Agjencia Kosovare e Privatizimit

Directions Website Contact the organization

Agjencia Kosovare e Privatizimit Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me ligjin Nr. 04/L-034

Agjencia është e vendosur për të trajtuar me shpejtësi ndikimet substanciale negative ekonomike dhe sociale
si dhe nxitjen e investimeve në Ndërmarrjet Shoqërore, përmes autorizimeve të gjëra publike administrative
që i ka Agjencia Kosovare e Privatizimit mbi këto ndërmarrje dhe asete, duke përfshirë, por pa u kufizuar,
mandatin dhe autoritetin për sh*tjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve tek investitorët
privatë, ose likuidimin e tyre përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

KOMUNIKATË PËR MEDIAAGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SH*TJES SË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT NR. 76PRI...
04/11/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALLI REZULTATET E SH*TJES SË ASETEVE PËRMES LIKUIDIMIT NR. 76

PRISHTINË – Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë zyrtare të hapjes së ofertave për sh*tjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 76, ku shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore të përfshira në këtë proces.

Ceremonia u zhvillua në “Sallën e Konferencave” të Hotelit Grand në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. Në prani të investitorëve, përfaqësuesve të mediave dhe publikut të gjerë u bë dorëzimi i ofertave, hapja publike e tyre dhe publikimi i rezultateve. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt edhe në faqen zyrtare të Agjencisë: www.pak-ks.org, duke mundësuar ndjekjen në kohë reale për të gjithë qytetarët e interesuar.

Për 23 asetet për të cilat u pranuan oferta, konkurruan 78 ofertues dhe vlera totale e ofertave më të larta arriti në 1,844,957 euro.

Lista e plotë e rezultateve të ofertave është publikuar në ueb-faqen zyrtare të AKP-së: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,106

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, vepron në të gjithë territorin e vendit dhe ka mandat të plotë për sh*tjen ose bartjen e aseteve dhe ndërmarrjeve shoqërore te investitorët privatë, përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe efikas.

04/11/2026

AKP sot pranon ofertat për sh*tje të aseteve përmes likuidimit nr. 76

Agjencia Kosovare e Privatizimit sot mban ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve për asetet që janë në sh*tje përmes Likuidimit nr. 76 (ShAL 76).

Pranimi i ofertave do të bëhet në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

Transmetimi i drejtpërdrejt i dorëzimit të ofertave, hapjes dhe shpalljes së çmimeve më të larta realizohet përmes web faqes zyrtare të AKP-së.

FTESË PËR MEDIA AKP nesër pranon ofertat për sh*tje të aseteve përmes likuidimit nr. 76 Agjencia Kosovare e Privatizimit...
03/11/2026

FTESË PËR MEDIA

AKP nesër pranon ofertat për sh*tje të aseteve përmes likuidimit nr. 76


Agjencia Kosovare e Privatizimit, nesër (datë 04.11.2026) mban ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve për asetet që janë në sh*tje përmes Likuidimit nr. 76 (ShAL 76).

Pranimi i ofertave do të bëhet në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.

Mediat janë të ftuara ta përcjellin gjithë ceremoninë e pranimit, hapjes së ofertave dhe shpalljes së çmimeve më të larta, ndërsa transmetimi i drejtpërdrejt realizohet përmes web faqes zyrtare të AKP-së.

Ndërmarrja Shoqërore “INEX – Malet e Sharrit” | Qendra e Skijimit Brezovicë (Nën Administrim Direkt nga AKP)Shpallë konk...
01/11/2026

Ndërmarrja Shoqërore “INEX – Malet e Sharrit” | Qendra e Skijimit Brezovicë (Nën Administrim Direkt nga AKP)

Shpallë konkurs për plotësimin e vendeve të punës:

Specialist I Lartë I Mirëmbajtjes së Teleferikëve dhe Skiliftëve (X1);
Specialist i IT-së për Mirëmbajtjen e Sistemit DAG System dhe ERP (X1).

