Ministria e Shëndetësisë

Directions Website

Ministria e Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë

Përtej Tetorit Rozë, angazhimi për shëndetin vazhdon gjatë gjithë vitit Ministria e Shëndetësisë ka organizuar tryezën e...
03/11/2026

Përtej Tetorit Rozë, angazhimi për shëndetin vazhdon gjatë gjithë vitit

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”, me qëllim të theksimit të rëndësisë së vazhdimit të angazhimit institucional dhe shoqëror për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit të gjirit, edhe përtej fushatës së Tetorit Rozë.
Në këtë tryezë morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, znj. Mimoza Kusari-Lila, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci, Drejtoresha Ekzekutive e IKSHPK-së, dr. Ardita Baraku, Drejtoresha e Organizatës “JetaVita”, znj. Nafije Latifi, partnerët strategjike të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe profesionistë shëndetësorë nga të tri nivelet e kujdesit shëndetësor.
Në fjalën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, theksoi rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin dhe të kontrolleve të rregullta, duke nënvizuar se synimi është të shkurtohet distanca ndërmjet shqetësimit shëndetësor dhe kontrollit, diagnostikimit dhe trajtimit, si dhe ndërmjet qytetarëve që kërkojnë ndihmë dhe institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore.

Ai bëri të ditur se aktualisht, mbi gjysma e rasteve të kancerit të gjirit zbulohen në stadet e hershme, kur mundësitë e trajtimit janë më të mira. Gjithashtu, theksoi se mamografia ofrohet falas gjatë gjithë vitit, me qëllim të lehtësimit të qasjes së grave në kontrolle dhe diagnostikim.
Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, theksoi se përmbyllja e aktiviteteve të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit nuk nënkupton përfundimin e angazhimit, por vazhdimin e tij gjatë gjithë vitit.
Ai theksoi se kjo tryezë kishte për qëllim të shërbente si hapësirë për të diskutuar rezultatet e fushatës, përvojat nga puna me pacientet dhe nevojat për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe për të identifikuar rekomandime konkrete që do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe profesional.

Një pjesë e rëndësishme e tryezës iu kushtua prezantimeve profesionale nga përfaqësuesit e institucioneve dhe klinikave shëndetësore, duke përfshirë shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor dhe klinikat e përfshira në procesin e diagnostikimit, trajtimit dhe përcjelljes së pacienteve me kancer të gjirit.
Gjatë këtyre prezantimeve u paraqitën shërbimet, kompetencat dhe roli i secilit nivel dhe klinikë në rrugëtimin e pacientes, nga identifikimi i hershëm dhe referimi, deri te diagnostikimi, trajtimi dhe përcjellja e mëtejshme. Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e bashkërendimit ndërmjet niveleve të kujdesit shëndetësor, referimit me kohë dhe sigurimit të trajtimit adekuat.

Diskutimet nxorën në pah nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe profesional, përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore dhe sigurimin e kujdesit të vazhdueshëm e cilësor për gratë.
Përmes kësaj tryeze, Ministria e Shëndetësisë riafirmon përkushtimin për të vazhduar angazhimin në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit të gjirit gjatë gjithë vitit, duke theksuar se kujdesi për shëndetin nuk kufizohet në një muaj të vetëm, por kërkon vëmendje, bashkëpunim dhe veprim të përbashkët të vazhdueshëm.

Shpallet konkursi për shkollim specialistikMinistri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, ka nënshkruar vendimin për shpallje...
30/10/2026

Shpallet konkursi për shkollim specialistik

Ministri i Shëndetësisë, dr. Arben Vitia, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e konkursit për 313 vende të reja të shkollimit specialistik, të ndara në katër kategori që përfshijnë 40 lëmi.

Përparësi u është dhënë lëmive deficitare dhe nevojave të menjëhershme të institucioneve shëndetësore rajonale. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë nga buxheti i saj edhe 20 vende për specializim në Mjekësi Familjare.

