28/10/2026
👉Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon aktivitetet në kuadër të Studimit të Fizibilitetit – Vizitë në Komunën e Rahovecit
📊Në kuadër të aktiviteteve për hartimin e Studimit të Fizibilitetit, përfaqësues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë realizuan një vizitë pune në Komunën e Rahovecit.
Grupi i punës i UHZ-së, i përbërë nga prof.asoc.dr. Alberta Tahiri, udhëheqëse e ekipit, prof.asoc.dr Elvis Elezaj, Prof. Assoc. Dr. Behrije Ramaj - U.D. Drejtoreshë e Institutit për Shkencë dhe Arte, Prof. Dr. Ibish Mazreku dhe Prof. asoc.dr. Bekë Kuqi, zhvilloi takime në kuadër të procesit të mbledhjes së të dhënave dhe analizimit të potencialeve zhvillimore të komunës. Nga komuna e Rahovecit morën pjesë në takim z.Betim Zllanoga, nënkryetar i Komunës së Rahovecit, z. Altin Zhuniqi nga drejtorati për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Afrim Limani nga drejtorati për Buxhet dhe Financa, znj. Albnor Mullabazi nga drejtorati për Urbanizëm dhe Mjedis, znj. Besmire Bytyqi nga drejtorati për Gjeodezi dhe Kadastër, z. Muhamet Morina nga drejtorati i Arsimit, z. Ardit Halilaj - Kabineti i Kryetarit,
Z. Atdhe Rama nga drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport) dhe z. Thaqi nga drejtorati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte mbledhja e informacioneve dhe të dhënave relevante mbi gjendjen aktuale socio-ekonomike, kapacitetet institucionale, burimet dhe potencialet zhvillimore të Komunës së Rahovecit. Këto të dhëna do të shërbejnë si bazë për hartimin e Studimit të Fizibilitetit, identifikimin e nevojave dhe sfidave kryesore, si dhe vlerësimin e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm dhe investime të ardhshme.
Gjatë vizitës u diskutuan prioritetet zhvillimore të komunës, mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rëndësia e hartimit të rekomandimeve konkrete, të mbështetura në analiza shkencore dhe të dhëna empirike.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Universitetit “Haxhi Zeka” për të kontribuar në zhvillimin lokal dhe rajonal përmes ekspertizës akademike, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit institucional.