Kontrata: Sezonale, 6 muaj me mundësi vazhdimi.
Afati i aplikimit: Deri më 06.11.2026 | Ora: 10:00

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]

Specialist i Lartë i Mirëmbajtjes së Teleferikëve dhe Skiliftëve

Përshkrimi i vendit të punës:
Qendra e Skijimit Brezovica kërkon një specialist të lartë përgjegjës për gjendjen teknike, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të teleferikëve dhe skiliftëve gjatë sezonit.

Përgjegjësitë
Inspektimi dhe identifikimi i dështimeve: inspektime ditore, javore dhe sezonale të komponentëve mekanikë, elektrikë dhe të sistemit të frenimit; diagnostikimi i dështimeve dhe konsumimit; vlerësimi i rrezikut dhe vendimi për ndalimin e pajisjes.

Servisimi dhe mirëmbajtja: programi i servisimit parandalues, riparimet dhe ndërhyrjet urgjente, lubrifikimi, kalibrimi dhe rregullimi.
Ndërrimi i pjesëve, montimi dhe çmontimi: ndërrimi i pjesëve të konsumuara ose të dëmtuara (kabllot, rrotat, kushinetat, motorët, sistemet e tensionimit); montimi dhe çmontimi i komponentëve; përgatitja e sistemeve për fillimin dhe mbylljen e sezonit; mbikëqyrja e punëtorëve dhe kontraktorëve.
Siguria dhe përputhshmëria: zbatimi i rregulloreve dhe standardeve të sigurisë; sigurimi i inspektimeve dhe certifikimeve të kërkuara; raportimi dhe hetimi i incidenteve.

Dokumentimi dhe raportimi: regjistrat e mirëmbajtjes, inventari i pjesëve rezervë, raportet periodike te menaxhmenti.

Udhëheqja dhe bashkëpunimi: koordinimi dhe trajnimi i teknikëve dhe operatorëve; këshillimi i menaxhmentit për përmirësime teknike.

Kualifikimet e kërkuara
Arsim i lartë në inxhinieri mekanike, elektrike, mekatronikë ose fushë të ngjashme
Përgatitje profesionale dhe certifikime përkatëse në fushën e transportit me kabllo
Përvojë e dëshmuar në inspektimin, servisimin, montimin dhe çmontimin e teleferikëve dhe skiliftëve: [numri] vjet
Njohje e thellë e standardeve të sigurisë; aftësi për punë në terren në kushte malore
Aftësi udhëheqëse, organizative dhe komunikuese

Kushtet e kontratës
Kontratë sezonale 6 muaj me mundësi vazhdimi, duke filluar më [data]. Secila palë mund ta ndërpresë kontratën me njoftim paraprak me shkrim prej [numri] ditësh. Paga dhe përfitimet: [sipas marrëveshjes].

Specialist i IT-së për Mirëmbajtjen e Sistemit DAG dhe ERP

Përshkrimi i vendit të punës
Qendra e Skijimit Brezovica kërkon një specialist të IT-së për mirëmbajtjen e Sistemit DAG dhe të sistemit ERP. Sistemi DAG përdoret për sh*tjen e skipass-eve dhe biletave, kontrollin e hyrjeve përmes rampave dhe infrastrukturën e rrjetit, me funksionim të qëndrueshëm, të sigurt dhe të pandërprerë gjatë sezonit.

Përgjegjësitë kryesore
Mirëmbajtja e Sistemit DAG: administrimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e përditshme; përditësimi i softuerit, produkteve, tarifave dhe parametrave; monitorimi i performancës dhe identifikimi i dështimeve.

Mirëmbajtja e sistemit ERP: administrimi i sistemit ERP, përdoruesve dhe të drejtave të qasjes; mbështetja e moduleve (financa, sh*tje, inventar, blerje); integrimi i të dhënave me Sistemin DAG; përditësimet dhe kopjet rezervë.

