01/06/2026
Ministria e Drejtësisë
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ministria e Drejtësisë, Public & Government Service, Luan Haradinaj, Pristina.
01/06/2026
30/05/2026
Mbi 357 gra viktima të krimit kanë përfituar rreth 714 mijë euro kompensim nga shteti
Drejtësia nuk përfundon me ndjekjen dhe dënimin e kryerësve. Ajo nënkupton edhe mbështetje konkrete për viktimat në procesin e rikuperimit dhe rindërtimit të jetës së tyre.
Përmes Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, nga viti 2021, mbi 357 gra viktima të krimit kanë përfituar kompensim financiar në vlerë prej rreth 714 mijë eurosh, si dëshmi e përkushtimit për të mbrojtur të drejtat e viktimave, për të fuqizuar pozitën e tyre dhe për të siguruar që askush të mos mbetet i vetëm përballë pasojave të krimit.
Një shtet i drejtë nuk matet vetëm me ligjet që miraton, por edhe me mbështetjen që u ofron atyre që kanë nevojë më së shumti për drejtësi.
29/05/2026
Ministrja Gërvalla: Hafiz Gagica ishte shtylla themelore e Republikës së Pavarur të Kosovës
Nën patronatin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, sot është mbajtur Mbledhja Komemorative në nderim të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Hafiz Gagica.
Në këtë mbledhje morën pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues institucionalë, familjarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare.
Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti vlerësoi jetën dhe veprën e Hafiz Gagicës si simbol të përkushtimit të pakursyer për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Tutje Kryeministri Kurti, theksoi rolin e Hafiz Gagicës në organizimin e mërgatës shqiptare në Gjermani dhe Evropë, në forcimin e sistemit institucional të Republikës së Kosovës gjatë viteve ’90-ta, si dhe në mbështetjen e organizimit të luftës çlirimtare.
“Hafiz Gagica është shembull i një veprimtari, i cili punoi shumë, u angazhua pareshtur për Kosovën dhe shqiptarinë në shekullin e kaluar, e nuk mori asgjë për vete në këtë shekull”, tha Kryeministri Kurti.
Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e vlerësoi Hafiz Gagicën si një ndër figurat më të rëndësishme të organizimit të mërgatës shqiptare dhe të përpjekjeve për lirinë e Kosovës.
“Jemi mbledhur këtu, të pikëlluar, por shumë krenarë, për të nderuar një njeri që ka bërë shumë më shumë për Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj, sesa që e dinë shumica e qytetarëve të vendit tonë”, tha ajo.
Duke kujtuar lidhjen e hershme të z. Gagica me familjen Gërvalla dhe veprimtarinë kombëtare, Ministrja tha se: “Hafizi nuk ishte njeri i zhurmshëm, por ishte një organizator jashtëzakonisht efektiv dhe një nga figurat qendrore të Republikës së Kosovës nën represionin serb. Me të dhe me njerëz si ai, Republika e Kosovës u vendos në hartën politike të botës”.
Ajo nënvizoi rolin vendimtar të tij në organizimin e mërgatës shqiptare, në mbështetjen e sistemit paralel të Kosovës dhe në krijimin e lidhjeve me partnerët ndërkombëtarë gjatë viteve më të vështira për vendin.
“Dr. Rugova nuk mund të udhëtonte çdo javë jashtë vendit. Hafiz Gagica ishte nyja lidhëse. Në Stuttgart, ku kishim selinë tonë kryesore në Gjermani, Hafizi, miku ynë i ngushtë Sali Çekaj dhe të tjerë, përfaqësonin krahun e dytë të fuqishëm të Kosovës që ishte mërgata”, u shpreh Ministrja Gërvalla.
Në fjalimin e saj, ajo rikujtoi gjithashtu kontributin e tij në organizimin e demonstratave masive të shqiptarëve në Gjermani dhe mbështetjen politike, logjistike e financiare për Kosovën gjatë viteve ’90.
“Ai pa asnjë dyshim është një nga shtyllat themelore të Republikës së pavarur të Kosovës. Si zëvendëse dhe bashkudhëtare e afërt për shumë vite, jam dëshmitare se ai nuk luftoi për Kosovën tonë vetëm me zemër e shpirt, por edhe me mençuri e urtësi politike”, deklaroi ajo.
