Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Directions Website

Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASh

Takimi i radhës konsultativ i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetarit të Këshillit të Prindërve ...
29/10/2026

Takimi i radhës konsultativ i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, do të mbahet me prindërit e rajonit të Pejës.

E enjte, 29 tetor 2026, ora 17:30–19:00, SH.M.L.A. “Odhise Paskali”, Pejë.

Ju mirëpresim!

Sot, më 29 tetor 2026, nga ora 17:30 deri në 19:00, vazhdojmë takimet me prindërit në regjionet e Kosovës. Kësaj radhe do të takohemi me prindërit e regjionit të Pejës.
Së bashku me ministrin e Arsimit, z. Hajrulla Çeku, do të diskutojmë për Strategjinë e Arsimit Parauniversitar.

📍 Vendi: Sh.M.L.A. “Odhise Paskali”, Pejë
🕠 Ora: 17:30–19:00

Mirëpresim pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj!

Ministri Çeku bashkëbisedoi me prindërit e rajonit të Ferizajt për Strategjinë e Arsimit 2035+ dhe vizitoi Qendrën e Kom...
29/10/2026

Ministri Çeku bashkëbisedoi me prindërit e rajonit të Ferizajt për Strategjinë e Arsimit 2035+ dhe vizitoi Qendrën e Kompetencës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, kanë bashkëbiseduar me prindërit e rajonit të Ferizajt në kuadër të konsultimeve për Strategjinë e Arsimit 2035+.

Takimi ka shërbyer për të dëgjuar shqetësimet, kërkesat dhe idetë e prindërve për përmirësimin e sistemit arsimor dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen nxënësit.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, u shpreh se prindërit e mbështesin iniciativën për reformë në arsim dhe se do të japin kontributin e tyre përmes takimeve konsultative në terren.

Para takimit dhe bashkëbisedimit me prindër, ministri Çeku bashkë me drejtoreshen e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Fikrije Zymberi, vizituan Qendrën e Kompetencës në Ferizaj. Aty, ministri u mirëprit nga drejtuesit, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj qendre dhe u njoh nga afër me punën dhe programet që ofron kjo qendër në fushën e shëndetësisë, ndër to infermieri, fizioterapi, farmaci dhe laborator mjekësor.

Ministri Çeku përgëzoi angazhimin e stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe nxënësve, duke theksuar se arsimi profesional zë një vend të rëndësishëm në Strategjinë e Arsimit 2035+, në funksion të përgatitjes së të rinjve për tregun e punës.

Ai shtoi se fuqizimi i arsimit dhe aftësimit profesional është ndër prioritetet kryesore të ministrisë, andaj edhe do të investojmë në pajisjen dhe modernizimin e shkollave profesionale dhe do të forcojmë bashkëpunimin me ndërmarrjet, me synim që gjithnjë e më shumë të rinj ta shohin arsimin profesional si një zgjedhje me perspektivë për të ardhmen e tyre.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, sot do...
28/10/2026

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, sot do të mbajnë takimin konsultativ me prindërit e rajonit të Gjakovës.

E mërkurë, 28 tetor 2026, ora 17:30–19:00, Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë.

Ju mirëpresim!

Në vazhdën e takimeve rajonale me prindër anembanë Kosovës, nesër, më 28 tetor 2026, së bashku me ministrin e Arsimit, z. Hajrullah Çeku, do të jemi në Gjakovë nga ora 17:30 deri në 19:00.

Thirrja për regjistrimin e institucioneve në kuadër të Programit të Kuponëve mbetet e hapur deri më 2 nëntorMinistria e ...
28/10/2026

Thirrja për regjistrimin e institucioneve në kuadër të Programit të Kuponëve mbetet e hapur deri më 2 nëntor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fton institucionet parashkollore private, institucionet në partneritet publiko-privat dhe institucionet me bazë në komunitet, të licencuara nga MASH-i, të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin e Kuponëve.

Përmes programit, mbështetet vijimi i edukimit në fëmijërinë e hershme për fëmijët nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale. Programi mbulon pagesën për shërbimet e edukimit deri në 150 euro në muaj për fëmijë, sipas shumës së përcaktuar për komunën përkatëse, si dhe shpenzimet e transportit kur plotësohen kriteret e programit.

