro në muaj për dy orë mësimi në javë, me kohëzgjatje 60 minuta për orë. Kontrata parashikohet për nëntë muaj dhe pagesat realizohen përmes ambasadës shqiptare, e cila ndjek dhe monitoron zbatimin e programit.

Nëse i njëjti model do të zbatohet në Itali, atëherë lind një tjetër pyetje: si është përllogaritur fondi prej 25 milionë lekësh?

Nëse 50 mësues do të paguhen me 340 euro në muaj për nëntë muaj, fondi i përgjithshëm i pagesave do të ishte 153 mijë euro, pa përfshirë ndonjë shpenzim tjetër. Kjo shumë duhet krahasuar me fondin e deklaruar prej 25 milionë lekësh (përafërsisht 275 mijë euro) dhe të shoqërohet me një pasqyrë të qartë financiare.

Ministria duhet të bëjë publike ndarjen e buxhetit: sa shkon për pagesat e mësuesve, sa për administrimin, sa për monitorimin dhe nëse ka fonde të tjera të parashikuara për programin.

Transparenca nuk është një kërkesë e tepruar. Bëhet fjalë për para publike dhe për një program që synon të mbrojë një interes kombëtar.

Lexo shkrimin e plotë në link në koment 👇

Katër shqiptarë në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA Katër kandidatë me origjinë shqiptare janë pjesë e garës polit...
01/11/2026

Katër shqiptarë në garë në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA

Katër kandidatë me origjinë shqiptare janë pjesë e garës politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të njohura ndrysshe si Midterm Elections, që do të zhvillohen më 3 nëntor 2026.

Diamant Hysenaj, Peter Lumaj, Shpëtim (Tim) Qorraj dhe Joe Hoxha synojnë të marrin ose të ruajnë poste në institucionet përfaqësuese amerikane, duke garuar për pozicione të ndryshme në nivel federal dhe shtetëror.

Kandidatët kanë histori të ndryshme emigrimi dhe angazhimi në jetën publike amerikane. Dy prej tyre kanë lindur në Kosovë dhe dy në Shqipëri. Përfaqësojnë të dyja partitë kryesore amerikane, Republikane dhe Demokrate, ndërsa kandidaturat e tyre janë pasqyruar edhe në mediat lokale amerikane.

Lexo shkrimin e plotë për secilin kandidat në link në koment 👇

Tajlanda rivendos vizat turistike për Shqipërinë dhe Kosovën - Nga Edison Myrteza“Shtetasit shqiptarë dhe atë të kosovës...
01/11/2026

Tajlanda rivendos vizat turistike për Shqipërinë dhe Kosovën - Nga
Edison Myrteza

“Shtetasit shqiptarë dhe atë të kosovës, mbajtës të pasaportës së zakonshme, që prej 15 shtatorit, nuk do të mund të udhëtojnë më drejt Tajlandës, pa patur vizën turistike më parë në pasaportë”. Ky është vendimi më i fundit të cilin qeveria e mbretërisë së Tajlandës e ka publikuar para pak kohësh.

Shqipëria dhe Kosova, renditen ndër vendet e para të listës së 21 vendeve, nga ku hiqet e drejta për të dyja vendet shqiptare ashtu si edhe për 20 vende të tjera, për të hyrë në territorin e vendit të diellit dhe plazhit pa vizë turistike”. Vendimi ka hyrë në fuqi që prej datës 15 shtator dhe nuk dihet nëse është i përkohshëm ose përfundimtar.

Sipas një informacioni zyrtar nga diplomacia shqiptare në Pekin, thuhet se “vendimi për rivendosjen e sistemit të vizave turistike ndaj shtetase shqiptarë dhe atyre të kosovës, është bërë pa u dhënë asnjë informacion zyrtar në kohën e duhur nga pala tajlandeze.
Nuk është njoftuar zyrtarisht paraprakisht por edhe atë ditë jo vetëm Ambasada Shqiptar në Pekin, por as vetë Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Vendimi përfundimtar nga ana e qeverisë së mbretërise tajlandeze, ka ardhur zyrtarisht gati një javë e ca pasi ishte miratuar dhe publikuar nga qeveria tajlandeze, gjë e cila është në kundërshtim me normat ndërkombëtare diplomatike”.

Lexo shkrimin e plotë në linkun në koment 👇

Në Shtëpinë e Bardhë – Atje ku historia flet dhe kujtesa bëhet krenari - Nga Kozeta Zylo Sot vizituam Shtëpine e Bardhë ...
01/11/2026

Në Shtëpinë e Bardhë – Atje ku historia flet dhe kujtesa bëhet krenari - Nga Kozeta Zylo

Sot vizituam Shtëpine e Bardhë (White House), në Washington, D.C., zemra simbolike e demokracisë amerikane dhe boterore.

Vizita jonë, e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me president Adi Memeti ishte një përjetim i rrallë, sa historik aq edhe emocional. Ecëm me emocion nëpër mjedise elegante, aristokrate ku kanë lënë gjurmët e tyre presidentë, zonja të para, diplomatë dhe personalitete të shumta që kanë shkruar kapitujt e historisë së Shteteve të Bashkuara.