Që nga viti 2023, janë shpallur katër konkurse për shkollim specialistik. Gjatë kësaj periudhe numri i përgjithshëm i vendeve të shpallura ka arritur në 1.260, me një mesatare prej rreth 360 vendesh në vit.

Risi e këtij konkursi është përdorimi i modulit elektronik për plotësimin e të dhënave që shërbejnë për poentimin e kandidatëve. Aplikantët do t’i regjistrojnë vetë këto të dhëna, ndërsa Bordi për Shkollim Specialistik do t’i verifikojë ato. Ky sistem kontribonë në rritjen e mëtejshme të transparencës së procesit.

Së shpejti do të shpallet edhe konkursi për institucionet shëndetësore private.

Ministria e Shëndetësisë u uron suksese të gjithë aplikantëve në rrugëtimin e tyre profesional!

Zëvendëskryeministrja Gërvalla, ministri Vitia dhe zv/ministri Berisha, vizituan Qendrën Korrektuese për Gra në LipjanNë...
28/10/2026

Zëvendëskryeministrja Gërvalla, ministri Vitia dhe zv/ministri Berisha, vizituan Qendrën Korrektuese për Gra në Lipjan

Në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ministri i Shëndetësisë dr. Arben Vitia, dhe zëvendësministri dr. Arsim Berisha, vizituan Qendrën Korrektuese për Gra në Lipjan, ku ekipi mjekësor aty po ofron ekzaminime përmes mamografit mobil.

Ata u pritën nga drejtori i qendrës, Ylber Topalli, i cili i njoftoi për kushtet dhe aktivitetet që organizohen për gratë që qëndrojnë aty. Vizita përfshiu edhe hapësirat ku profesionistët shëndetësorë ofrojnë kujdesin mjekësor.

Ofrimi i mamografisë në këtë qendër është pjesë e angazhimit për ta sjellë kujdesin parandalues më afër grave dhe për të mundësuar qasje në ekzaminime për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Përurohet hapësira e transformuar e Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë
27/10/2026

Përurohet hapësira e transformuar e Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë

Kongresi i VIII i Mjekësisë – “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor: Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës, së bashku për shënd...
23/10/2026

Kongresi i VIII i Mjekësisë – “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor: Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës, së bashku për shëndet dhe mirëqenie”

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Kongresit të VIII të Mjekësisë, i cili këtë vit i kushtohet promovimit dhe edukimit shëndetësor, në 40-vjetorin e Kartës së Otavës.

Në kuadër të ceremonisë së hapjes, fjalë përshëndetëse mbajtën edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, dhe kryetarja e Këshillit Organizativ të Kongresit, Prof. Asst. Dr. Ardita Baraku.

Në fjalën e tij, ministri Vitia theksoi rëndësinë e promovimit të shëndetit, edukimit shëndetësor dhe parandalimit të sëmundjeve, duke nënvizuar se shëndeti nuk lidhet vetëm me trajtimin e sëmundjeve, por edhe me politikat e qëndrueshme, informimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe komunitetit.

Duke iu referuar sfidave aktuale për mbrojtjen e shëndetit publik, Ministri i Shëndetësisë theksoi rëndësinë e imunizimit, mbikëqyrjes epidemiologjike dhe informimit të drejtë të qytetarëve për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve kronike, veçanërisht të kancerit të gjirit.

Programi i kongresit përfshiu promovimin e një dokumentari kushtuar rolit dhe kontributit të mjekëve në edukimin shëndetësor, imunizimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet ngjitëse, promovimin e revistës Mjeku, nga kryeredaktori Dr. Faik Hoti, si dhe promovimin e librit kushtuar doajenit të shëndetit publik Prof. Dr. Isuf Dedushaj, “Historia e Mjekësisë Botërore dhe Shqiptare – prej Dardanisë e deri sot”, me prezantim nga Prof. Dr. Ismail Dresha

22/10/2026

Deklarata e Ministrit Vitia, lidhur me keqraportimin dhe keqinformimin për rastin e vdekjes së pacientes me kancer.