Institucionet duhet të kenë së paku një vend të lirë për pranimin e fëmijëve përfitues.

Edhe institucionet që aktualisht janë pjesë e programit duhet të aplikojnë, për të përditësuar të dhënat dhe për të deklaruar vendet shtesë të lira, përtej vendeve të zëna nga fëmijët që tashmë përfitojnë nga programi.

Afati i fundit për aplikim: 2 nëntor 2026

Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/597

Për informata shtesë, na kontaktoni në 038 200 65048 ose në [email protected].

_____________________________

Poziv za registraciju institucija u okviru Programa kupona ostaje otvoren do 2. novembra

Ministarstvo obrazovanja i nauke poziva privatne predškolske institucije, institucije u javno-privatnom partnerstvu i institucije sa osnovom u zajednici, licencirane od strane MON-a, da se prijave za učešće u Programu kupona.

Putem ovog programa podržava se pohađanje obrazovanja u ranom detinjstvu za decu iz porodica koje su korisnici Sheme socijalne pomoći. Program pokriva troškove usluga obrazovanja do 150 evra mesečno po detetu, u zavisnosti od iznosa utvrđenog za dotičnu opštinu, kao i troškove prevoza kada su ispunjeni kriterijumi programa.

Institucije moraju imati najmanje jedno slobodno mesto za prijem dece korisnika.

Takođe, i institucije koje su trenutno deo programa moraju se prijaviti kako bi ažurirale podatke i prijavile dodatna slobodna mesta, pored mesta koja su već zauzela deca koja već koriste pogodnosti programa.

Rok za prijavu: 2. novembar 2026. godine

Prijava se vrši putem platforme e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/597

Za dodatne informacije, kontaktirajte nas na broj 038 200 65048 ili putem imejla na [email protected].

_________________________________

The call for institutions to register for the Voucher Programme remains open until 2 November

The Ministry of Education and Science invites private preschool institutions, public-private partnership institutions and community-based institutions licensed by the Ministry to apply to participate in the Voucher Programme.

The programme supports access to early childhood education for children from families benefiting from the Social Assistance Scheme. It covers education fees of up to EUR 150 per child per month, according to the amount set for the respective municipality, as well as transport costs when the programme’s eligibility criteria are met.

Institutions must have at least one available place for a child benefiting from the programme.

Institutions that are already part of the programme must also apply to update their information and declare any additional available places, beyond those occupied by children already benefiting from the programme.

Application deadline: 2 November 2026
Applications are submitted through the e-Kosova platform: https://ekosova.rks-gov.net/597

For further information, please contact us at 038 200 65048 or [email protected].

Vazhdon në Gjilan bashkëbisedimi me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+ Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla ...
27/10/2026

Vazhdon në Gjilan bashkëbisedimi me prindërit për Strategjinë e Arsimit 2035+

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, bashkëbiseduan me prindërit e rajonit të Gjilanit për Strategjinë e Arsimit 2035+. Në këtë takim mori pjesë edhe zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu.

U diskutua për sfidat e përditshme në shkolla, shqetësimet e prindërve dhe ndryshimet që synohen dhe i duhen sistemit arsimor: nga cilësia e mësimdhënies dhe tekstet shkollore, te siguria në shkolla dhe organizimi i mësimit gjithëditor.

Ministri theksoi se prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm në përpjekjen tonë për arsim më cilësor, dhe se do t'i vazhdojmë këto takime në të gjitha rajonet, duke e bërë bashkëbisedimin me prindërit pjesë të rregullt të punës sonë.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të prindërve në identifikimin e sfidave dhe propozimin e zgjidhjeve konkrete për sistemin arsimor.

Bashkëbisedimi në Gjilan është pjesë e konsultimeve me prindërit në rajonet e Kosovës, me synimin që Strategjia e re e Arsimit 2035+ të hartohet përmes një procesi gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh nevojat dhe përvojat e nxënësve, prindërve dhe akterëve të tjerë të sistemit arsimor. Takimi i radhës do të mbahet sot në Ferizaj me prindër të rajonit të Ferizajt.