Vizituam Green Room, Red Room dhe Blue Room – tri salla me ngjyra të ndryshme, por me një histori të përbashkët, që ruajnë elegancën, artin dhe kujtimet e shumë brezave presidencialë. Në Green Room ndien frymën e pritjeve historike, në Red Room hijeshinë e traditës, ndërsa Blue Room, me formën e saj ovale, mbart kujtime të pritjeve dhe ceremonive të rëndësishme.

Ne kete vizite ishin shkrimtarët Mhill Vela, ish kryetar, gazetaret Ibadete dhe Shkumbin Tetaj, Prof. Bexhet Asani, sekretar, dy gazetare te Zerit te Amerikes Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, Merita Bajraktari shkrimtare, Luz Thaqi, Vilma Tafaj, Qemal Zylo themelues dhe Drejtor i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, New York, Mirela dhe Almat Asani.

Lexo shkrimin e plotë në link në koment 👇

Ikëm, por kurrë nuk e harruam atdheun - Nga  M. DiloIkëm nga Atdheu jo sepse nuk e deshëm, por sepse na detyruan të larg...
01/11/2026

Ikëm, por kurrë nuk e harruam atdheun - Nga M. Dilo

Ikëm nga Atdheu jo sepse nuk e deshëm, por sepse na detyruan të largoheshim.

Nuk ikëm nga vendi ynë; ikëm nga padrejtësia, nga përndjekja, nga një regjim që na mohoi lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen.

Klika që sundoi për gjysëm shekulli na e shndërruan jetën në ferr. Nuk na lejohej të mendonim lirshëm, të flisnim lirshëm, të jetonim si njerëz të lirë.

Edhe fryma ishte e ndaluar.

Në vitet e errëta të diktaturës, burgjet dhe kampet e internimit u mbushën me bijtë dhe bijat më të ndershme të këtij kombi.

Shumë prej tyre nuk kishin bërë asnjë krim. “Faji” i vetëm ishte dashuria për Atdheun, besimi te liria dhe refuzimi për t’u përkulur para së keqes.

Na mohuan të drejtën për arsim, për punë, për pronë dhe për një jetë normale.

Lexo shkrimin e plotë në link në koment 👇

“Ura e Kulturave”, një natë letrare që bashkoi dashamirësit e librit në Bruksel - Nga Soni MemociBrukseli hapi dyert për...
01/11/2026

“Ura e Kulturave”, një natë letrare që bashkoi dashamirësit e librit në Bruksel - Nga Soni Memoci

Brukseli hapi dyert për fjalën shqipe

“Ura e Kulturave”, një natë letrare që bashkoi autorë, studentë dhe dashamirës të librit

Nga Soni Memoci

Mbrëmë, Brukseli hapi me dashamirësi dyert për letërsinë shqipe. Në ambientet e Universitetit të Lirë të Brukselit (ULB), maratona poetike “Ura e Kulturave” mblodhi krijues dhe artdashës në një natë kushtuar poezisë, gjuhës dhe lidhjeve që ndërtohen përmes fjalës.

Në vazhdën e veprimtarive kushtuar gjuhës shqipe në diasporë, ky takim solli pranë njëri-tjetrit njerëz që shkruajnë, përkthejnë, lexojnë dhe punojnë që shqipja të ruhet e të pasurohet edhe larg vendlindjes.

Letërsia përtej kufijve

Mbi 40 poetë shqiptarë dhe belgë u bënë pjesë e aktivitetit, të shoqëruar nga një publik i shumtë. Mes të pranishmëve ishin profesorë, përfaqësues të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, studentë dhe dashamirës të librit.

Nga Belgjika, Shqipëria, Kosova, Greqia, Italia dhe vende të tjera të Evropës, pjesëmarrësit sollën përvoja të ndryshme krijuese. Për autorët shqiptarë që jetojnë në mërgim, shkrimi mbetet një lidhje e fortë me gjuhën dhe një mënyrë për t’i dhënë asaj hapësira të reja shprehjeje.

Takimi u dha vend si krijuesve me përvojë, ashtu edhe atyre që dëshirojnë të hedhin hapat e parë në letërsi. Dashuria për librin i bashkoi në një hapësirë ku fjala dëgjohej dhe krijimtaria vlerësohej.

Lexo shkrimin e plotë në link në koment 👇

31/10/2026

Një dron i policisë, i përdorur për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë protestës në Tiranë, është rrëzuar në zonën ku po zhvillohej tubimi. Pas rrëzimit, disa protestues janë drejtuar drejt pajisjes dhe kanë nisur ta godasin.

A police drone used to deploy tear gas during the protest in Tirana crashed in the area where the demonstration was taking place. Following the crash, several protesters approached the device and began kicking it.

31/10/2026

Shpërthim para Kryeministrisë gjatë protestës së sotme në Tiranë. Situata përshkallëzohet para godinës së qeverisë.

An explosion occurred outside the Prime Minister’s Office during today’s protest in Tirana. Tensions escalated in front of the government building.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Diaspora Shqiptare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gazeta Diaspora Shqiptare:

Shortcuts

Share

Nearby government services