Sh*tja e skipass-eve dhe biletave: mirëmbajtja e pikave të sh*tjes; menaxhimi i pajisjeve për lëshimin, leximin dhe aktivizimin e skipass-eve dhe biletave; zgjidhja e problemeve në sh*tje; kontrolli i raporteve dhe i integritetit të të dhënave.
Rampat dhe kontrolli i hyrjeve: inspektimi dhe diagnostikimi i rampave dhe lexuesve; servisimi, kalibrimi dhe ndërrimi i pjesëve; ndërhyrje urgjente në terren.

Rrjeti dhe infrastruktura IT: administrimi dhe mirëmbajtja e LAN, WiFi dhe lidhjeve mes malit dhe bazës; monitorimi i serverëve dhe pajisjeve rrjetore.
Siguria dhe vazhdimësia: mbrojtja e sistemeve dhe të dhënave; kopjet rezervë dhe plani i rikuperimit; zbatimi i politikave të mbrojtjes së të dhënave.
Dokumentimi dhe bashkëpunimi: dokumentacioni teknik dhe regjistrat e defekteve; koordinimi me furnizuesin e DAG dhe ekipet operative; raportet periodike te menaxhmenti.

Kualifikimet e kërkuara
Arsim i lartë në shkenca kompjuterike, IT, inxhinieri elektrike ose fushë të ngjashme
Përvojë e dëshmuar në mirëmbajtjen e sistemeve të biletimit, kontrollit të qasjes ose sistemeve të ngjashme:
Përvojë në administrimin ose mbështetjen e sistemeve ERP
Njohje e mirë e rrjeteve (TCP/IP, switching, routing, WiFi, VPN), bazave të të dhënave dhe serverëve
Aftësi në diagnostikimin e defekteve të harduerit dhe softuerit; gatishmëri për punë në terren dhe ndërhyrje urgjente.
Gjuha angleze (e preferueshme); punë në ekip dhe aftësi komunikuese

Kushtet e kontratës
Kontratë sezonale 6 muaj me mundësi vazhdimi, duke filluar më [data]. Secila palë mund ta ndërpresë kontratën me njoftim paraprak me shkrim prej [numri] ditësh. Paga dhe përfitimet: [sipas marrëveshjes].

SHPALLJE PUBLIKE – FTESË PËR OFERTË Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në kuadër të N.SH. “Urata” – Prishtinë, shpa...
31/10/2026

SHPALLJE PUBLIKE – FTESË PËR OFERTË

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në kuadër të N.SH. “Urata” – Prishtinë, shpall ftesë për furnizimin me 25 tableta profesionale me ekran 12.0–12.4 inç, 5G, GPS/GNSS dhe mbështetje për stilolaps digjital, për përgatitjen e raporteve të vizitave në terren në SIM-AKP. Çdo ofertë duhet të provojë përputhshmërinë teknike me dokumentet e tenderit.

Objekti - 25 tableta 12.0–12.4 inç, 5G/GPS + stilolaps + aksesorë, SIM-AKP;

Procedura - Blerje ofertuese me shpallje publike, sipas Rregullores nr. 04/2025;

Vlera e parashikuar - Deri në 20,000.00 € për furnizimin e përgjithshëm;

Kriteri i dhënies - Çmimi më i ulët ndër ofertat e përgjegjshme;

Afati i furnizimit - Jo më shumë se 30 ditë kalendarike nga nënshkrimi i kontratës;
Garancia - Së paku 24 muaj.

Pranimi i ofertave bëhet me datë 02.11.2026, nga ora 09:00 deri në 11:00 (pranimi fizik në këtë interval).

Hapja e ofertave bëhet me datë 02.11.2026, ora 11:15, në Zyrën Qendrore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Prishtinë.