____________________________________

U Gnjilanu se nastavlja razgovor sa roditeljima o Strategiji obrazovanja 2035+

Ministar obrazovanja i nauke, Hajrulla Çeku, zajedno sa predsednikom Saveta roditelja Kosova, Besnik Dragusha, razgovarao je sa roditeljima iz regiona Gnjilana o Strategiji obrazovanja 2035+. Ovom sastanku prisustvovao je i prvi zamenik ministra obrazovanja i nauke, Përparim Kryeziu.

Razgovarano je o svakodnevnim izazovima u školama, zabrinutostima roditelja i promenama koje se planiraju i koje su potrebne obrazovnom sistemu: od kvaliteta nastave i školskih udžbenika, do bezbednosti u školama i organizacije celodnevne nastave.

Ministar je istakao da su roditelji nezamenljivi partneri u našem nastojanju za kvalitetnijim obrazovanjem, kao i da ćemo nastaviti sa ovim sastancima u svim regionima, čineći razgovor sa roditeljima redovnim delom našeg rada.

Predsednik Saveta roditelja Kosova, Besnik Dragusha, naglasio je važnost aktivnog uključivanja roditelja u identifikovanje izazova i predlaganje konkretnih rešenja za obrazovni sistem.

Razgovor u Gnjilanu deo je konsultacija sa roditeljima u regionima Kosova, sa ciljem da se nova Strategija obrazovanja 2035+ izradi kroz sveobuhvatan proces, uzimajući u obzir potrebe i iskustva učenika, roditelja i drugih aktera u obrazovnom sistemu. Naredni sastanak biće održan danas u Uroševcu sa roditeljima iz uroševačkog regiona.

_____________________________________

The dialogue with parents on the Education Strategy 2035+ continues in Gjilan

The Minister of Education and Science, Hajrulla Çeku, together with the Chairman of the Parents’ Council of Kosova, Besnik Dragusha, held a discussion with parents from the Gjilan region on the Education Strategy 2035+. The meeting was also attended by the First Deputy Minister of Education and Science, Përparim Kryeziu.

The discussion focused on the daily challenges in schools, parents’ concerns, and the changes that are needed in the education system: from the quality of teaching and school textbooks, to safety in schools and the organization of full-day learning.

The Minister emphasized that parents are irreplaceable partners in our effort for a higher quality education, and that these meetings will continue in all regions, making dialogue with parents a regular part of our work.

The Chairman of the Parents’ Council of Kosova, Besnik Dragusha, highlighted the importance of the active involvement of parents in identifying challenges and proposing concrete solutions for the education system.

The dialogue in Gjilan is part of the consultations with parents across the regions of Kosova, with the aim that the new Education Strategy 2035+ be drafted through an inclusive process, taking into account the needs and experiences of students, parents, and other stakeholders in the education system. The next meeting will be held today in Ferizaj with parents from the Ferizaj region.

Ministri Çeku mori pjesë në ceremoninë e Ndarjes së Granteve të Fondit të Sfidave RajonaleMinistri i Arsimit dhe Shkencë...
26/10/2026

Ministri Çeku mori pjesë në ceremoninë e Ndarjes së Granteve të Fondit të Sfidave Rajonale

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në ceremoninë e Ndarjes së Granteve të Fondit të Sfidave Rajonale (RCF) në Kosovë, ku janë shpallur fituese pesë projekte në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, me vlerë të përgjithshme prej mbi dy milionë eurosh.

Në fjalën e tij, ministri Çeku shprehu mirënjohjen për Fondin e Sfidave Rajonale dhe qeverinë e Gjermanisë dhe atë Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë, duke theksuar se, pas përpjekjeve për zgjerimin e qasjes në arsim, prioritet kryesor është ngritja e cilësisë dhe përafrimi i programeve arsimore me nevojat e tregut të punës.

