Ilirjan Celibashi

Directions Website

Ilirjan Celibashi KQZ - Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri
CEC - Albanian State Elections Commissioner www.kqz.gov.al

06/11/2026
📍 KQZ takon votuesit për herë të parë në Librazhd dhe Pogradec Në kuadër të nismës “Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve n...
06/11/2026

📍 KQZ takon votuesit për herë të parë në Librazhd dhe Pogradec

Në kuadër të nismës “Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset zgjedhore”, KQZ Shqiperi zhvilloi aktivitete edukuese në gjimnazin “Ibrahim Muça” në Librazhd dhe në gjimnazin “Gjergj Pekmezi” në Pogradec.

Përmes diskutimeve interaktive dhe simulimeve praktike, nxënësit u njohën me rëndësinë e votës, rolin e tyre si qytetarë aktivë dhe hapat që duhet të ndjekin për të marrë pjesë në zgjedhje.

🎓 Edukimi zgjedhor që në moshë të re ndihmon në ndërtimin e një kulture demokratike dhe një pjesëmarrjeje më të gjerë në vendimmarrje.

🗳️🇦🇱

🗳️ Votë edhe për ATA që nuk mund të dalin nga shtëpia Sot pritëm në KQZ eksperten Bardhylka Kospiri, drejtuesen e Fondac...
05/11/2026

🗳️ Votë edhe për ATA që nuk mund të dalin nga shtëpia

Sot pritëm në KQZ eksperten Bardhylka Kospiri, drejtuesen e Fondacionit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF), znj. Blerta Drenofci dhe përfaqësues të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

Folëm për aksesueshmërinë në zgjedhje dhe u ndalëm te zgjedhësit me aftësi të kufizuara që për shkak të kufizimeve të rënda fizike nuk mund të dalin nga banesa për të votuar. Synimi ynë i përbashkët është që ata të votojnë që në zgjedhjet e 9 majit 2027, mundësisht përmes një projekti pilot në disa bashki.

KQZ Shqiperi e mbështet plotësisht këtë nismë dhe do të punojmë me ADRF-në për ndryshimet ligjore që do t’i propozohen Kuvendit të Shqipërisë.

Bashkëbiseduam me ADRF-së mbi:

📊 të dhëna statistikore për numrin dhe shpërndarjen e këtyre zgjedhësve;
⚖️ një analizë të kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar;
🗳️ mekanizma konkretë votimi, si bazë për propozimin që do t’i dërgohet Kuvendit.

Askush nuk duhet të mbetet jashtë procesit zgjedhor për shkak të barrierave fizike.

05/11/2026

🗳️ Ndikimi i ndarjes së re administrativo-territoriale në legjislacionin zgjedhor

Miratimi i ligjit të ri për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore kërkon harmonizimin e Kodit Zgjedhor me organizimin e ri territorial.

Në mënyrë të veçantë, duhet të rishikohen:

🔹 dispozitat që përcaktojnë numrin e anëtarëve të këshillave bashkiakë
🔹 kriteret për përcaktimin e këtij numri, duke marrë në konsideratë strukturën e re të bashkive dhe numrin e popullsisë së tyre

Ndryshimet ligjore duhet të miratohen në kohë, që të ketë qartësi juridike për:

✅ regjistrimin e kandidatëve
✅ organizimin e zgjedhjeve
✅ përcaktimin e mandateve të këshillave bashkiakë

05/11/2026

📌Nevoja për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Përpara zgjedhjeve të 9 majit 2027 është e nevojshme të adresohen, nëpërmjet ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, problematikat e evidentuara gjatë proceseve të mëparshme zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Ndër çështjet që kërkojnë ndërhyrje prioritare janë:

🔹 financimi i subjekteve zgjedhore dhe kontrolli i shpenzimeve të fushatës
🔹 organizimi dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë
🔹 përmirësimi i procedurave të numërimit të votave, tabulimit dhe nxjerrjes së rezultateve

Ndryshimet duhet të synojnë:

✅ rregulla më të qarta
✅ administrim më profesional
✅ procedura më efikase
✅ mekanizma më efektivë kontrolli

Është e rëndësishme që reforma zgjedhore të përfundojë në kohë të përshtatshme. Kështu KQZ-ja do të ketë mundësi të përgatitet dhe ta zbatojë kuadrin e ri ligjor përpara zgjedhjeve.

04/11/2026

🗳️Përgjegjësia e institucioneve publike për standardet zgjedhore

Garantimi i zgjedhjeve me standarde nuk është përgjegjësi vetëm e KQZ-së. Ai kërkon përmbushjen e detyrimeve ligjore nga të gjitha institucionet që kanë rol në procesin zgjedhor.

KQZ-ja ka përgjegjësinë për administrimin e zgjedhjeve. Përgjegjësi po aq të rëndësishme kanë, secili brenda kompetencave të veta:

🔹 qeveria
🔹 institucionet e administratës shtetërore dhe vendore
🔹 organet e zbatimit të ligjit
🔹 subjektet zgjedhore

Në mënyrë të veçantë, qeveria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paanshmërinë e administratës publike. Ajo duhet të parandalojë përdorimin e funksioneve, burimeve dhe aseteve shtetërore në favor të subjekteve zgjedhore.

Këto masa duhet të jenë efektive dhe të verifikueshme. Ato duhet të shmangin jo vetëm ndërhyrjet e paligjshme, por edhe situatat që krijojnë dyshime të arsyeshme për ndikimin e shtetit në konkurrimin zgjedhor.