Më shumë detaje gjeni në linkun:https://pak-ks.org/desk/inc/media/BFA4AB0A-061F-4558-90D7-C634859F374C.pdf, apo vizitoni web faqen e AKP-së: https://pak-ks.org/page.aspx?id=1,34

KOMUNIKATË PËR MEDIABordi i Drejtorëve të AKP-së mbajti mbledhjen e rregulltBordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të P...
30/10/2026

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Bordi i Drejtorëve të AKP-së mbajti mbledhjen e rregullt

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për përmbushjen e mandatit të saj.
Duke qenë se është duke u afruar sezoni dimëror dhe në mënyrë që të përmirësohen kushtet tek NSh “Inex Sharr Planina” – Qendra e Skijimit Brezovica, Bordi morri vendim për blerjen dhe instalimin e pajisjes “Baby Ski Lift”, investim ky që synon krijimin e kushteve për mësimin e skijimit nga fëmijët dhe fillestarët.
Sa i përket sh*tjeve me tender publik Bordi në pajtim me mandatin e tij po ashtu vendosi për shpalljen e valës së privatizimit ShAL 77 me 87 asete. Duke respektuar kërkesat e institucioneve për largim të aseteve nga valët për shkak të interesit të përgjithshëm publik, Bordi vendosi për largimin e dy aseteve nga ShAL/76, si në vijim: Njësia 01 NSh Bankkos - Lokali në Deçan dhe njësia 67 Nsh Agroprodukti Toka në Shipashnicë e Poshtme.
Sa i përket procesit të sh*tjeve direkte Bordi shqyrtoi raportet fillestare rekomanduese e që pas shqyrtimit aprovoi si të ligjshme 6 kërkesa dhe udhëzoi Menaxhmentin për vazhdim të procedurës së mëtutjeshme, kurse 14 kërkesa u refuzuan dhe 1 kërkesë u largua nga rendi i ditës për harmonizim të mëtutjeshëm. Po ashtu u miratuan 7 raporte përfundimtare të sh*tjes direkte përfshirë çmimi i sh*tjes si dhe është autorizuar vazhdimi me procedurat e përmbylljes së sh*tjes. Lidhur me sh*tjes e banesave të NSh-ve, Bordi aprovoi raportin e Komisionit, ku 1 rast ishe aprovim, 3 raste refuzime dhe 1 rast ishte jashtë kompetencave të Agjencisë.
Sa i përket qiradhënies sipas kërkesës Bordit u trajtua Raporti informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit III të aseteve të lëshuara me qira, lidhur me evidentimin e rasteve eventuale të nën-qiradhënies dhe Raportin informues mbi rezultatet e verifikimit të Grupit III të aseteve – tokave bujqësore të lëshuara me qira - evidentimi i ndërtimeve eventuale me material të fortë. Bordi po ashtu aprovoi qiradhënien direkte sipas kërkesës së Telekomit të Kosovës për asetin hapësirën afariste në Mitrovicë të Veriut, pronë e NSh “ Trepça ”.
Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, Bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSh-ve si në vijim: 1) NSh “NIN Ramiz Sadiku” PRZ017 shumë prej 54,219.17 € për 32 kreditor, 2) NSh “ KB Drenica” PRN011 në shumën totale 14,550.40 për 12 kreditor, dhe 3) NSh “Eximkos” PRN092 në shumën totale 15,638.39 € për 12 kreditor.
Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar që, në përputhje me mandatin e saj ligjor, të avancojë proceset e privatizimit, likuidimit dhe administrimit të aseteve shoqërore në mënyrë transparente, profesionale dhe në funksion të mbrojtjes së interesit publik.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të vizitojnë faqen www.pak-ks.org, të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë, apo përmes email adresës [email protected].

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), përkatësisht NSH “Inex Sharr Planina – Brezovicë”, nën administrimin e AKP-së, njofton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar se shtyhet afati për dorëzimin dhe hapjen e ofertave për procedurat e mëposhtme të prokurimit:

Takim pune midis drejtuesve të AKP-së dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së:Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z....
30/10/2026

Takim pune midis drejtuesve të AKP-së dhe menaxhmentit të lartë të RTK-së:

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z. Hekuran Nikçi, së bashku me Zëvendës drejtorin Ekzekutiv të AKP-së, z. Ibrahim Gjylderen, pritën sot në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të RTK-së, znj. Zana Spahiu, dhe Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, z. Rilind Gërvalla. Në këtë takim koordinues u diskutua rreth statusit pronësor të objekteve që shfrytëzohen nga transmetuesi publik e që janë nën administrimin e AKP-së, dhe për mundësitë ligjore e institucionale me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