Ai njoftoi se, Ministria e Arsimit ka nisur punën për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+, përmes së cilës synohet të përcaktohet drejtimi i reformave për dekadën e ardhshme. Arsimi dhe aftësimi profesional zënë një vend të rëndësishëm në Strategjinë e re, me synimin që të rinjtë të fitojnë profesione, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

Ministri Çeku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe bizneseve, duke theksuar se synim i Ministrisë është që përvojat e suksesshme të projekteve të mbështetura të bëhen pjesë e qëndrueshme e sistemit arsimor.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, theksoi rëndësinë e investimit dhe gatishmërinë e shtetit gjerman për të ndarë përvojën e saj në arsimin dhe aftësimin profesional. Ai vlerësoi se zhvillimi i këtij sistemi do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ndërsa, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, theksoi nevojën që institucionet vendore ta udhëheqin dhe ta vazhdojnë procesin e reformave, bizneset të përfshihen aktivisht në aftësimin e të rinjve, ndërsa programet e trajnimit të përgatiten edhe për zhvillimet në inteligjencën artificiale.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vlerësuar se investimet në arsimin dhe aftësimin profesional kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Ai ka bërë të ditur se, përmes Qendrës për Arsim Dual, Oda Ekonomike e Kosovës ka ndërmjetësuar përfshirjen e më shumë se 2,500 nxënësve në biznese të ndryshme, në bashkëpunim me shkollat profesionale në disa komuna të Kosovës.

Pesë projektet e përzgjedhura në kuadër të thirrjes së katërt të RCF-së përfshijnë programe në teknologjinë e informacionit, elektronikë, siguri kibernetike, inteligjencë artificiale, zhvillim të softuerëve, teknologji ushqimore, bioteknologji dhe aftësim sportiv. Ndërsa përfitues janë Cacttus Education, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë i Universitetit të Prishtinës, Flutura Academy, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe UBT – Kolegji Ndërkombëtar për Biznes dhe Teknologji, në bashkëpunim me bizneset partnere.

Pas katër thirrjeve, Fondi i Sfidave Rajonale ka mbështetur gjithsej 21 projekte në Kosovë, me rreth 9.8 milionë euro grante të alokuara. Sipas të dhënave të prezantuara në ceremoni, në këto projekte janë përfshirë 73 kompani partnere, të cilat, në bashkëpunim me institucionet arsimore, kanë zhvilluar 28 programe të trajnimit bashkëpunues, me synimin për të aftësuar afro 3 mijë studentë.

___________________________________

Ministar Çeku učestvovao na ceremoniji dodele grantova Regionalnog fonda za izazove

Ministar obrazovanja i nauke, Hajrulla Çeku, učestvovao je na ceremoniji dodele grantova Regionalnog fonda za izazove (RCF) na Kosovu, gde je proglašeno pet pobedničkih projekata u oblasti obrazovanja i profesonalnog osposobljavanja, ukupne vrednosti od preko dva miliona evra.

U svom govoru, ministar Çeku je izrazio zahvalnost Regionalnom fondu za izazove i vladama Nemačke i Švajcarske na kontinuiranoj podršci u razvoju obrazovanja i profesionalnog osposobljavanja na Kosovu, istakavši da je, nakon napora da se proširi pristup obrazovanju, glavni prioritet podizanje kvaliteta i usklađivanje obrazovnih programa sa potrebama tržišta rada.

On je saopštio da je Ministarstvo obrazovanja započelo rad na izradi Strategije obrazovanja 2035+, putem koje se nastoji utvrditi pravac reformi za narednu deceniju. Obrazovanje i profesionln osposobljavanje zauzimaju značajno mesto u novoj Strategiji, sa ciljem da mladi steknu zanimanja, razviju praktične veštine i izgrade svoju budućnost na Kosovu.

Ministar Çeku je ocenio važnost saradnje između obrazovnih institucija i privrede, naglasivši da je cilj Ministarstva da uspešna iskustva podržanih projekata postanu održivi deo obrazovnog sistema.

Ambasador Nemačke na Kosovu, Rainer Rudolph, istakao je važnost ulaganja i spremnost nemačke države da podeli svoje iskustvo u oblasti obrazovanja i profesionalnog osposobljavanja. On je ocenio da će razvoj ovog sistema pomoći Kosovu na putu ka Evropskoj uniji. S druge strane, ambasadorka Švajcarske na Kosovu, Anne-Lise Cattin Hennin, naglasila je potrebu da domaće institucije vode i nastave proces reformi, da se privreda aktivno uključi u osposobljavanje mladih, kao i da se programi obuke pripreme i za dostignuća u oblasti veštačke inteligencije.

