Artan Nimani

Website Contact the organization

Artan Nimani Një shtet i fortë ndërtohet me vizion dhe përkushtim; e ardhmja e Kosovës është në duart e secilit qytetar që beson dhe vepron për të mirën e përbashkët.

28/10/2026

Analisti politik Artan Nimani, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si kanë vepruar në rastet e dhunës dhe për mungesën e përgjegjësisë institucionale. Nimani ka thënë se rasti ka nxjerr....

28/10/2026

Për protestën në Prishtinë pas rastit tragjik në Pejë, masat që priten të merren ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë rast por edhe për “fatin” e Ligjit për Specialen, a do ta ketë sërish mbështetjen e njëjtë nga partitë dhe pritjet për finalizimin e strategjisë shtetërore, flasim në pjesën e parë të “Ditarit”.

Ndërkaq, në pjesën e dytë diskutojmë për gjetjen e mbetjeve mortore në varrezat e Mitrovicës së Veriut të cilat dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës.

Na ndiqni, nga ora 17:30!

Diçka e madhe po vjen! Një serial që do të trazojë ujërat, do të zgjojë kureshtjen dhe do të flitet gjatëBëhuni gati, nj...
27/10/2026

Diçka e madhe po vjen! Një serial që do të trazojë ujërat, do të zgjojë kureshtjen dhe do të flitet gjatë
Bëhuni gati, një histori e re po vjen, plot emocione, mister dhe të papritura…

Follow on Facebook ► https://www.facebook.com/nterenvideo...

A është e pavarur Trëndafilova, jo vetëm në letër, por edhe në qëndrime?A janë shqyrtuar mjaftueshëm formimi juridik, nd...
27/10/2026

A është e pavarur Trëndafilova, jo vetëm në letër, por edhe në qëndrime?

A janë shqyrtuar mjaftueshëm formimi juridik, ndikimet dhe orientimet që kanë ndikuar në botëkuptimin e Trëndafilovës? Specializimi i saj në Moskë nuk është provë për ndikim politik, por ngre pikëpyetje legjitime që meritojnë transparencë. Moska ka një histori të gjatë të instrumentalizimit të institucioneve dhe manipulimit të së drejtës për interesa politike. Prandaj, çdo dyshim për ndikime në drejtësinë ndërkombëtare duhet të marrë përgjigje përmes fakteve, jo të heshtet.

Kur këto pikëpyetje bashkohen me sjelljen dhe qëndrimet e saj në krye të Gjykatës Speciale, kërkesa për paanshmëri bëhet edhe më e domosdoshme. Drejtësia nuk mund të jetë selektive, as të shndërrohet në instrument për ta rishkruar historinë e UÇK-së.

Çdo individ duhet të gjykohet mbi prova konkrete, me proces të drejtë dhe pa paragjykime.
Por lufta çlirimtare e një populli nuk mund të trajtohet si krim kolektiv.

Ne nuk kërkojmë drejtësi të privilegjuar. Kërkojmë drejtësi të vërtetë: të pavarur nga ndikimet, të barabartë për të gjithë dhe të pakompromis ndaj fakteve.
Lufta për liri është vlerë, jo krim!

Është koha që studentët shqiptarë të jenë një zë, një qëndrim dhe një forcë e përbashkët në gjithë hapësirën shqiptare –...
26/10/2026

Është koha që studentët shqiptarë të jenë një zë, një qëndrim dhe një forcë e përbashkët në gjithë hapësirën shqiptare – nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Tetovë, nga Presheva në Ulqin.

Të drejtat, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta të shqiptarëve kudo që jetojnë duhet të jenë të panegociueshme. Askush nuk duhet të ndihet i huaj në tokën e vet.

Uniteti i studentëve shqiptarë është forcë për të tashmen dhe garanci për të ardhmen! 🇦🇱

Boll MA!
26/10/2026

Boll MA!

Aty ku pushon trupi yt, vazhdon të jetojë ideali ynë. Edhe në përjetësi, mbron atdheun që aq shumë e deshe. Lavdi e përj...
25/10/2026

Aty ku pushon trupi yt, vazhdon të jetojë ideali ynë. Edhe në përjetësi, mbron atdheun që aq shumë e deshe.
Lavdi e përjetshme, Gjeneral Fadil Nimani- Komandant Tigri!