Kjo çështje merr rëndësi të veçantë edhe në kontekstin e konstatimeve dhe rekomandimeve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

04/11/2026

🗳️Zgjedhjet e 9 majit 2027: një test për rrugën europiane të Shqipërisë 🇦🇱🇪🇺

Zgjedhjet e 9 majit 2027 kanë një rëndësi të veçantë. Kjo nuk vjen nga fakti që janë zgjedhje vendore. Vjen nga faza në të cilën ndodhet procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Disa elemente do të jenë tregues të rëndësishëm të progresit të vendit në këtë proces:

✅ mënyra si organizohen dhe zhvillohen zgjedhjet
✅ respektimi i standardeve demokratike
✅ përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it
Prandaj, zgjedhjet e 9 majit duhet të dëshmojnë përmirësim të matshëm të standardeve zgjedhore, veçanërisht në tri drejtime:

🔹 barazia e mundësive në konkurrim
🔹 integriteti i procesit
🔹 besueshmëria e rezultateve


04/11/2026

📌Seancë dëgjimore për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Kuvendi i Shqipërisë.

https://www.facebook.com/share/v/14urjCVJaWw/

Mesazhi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve mbi procesin zgjedhor të datës 9 Maj 2027 me përfaqësuesit e medias1. Rën...
03/11/2026

Mesazhi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve mbi procesin zgjedhor të datës 9 Maj 2027 me përfaqësuesit e medias

1. Rëndësia e zgjedhjeve në kuadër të integrimit europian
Zgjedhjet e 9 majit 2027 kanë një rëndësi të veçantë, jo për shkak të natyrës së tyre si zgjedhje vendore, por për shkak të fazës në të cilën ndodhet procesi i integrimit europian të Shqipërisë.
Mënyra se si do të organizohen dhe zhvillohen këto zgjedhje, respektimi i standardeve demokratike dhe përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it do të jenë tregues të rëndësishëm të progresit të vendit në këtë proces.
Për këtë arsye, zgjedhjet e 9 majit duhet të dëshmojnë përmirësim të matshëm të standardeve zgjedhore, veçanërisht në drejtim të barazisë së mundësive në konkurrim, integritetit të procesit dhe besueshmërisë së rezultateve.

2. Përgjegjësia e institucioneve publike për standardet zgjedhore
Garantimi i zgjedhjeve me standarde nuk është përgjegjësi vetëm e KQZ-së.
Ai kërkon përmbushjen e detyrimeve ligjore nga të gjitha institucionet që kanë rol në procesin zgjedhor.
KQZ-ja ka përgjegjësinë për administrimin e zgjedhjeve, por përgjegjësi po aq të rëndësishme kanë qeveria, institucionet e administratës shtetërore dhe vendore, organet e zbatimit të ligjit dhe subjektet zgjedhore, secili brenda kompetencave të veta.
Në mënyrë të veçantë, qeveria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paanshmërinë e administratës publike dhe për të parandaluar përdorimin e funksioneve, burimeve dhe aseteve shtetërore në favor të subjekteve zgjedhore.
Këto masa duhet të jenë efektive dhe të verifikueshme, duke shmangur jo vetëm ndërhyrjet e paligjshme, por edhe situatat që krijojnë dyshime të arsyeshme për ndikimin e shtetit në konkurrimin zgjedhor.
Kjo çështje merr rëndësi të veçantë edhe në kontekstin e konstatimeve dhe rekomandimeve të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

3. Nevoja për ndryshime në Kodin Zgjedhor
Përpara zgjedhjeve të 9 majit 2027 është e nevojshme të adresohen, nëpërmjet ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, problematikat e evidentuara gjatë proceseve të mëparshme zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Ndër çështjet që kërkojnë ndërhyrje prioritare janë financimi i subjekteve zgjedhore dhe kontrolli i shpenzimeve të fushatës, organizimi dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë, si dhe përmirësimi i procedurave të numërimit të votave, tabulimit dhe nxjerrjes së rezultateve.
Ndryshimet duhet të synojnë rregulla më të qarta, administrim më profesional, procedura më efikase dhe mekanizma më efektivë kontrolli.
Është e rëndësishme që reforma zgjedhore të përfundojë në kohë të përshtatshme, për t'i mundësuar KQZ-së përgatitjen dhe zbatimin e kuadrit të ri ligjor përpara zgjedhjeve.

4. Ndikimi i ndarjes së re administrativo-territoriale në legjislacionin zgjedhor
Miratimi i ligjit të ri për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore kërkon harmonizimin e Kodit Zgjedhor me organizimin e ri territorial.
Në mënyrë të veçantë, duhet të rishikohen dispozitat që përcaktojnë numrin e anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe kriteret për përcaktimin e këtij numri, duke marrë në konsideratë strukturën e re të bashkive dhe numrin e popullsisë së tyre.
Ndryshimet ligjore duhet të miratohen në kohë, në mënyrë që të garantohet qartësi juridike për regjistrimin e kandidatëve, organizimin e zgjedhjeve dhe përcaktimin e mandateve të këshillave bashkiakë.

03/11/2026

- Bashkëbisedimi me gazetarët, datë 03.11.2026

Address

Rruga Ibrahim Rugova No. 4
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ilirjan Celibashi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services