Në përmbyllje, Ministrja Gërvalla tha se vepra dhe kontributi i Hafiz Gagicës do të mbeten të përjetshme në historinë e Kosovës.
“Puna dhe kontributi i tij për pavarësinë, lirinë dhe demokracinë e Kosovës do të mbetet i përjetshëm. Lavdi i qoftë Hafizit dhe gjithë atyre që kontribuuan për vendin tonë!”, deklaroi Ministrja Gërvalla.
28/05/2026
Ministrja Gërvalla në takimin e Këshillit të Ministrave: Reforma administrative forcon sigurinë juridike dhe besimin e qytetarëve
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, sot ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, ku theksoi rëndësinë e ndërtimit të një administrate profesionale, transparente, efikase dhe llogaridhënëse, si parakusht për zbatimin e ligjeve, forcimin e besimit të qytetarëve dhe avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.
“Nga perspektiva e Ministrisë së Drejtësisë, kjo reformë lidhet ngushtë me sigurinë juridike, cilësinë e vendimmarrjes administrative, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të institucioneve. Ligjet e drejta nuk mjaftojnë nëse nuk zbatohen nga një administratë me përgjegjësi të qarta, me vendime të arsyetuara mirë dhe me mekanizma efektivë kontrolli”, deklaroi Ministrja Gërvalla.
Ministrja Gërvalla vuri në pah edhe themelimin e Gjykatës Administrative të Kosovës më 5 maj të këtij viti, si gjykata e parë e specializuar në Republikën e Kosovës, e cila do të trajtojë konfliktet administrative dhe kontestet e punës në sektorin publik.
“Përmes këtij mekanizmi të ri, pritet të rritet ndjeshëm llogaridhënia e administratës në shërbim të qytetarëve”, tha ajo.
Tutje, Ministrja Gërvalla deklaroi se reforma e kontesteve administrative duhet të shihet si reformë e të gjithë zinxhirit administrativ ndërsa në kuadër të procesit të integrimit evropian ajo tha se harmonizimi i legjislacionit me të drejtën e Bashkimit Evropian duhet të shoqërohet edhe me institucione të afta për zbatim profesional, të paanshëm dhe efektiv të ligjeve.
“Andaj, Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që përmes reformave ligjore dhe institucionale të kontribuojë në një administratë më efikase, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve”, deklaroi Ministrja Gërvalla.
Në fund, ajo falënderoi Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike për organizimin e takimit, si dhe të gjitha institucionet që kanë kontribuar në përgatitjen dhe zbatimin e reformave në administratën publike.
***********************************************************************
Minister Gërvalla: Administrative reform strengthens legal certainty and citizens' trust
The Deputy Prime Minister and Caretaker Minister of Justice Donika Gërvalla participated today in the meeting of Council of Ministers on Public Administration Reform, emphasizing the importance of building a professional, transparent, efficient and accountable administration as a prerequisite for implementing laws, strengthening citizens' trust and advancing Kosovo's path towards European integration.
“From the perspective of the Ministry of Justice, this reform is closely related to legal certainty, the quality of administrative decision-making, the protection of citizens' rights and the effective functioning of institutions. Having fair laws is of no help if such laws are not implemented by an administration with clear responsibilities, well-reasoned decisions and effective control mechanisms”, declared Minister Gërvalla.
Minister Gërvalla also highlighted the establishment of the Administrative Court of Kosovo on 5th of May of this year, as the first specialized court in the Republic of Kosovo, which will handle administrative conflicts and labor disputes in the public sector.
“Through this new mechanism, the accountability of the administration in the service of citizens is expected to increase significantly”, she said.
Furthermore, Minister Gërvalla stated the reform of administrative disputes should be seen as a reform of the entire administrative chain within the framework of the European integration process. She said harmonizing legislation with European Union law should be followed by institutions capable of professional, impartial and effective implementation of laws.
“The Ministry of Justice remains committed to contributing to a more efficient, more transparent and more accountable administration towards citizens through legal and institutional reforms”, declared Minister Gërvalla.
Finally, she thanked the Ministry of Digitalization and Public Administration for organizing the meeting, as well as all institutions that have contributed to the preparation and implementation of public administration reforms.
28/05/2026
Kosova ndër vendet më pro-evropiane në rajon 🇽🇰🇪🇺
Qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të dëshmojnë qartë orientimin e tyre strategjik dhe besimin e palëkundur në të ardhmen evropiane të vendit tonë.