Zëri i shqiptarëve në Serbi duhet të jetë më i fuqishëm se kurrë!Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Ser...
23/10/2026

Zëri i shqiptarëve në Serbi duhet të jetë më i fuqishëm se kurrë!

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, u bëj thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe të gjitha vendbanimeve shqiptare që të mobilizohen dhe të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.

Kur përballemi me diskriminim sistematik, padrejtësi dhe cenim të të drejtave tona, pjesëmarrja në votime nuk është vetëm e drejtë demokratike, por edhe përgjegjësi kombëtare. Sa më i madh të jetë përfaqësimi ynë në Parlamentin e Serbisë, aq më e fuqishme do të jetë mundësia për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe për t’i bërë të dëgjueshme padrejtësitë me të cilat ata përballen.

Bashkimi është forcë, ndërsa përfaqësimi është zë dhe dinjitet.

Prandaj, me unitet dhe vendosmëri, mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, për një përfaqësim më të fuqishëm dhe për mbrojtjen e të drejtave e të interesave shqiptare në Parlamentin e Serbisë!

Marrëzia ka emër, ndërsa përgjegjësia politike ka adresëNuk mund të luhet me çështje kaq të ndjeshme, të votohet një lig...
22/10/2026

Marrëzia ka emër, ndërsa përgjegjësia politike ka adresë

Nuk mund të luhet me çështje kaq të ndjeshme, të votohet një ligj dhe, vetëm dy javë më vonë, të kërkohet kthimi i tij në Kuvend, pa një shpjegim bindës për qytetarët. Kjo nuk është thjesht paqartësi politike; është papërgjegjësi që kërkon llogaridhënie.

PDK-ja duhet të përgjigjet publikisht: A nuk i dinte arsyet që sot po i përdor për ta kundërshtuar ligjin kur e votoi? Nëse i dinte, votimi ishte i papërgjegjshëm. Nëse nuk i dinte, atëherë duhet të shpjegojë se si merr vendime për çështje kaq të rëndësishme pa i analizuar pasojat.

Nuk mund të përdoret çështja e Dhomave të Specializuara si terren për improvizime politike dhe as dinjiteti i luftës së UÇK-së si mbulesë për gabime që askush nuk dëshiron t’i pranojë. Për çështje të tilla nuk mjaftojnë deklaratat e vonuara, arsyetimet e paqarta dhe ndryshimet e qëndrimeve sipas rrethanave.

PDK-ja duhet të tregojë çfarë fshihet pas këtij ndryshimi të qëndrimit dhe kush mban përgjegjësi për të. Qytetarët nuk kanë nevojë për lojëra politike, por për të vërtetën.

Marrëzia ka emër, ndërsa përgjegjësia politike ka adresë. Kush merr vendime të tilla duhet të ketë guximin të dalë para qytetarëve dhe të japë llogari. Historia e UÇK-së dhe dinjiteti i çlirimtarëve janë shumë të shenjta për t’u trajtuar me kaq lehtësi politike.

Gëzuar 15-vjetorin, Edra jonë e shtrenjtë! Ti je gëzimi ynë i parë, dashuria që na bëri prindër dhe lumturia që çdo ditë...
19/10/2026

Gëzuar 15-vjetorin, Edra jonë e shtrenjtë!

Ti je gëzimi ynë i parë, dashuria që na bëri prindër dhe lumturia që çdo ditë na e mbush zemrën. Vitet kalojnë, ti rritesh, por për ne do të mbetesh gjithmonë vajza jonë e vogël, përqafimi ynë më i ngrohtë dhe krenaria jonë më e madhe.
Edra, nëse jeta do të na jepte mundësinë ta fillonim nga e para, përsëri do të zgjidhnim të njëjtën rrugë, vetëm që të të kishim ty.

Të duam pafund, shpirti ynë!

Address

Gjakova
50000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Artan Nimani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Artan Nimani:

Shortcuts

Share