22/10/2026

Kontrollohu, për veten, për jetën!

Ministri Vitia priti në takim ambasadoren e re të Zvicrës në KosovëMinistri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në ta...
21/10/2026

Ministri Vitia priti në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, znj. Anne-Lise Cattin Hennin, me rastin e fillimit të mandatit të saj.

Gjatë takimit, ministri Vitia e uroi ambasadoren për detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Zvicrës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në fuqizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht përmes projekteve AQH dhe IHS, të cilat kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e kujdesit parësor dhe spitalor.

Ministri Vitia shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me synim avancimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Kosovës.

21/10/2026

Kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftojnë qytetarët se kanë arritur vaksinat kundër gripit sezonal dhe se sot ka filluar shpërndarja e tyre në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Vaksinimi do të fillojë pas përfundimit të shpërndarjes së vaksinave në QKMF dhe njësitë e tyre. Për informata të detajuara rreth fillimit të vaksinimit, qytetarët mund të kontaktojnë institucionin më të afërt të kujdesit parësor shëndetësor në komunën e tyre.
MSH dhe IKShPK u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, veçanërisht personave që u përkasin grupeve me rrezik të lartë.
Grupet që rekomandohet të vaksinohen me prioritet janë:
•Personat mbi 65 vjeç;
•Personat me sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, mushkërive, diabetin, sëmundjet e veshkave dhe ato që dobësojnë sistemin imunitar;
•Gratë shtatzëna;
•Fëmijët me sëmundje kronike dhe ata që kanë indikacion për vaksinim sipas rekomandimeve shëndetësore;
•Personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë;
•Profesionistët shëndetësorë dhe personat e tjerë që ofrojnë kujdes shëndetësor.
Vaksinimi kundër gripit sezonal rekomandohet edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë të vaksinohen.
Vaksinimi është një nga masat më të rëndësishme për mbrojtjen nga gripi sezonal dhe për uljen e rrezikut të komplikimeve, formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimit në spital.

Ministri Vitia mori pjesë në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e GjiritNë kuadër të aktiviteteve që po mbahen gjatë Tetor...
19/10/2026

Ministri Vitia mori pjesë në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit

Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen gjatë Tetorit Rozë, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, mori pjesë në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të mbajtur në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, me pjesëmarrjen e profesionistëve shëndetësorë nga vendi dhe jashtë.

Simpoziumi, pjesë e Kongresit të Dytë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, mblodhi ekspertë për të diskutuar zhvillimet bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Programi përfshinë diskutime shkencore, transmetim të drejtpërdrejtë nga salla e operacionit dhe një kurs praktik për biopsinë minimalisht invazive.

Ministri Vitia veçoi Planin e Veprimit të Skriningut për Kancerin e Gjirit 2026–2028, mamografinë falas në institucionet publike dhe shtimin e tetë mamografëve të rinj digjitalë. Gjithashtu përmes mamografit mobil, shërbimi po shkon sa më afër qytetareve tona.

Ai theksoi se në dy vitet e fundit mbi gjysma e rasteve janë diagnostikuar në stade të hershme. Krahas kësaj, përmendi modernizimin e Klinikës së Onkologjisë, avancimin e radioterapisë, rritjen e buxhetit për barna onkologjike, si dhe ofrimin e protezave të gjirit pa kosto dhe pa listë pritjeje në QKUK.

Ministri falënderoi profesionistët shëndetësorë, Kolegjin e Kirurgëve për kontributin e tyre, duke vlerësuar simpoziumin si mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe avancimin e praktikave të trajtimit.

Në përmbyllje, ministri u bëri thirrje grave të mos e shtyjnë kujdesin për veten, të informohen dhe të kryejnë kontrollet e rekomanduara.

Address

Str, Zagrebi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Shëndetësisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services