NJOFTIM PËR PUBLIKIMIN E LISTAVE FILLESTARE TË PUNËTORËVEAgjencia Kosovare e Privatizimit njofton se në datat 26, 27, 28...
28/10/2026

NJOFTIM PËR PUBLIKIMIN E LISTAVE FILLESTARE TË PUNËTORËVE

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se në datat 26, 27, 28, 29 dhe 30 tetor 2026 publikohen Listat Fillestare të Punëtorëve për përfitimin e pjesës prej 20% për të gjithë ish-punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore në vijim:

NSh “INA Trgovina”, Prishtinë;
NSh “Lidhja e Kooperativave të Kosovës”, Prishtinë;
NSh “Borba” Prishtinë
KB “Trsteniku”, Drenas;
NSh “Monting Energetika” Prishtinë
NSh “Ndërmarrja për Projektime dhe Urbanizëm” Gjakovë.

Listat mund t’i gjeni në ueb-faqen zyrtare të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,76

NSH "INEX – Malet e Sharrit" Brezovicë (Nën Administrimin Direkt të AKP)FTESË PËR OFERTËPUNIME METALIKE, FURNIZIM ME PAJ...
28/10/2026

NSH "INEX – Malet e Sharrit" Brezovicë (Nën Administrimin Direkt të AKP)

FTESË PËR OFERTË

PUNIME METALIKE, FURNIZIM ME PAJISJE DHE ZËVENDËSIM I KONSTRUKSIONIT MBAJTËS TË SKI-LIFTIT

NSH "INEX – Malet e Sharrit" Brezovicë shpall ftesë për ofertë për prodhimin, furnizimin, montimin dhe ndërtimin e konstruksioneve metalike dhe pajisjeve, si dhe për zëvendësimin e konstruksionit mbajtës të ski-liftit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Ftesa u drejtohet të gjithë operatorëve ekonomikë që plotësojnë kushtet e përcaktuara në vijim.

I. Lënda e kontratës
Lënda e kontratës përfshin këto njësi:
1. Prodhimi dhe montimi i shkallëve metalike të zinkuara (21 shkallë, krahu 300 cm) me parmak mbrojtës dhe platformë 430 × 380 cm para hotelit;
2. Prodhimi dhe montimi i portës metalike 9 m × 1.2 m në hyrje të Qendrës së Skijimit në Brezovicë;
3. Prodhimi dhe montimi i shtyllave metalike 2 m për kalimin e këmbësorëve pranë portës;
4. Furnizimi dhe montimi i 20 koshave metalikë të mbeturinave me veshje druri;
5. Zëvendësimi i konstruksionit mbajtës në ski-lift.

Të gjitha punimet kryhen në mënyrë profesionale dhe cilësore, sipas dokumentacionit teknik të miratuar, standardeve dhe rregulloreve në fuqi, rregullave të sigurisë dhe kërkesave të ndërmarrjes.

Ofertat pranohen vetëm online, përmes postës elektronike të deklaruar: [email protected]. Ofertat e dorëzuara në mënyrë fizike ose me çdo mënyrë tjetër nuk shqyrtohen.

Vizita në vendin e aktivitetit bëhen çdo ditë pune, nga data 27.10.2026 – 04.11.2026, në vendin Qendra e Skijimit, Brezovicë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 05.11.2026, 10:00, në adresën elektronike: [email protected]. Hapja e ofertave bëhet me datë 06.11.2026, ora 13:00, në ambientet e ndërmarrjes.

Për sqarime shtesë, operatorët ekonomikë mund të kontaktojnë në +38348442338, në adresën [email protected], kurse më shumë detaje në lidhje me specifikimin teknik të njësive të ndara, kushtet e përgjithshme teknike, të pjesëmarrjes dhe detyrimet e ofertuesve, gjeni në web faqen e AKP-së, në linkun: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,34.

Address

Rruga “Dritan Hoxha”, Nr. 55, Lakrishtë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kosovare e Privatizimit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Agjencia Kosovare e Privatizimit:

Shortcuts

Share