Këto statistika janë dëshmi e qartë e vizionit euro-atlantik të qytetarëve tanë, e përkushtimit për demokraci, sundim të ligjit dhe integrim në familjen evropiane.
Sepse rruga e Kosovës është e qartë, në BE, me dinjitet dhe si partner i barabartë.
26/05/2026
Certifikohen 16 fasilitatorë të rinj, Ministrja Gërvalla: Puna e tyre do të ketë ndikim në mbrojtjen e grave, fëmijëve dhe shoqërisë në përgjithësi
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, sot mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të gjeneratës së dytë të fasilitatorëve (lehtësuesve) për “Programin Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave”, ku u certifikuan 16 fasilitatorë të rinj.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Gërvalla theksoi se luftimi i dhunës ndaj grave kërkon qasje të plotë institucionale, ku mbështetja dhe siguria e viktimave mbeten prioritet i padiskutueshëm, ndërsa kryerësit e dhunës duhet të përballen me përgjegjësi dhe trajtim të duhur institucional.
Ajo nënvizoi se nuk mjafton të punohet vetëm me viktimat, nëse nuk trajtohen edhe shkaqet dhe sjelljet e dhunuesve, duke theksuar rëndësinë e ndryshimit të mendësive dhe ndërprerjes së ciklit të dhunës në shoqëri.
“Siguria dhe mbështetja e viktimave duhet të jetë qenësore dhe e pa kompromis, përderisa kryerësit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar. Mirëpo, nuk mjafton tashmë të punohet vetëm me viktimën, përderisa kryerësi i dhunës mbetet me mendësinë e njëjtë dhunuese dhe vazhdon ciklin e dhunës. Prandaj, Kosova ka parë të domosdoshme që ta luftoj dhunën edhe nga ana tjetër, ajo e dhunuesit, sepse vetëm një burrë i lig, i dobët, ngre dorë mbi një grua, e aq më pak mbi gruan e tij”, deklaroi Ministrja Gërvalla.
Ministrja Gërvalla rikujtoi se raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2022 kishte evidentuar mungesën e programeve të standardizuara për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave në Kosovë, ndërsa sot Programi Kombëtar po zbatohet me sukses në Burgun e Dubravës dhe, me certifikimin e gjeneratës së dytë të fasilitatorëve, do të shtrihet në të gjitha qendrat korrektuese të Kosovës.
“Prandaj u ndërmorën hapa drejt adresimit të rekomandimeve të këtij Raporti duke hartuar Programin e parë Kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave.”, tha Ministrja Gërvalla.
Ministrja Gërvalla përgëzoi 16 fasilitatorët e certifikuar për gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre në marrjen e këtij roli të rëndësishëm, duke theksuar se puna e tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e grave, fëmijëve dhe shoqërisë në përgjithësi.
“ Ju do të punoni në rrethana jo gjithmonë të lehta, prandaj nga ju presim që këtë program ta zbatoni me përgjegjësi të lartë dhe në çdo sesion të keni në mendje sigurinë dhe mirëqenien e viktimave dhe të mbarë shoqërisë sonë. Uroj të ndiheni krenarë që përmes punës dhe angazhimit tuaj do të kontribuoni në ndryshimin që shoqëria jonë ka aq shumë nevojë ta shohë dhe ta ndjejë duke ndikuar që gratë të jetojnë pa dhunë dhe fëmijët të rriten në ambiente të sigurta e të ngrohta”, tha Ministrja Gërvalla.
Për mbështetjen dhe përkrahjen në këtë proces, Ministrja Gërvalla falënderoi Këshillin e Evropës, duke bërë të ditur se progresi i arritur në këtë fushë do të prezantohet edhe në konferencën ndërkombëtare të Këshillit të Evropës që do të mbahet në Budapest.
Në fund, Ministrja Gërvalla ritheksoi se luftimi i dhunës ndaj grave mbetet përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të vazhdueshëm mund të ndërtohet një shoqëri ku gratë dhe vajzat jetojnë me dinjitet, siguri dhe pa dhunë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Luan Haradinaj
Pristina
10000
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 16:00 |
| Tuesday | 08:00 - 16:00 |
| Wednesday | 08:00 - 16:00 |
| Thursday | 08:00 - 16:00 |
| Friday | 08:00 - 16:00 |
