23/06/2026
Vjet, Josiah Shala na vizitoi në Ambasadë. Foli me shumë pasion për idenë e krijimit të një podcasti që e kishte shumë për zemër. Pasioni i tij për radion, artin, të bukurën, ishin vënë në shërbim të një krijimi që shkonte përtej profesionit. Lidhte me krenari me prejardhjen.
Josiah na solli podcastin ODA. Një hapsirë ku, shqiptarçe, rrëfehen në anglisht histori frymëzuese suksesi të artistëve e krijuesve shqiptarë nëpër botë.
Ndiqni ODA nga Josiah Shala
Oda with Josiah Shala
Oda with Josiah Shala is a podcast featuring in-depth conversations with successful Albanians from around the world. Hosted by Josiah Shala—an Australian-Alb...
30/05/2026
You grew up abroad, but Kosovo never really left you.
ANCHORED is a selective internship program by AnchorzUp for Albanian diaspora students and graduates who want to reconnect with where they come from, not just as a place to visit, but as a place to actually be part of. Only 3 spots are available, and the program kicks off on July 1st.
If this feels like it was made for you, it probably was.
Apply here today! https://bit.ly/4wROLx4
—
Je rritur larg, por rrënjët nuk harrohen!
ANCHORED është mundësia jote për ta parë Kosovën ndryshe, jo si turist, por si dikush që kontribon, që ndërton, që lë gjurmë. Një program praktike selektiv nga AnchorzUp, i hapur për studentë dhe të diplomuar shqiptarë nga diaspora. Vetëm 3 vende. Programi fillon me 1 Korrik 2026.
Nëse zemra të thotë po, dëgjoje.
Apliko sot! https://bit.ly/4wROLx4
26/05/2026
📚🇦🇱 THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË SEMINARIN XIX
Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës organizojnë Seminarin XIX, me mësuesit e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë, në datat 28–31 korrik 2026, në Kosovë.
📝 Tema:
“Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”.
📍 Kosovë
📆 28–31 korrik 2026
🔗 Mësueset/mësuesit e mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, të interesuar për prezantime në punëtori, në përputhje me tematikat e mësipërme, të aplikojnë me abstrakte në linkun:
https://forms.gle/u3CSQVoSfBvKtmJ16
🔗 Mësueset/mësuesit e mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, të interesuar për pjesëmarrje në seminar, të aplikojnë në linkun:
https://forms.gle/nDoAybDJMYfZWrvs7
📅 Aplikimi:
25 maj – 9 qershor 2026
📅 Njoftimi për pranimin e abstrakteve:
12–15 qershor 2026
📅 Dorëzimi paraprak i prezantimit të plotë:
Deri më 15 korrik 2026
📅 Njoftimi për pranimin e pjesëmarrësve:
12–15 qershor 2026
👉 Kliko në link për të mësuar më shumë:
https://qbd.gov.al/thirrje-per-pjesemarrje-ne-seminarin-xix-me-mesuesit-e-gjuhes-shqipe-dhe-te-kultures-shqiptare-ne-diaspore-dhe-ne-mergate/
21/05/2026
Të gjithë qytetarët që janë të regjistruar për votim përmes postës nga Australia dhe Zelanda e Re, mund t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre në adresën:
📬 Embassy of Kosovo – Elections
PO Box 6331
Kingston ACT 2604
Australia
👇 Informohuni për hapat e votimit përmes postës
19/05/2026
Ambasadorja Bërdynaj Shala ishte e nderuar të pritej nga Presidenti i Këshillit Legjislativ të New South Wales, Z. Ben Franklin. Në këtë takim të parë në Parlamentin e Shtetit New South Wales, ajo pati kenaqësinë të ndante elemente nga historia moderne e Kosovës - një histori suksesi e rezistencës, lirisë, pavarësisë dhe shtetformimit.
Ambasadorja çmoi lart përkushtimin e veçantë të Presidentit Franklin në promovimin e ndërveprimit dypalësh dhe qasjen pozitive për shtimin e bashkëpunimit ndërparlamentar 🇽🇰🇦🇺.
***
Ambassador Bërdynaj Shala was honoured to be welcomed by the President of the Legislative Council of New South Wales, Mr. Ben Franklin. In this first meeting in the Parliament of New South Wales, she had the privilege of sharing aspects of Kosovo’s modern history, a success story of resistance, freedom, independence and statehood.
The Ambassador expressed her sincere appreciation for President Franklin's special commitment to promoting bilateral interaction and his willingness to enhance 🇽🇰🇦🇺 inter-parliamentary cooperation.
NSW Legislative Council Jetmira Berdynaj Shala
13/05/2026
Ausenco dhe Zimi Meka në bord të Odës së Minierave të Kosovës.
Një hap domethënës për zhvillimin e ndërveprimit 🇽🇰🇦🇺 në sektorin minerar.
Optimistë për frytet e ardhshme të këtij bashkëpunimi.
***
Ausenco and Zimi Meka on the board of the Kosovo Chamber of Mines. A significant step towards enhancing 🇽🇰🇦🇺 interaction in the mining sector.
Looking forward to this cooperation.
06/05/2026
Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës
7 qershor 2026
✅ Ka filluar periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës!
🌍 A je shtetas i Kosovës dhe jeton jashtë vendit?
Shfrytëzoje të drejtën tënde për të votuar!
📝 Regjistrohu nga data: 6 – 17 maj 2026
👉 Regjistrohu:
• Përmes platformës: https://diaspora.kqz-ks.org
ose
• Përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë
ℹ️ Për më shumë informacione:
📱 WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61
Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës
7 qershor 2026
✅ Ka filluar periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës!
🌍 A je shtetas i Kosovës dhe jeton jashtë vendit?
Shfrytëzoje të drejtën tënde për të votuar!
📝 Regjistrohu nga data: 6 – 17 maj 2026
• Përmes platformës: https://diaspora.kqz-ks.org
ose
• Përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë
Më 6 qershor votohet në përfaqësitë diplomatike.
ℹ️ Për më shumë informacione:
📱 WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61
24/04/2026
Çdo 25 Prill, Australia 🇦🇺 dhe Zelanda e Re 🇳🇿 përkujtojnë dhe nderojnë të gjithë ata në uniformë që shërbyen dhe vazhdojnë t'u shërbejnë vendeve të tyre.
Kontributi i tyre formëson botën e sotme dhe të nesërme.
***
Every 25th of April, Australia 🇦🇺 and New Zealand 🇳🇿 remember and honour all those in uniform who have served and continue to serve their countries.
Their contribution shapes today's and tomorrow's world.
Lest we forget.
Australian War Memorial Ministry of Foreign Affairs and Diaspora - Republic of Kosovo Australian Government Department of Foreign Affairs and Trade
24/04/2026
Në nderim të jetës dhe veprës së Akademik Rexhep Qosja, Republika e Kosovës ka shpallur ditën e sotme, 24 Prill 2026, Ditë Zie.
Ambasada në Kanbera ul flamurin në gjysëm shtizë në respekt të trashëgimisë intelektuale lënë Kosovës e mbarë kombit shqiptar.
Nje biografi e Rexhep Qosjes publikuar ne Akademine e Shkencave dhe Arteve të Kosovës:
https://ashak.org/anetaret/rexhep-qosja/