U međuvremenu, predsednik Privredne komore Kosova, Lulzim Rafuna, ocenio je da investicije u obrazovanje i profesionalno osposobljavanje imaju poseban značaj za ekonomski razvoj i pripremu mladih za tržište rada. On je obavestio da je, posredstvom Centra za dualno obrazovanje, Privredna komora Kosova posredovala u uključivanju više od 2.500 učenika u različite kompanije, u saradnji sa profesipnalne škole u nekoliko opština na Kosovu.

Pet odabranih projekata u okviru četvrtog poziva RCF-a obuhvataju programe u oblastima informacione tehnologije, elektronike, kibernetičke bezbednosti, veštačke inteligencije, razvoja softvera, prehrambene tehnologije, biotehnologije i sportske obuke. Korisnici grantova su: Cacttus Education, Fakultet poljoprivrede i veterine Univerziteta u Prištini, Flutura Academy, Kosovski olimpijski fakultet i UBT – Međunarodni koleđ za biznis I tehnologiju, u saradnji sa partnerskim preduzećima.

Nakon četiri poziva, Regionalni fond za izazove podržao je ukupno 21 projekat na Kosovu, sa dodeljenim grantovima u iznosu od oko 9,8 miliona evra. Prema podacima predstavljenim na ceremoniji, u ove projekte je uključeno 73 partnerske kompanije koje su, u saradnji sa obrazovnim institucijama, razvile 28 programa zajedničke obuke, sa ciljem osposobljavanja blizu 3 hiljade studenata i učenika.

____________________________________

Minister Çeku participated in the Grant Award Ceremony of the Regional Challenge Fund

The Minister of Education and Science, Hajrulla Çeku, took part in the Grant Award Ceremony of the Regional Challenge Fund (RCF) in Kosova, where five projects in the field of education and vocational training were announced as winners, with a total value of over two million euros.

In his speech, Minister Çeku expressed gratitude to the Regional Challenge Fund and the governments of Germany and Switzerland for their continuous support in the development of education and vocational training in Kosova, emphasizing that after efforts to expand access to education, the main priority is raising quality and aligning educational programs with labor market needs.

He announced that the Ministry of Education has begun work on drafting the Education Strategy 2035+, through which the direction of reforms for the next decade will be defined. Vocational education and training hold an important place in the new Strategy, aiming to enable young people to acquire professions, develop practical skills, and build their future in Kosovo.

Minister Çeku highlighted the importance of cooperation between educational institutions and businesses, stressing that the Ministry’s goal is to ensure that the successful experiences of supported projects become a sustainable part of the education system.

The German Ambassador to Kosova, Rainer Rudolph, underlined the importance of investment and Germany’s readiness to share its experience in education and vocational training. He noted that the development of this system will assist Kosova on its path toward the European Union. Meanwhile, the Swiss Ambassador to Kosova, Anne-Lise Cattin Hennin, emphasized the need for local institutions to lead and continue the reform process, for businesses to actively engage in training young people, and for training programs to also prepare for developments in artificial intelligence.

The President of the Kosovo Chamber of Commerce, Lulzim Rafuna, stressed that investments in education and vocational training are of particular importance for economic development and preparing young people for the labor market. He noted that through the Dual Education Center, the Kosova Chamber of Commerce has facilitated the inclusion of more than 2,500 students in various businesses, in cooperation with vocational schools in several municipalities of Kosova.

The five projects selected under the fourth call of the RCF include programs in information technology, electronics, cybersecurity, artificial intelligence, software development, food technology, biotechnology, and sports training. The beneficiaries are Cacttus Education, the Faculty of Agriculture and Veterinary Medicine of the University of Prishtina, Flutura Academy, the Kosovo Olympic Committee, and UBT – International College for Business and Technology, in cooperation with partner businesses.

After four calls, the Regional Challenge Fund has supported a total of 21 projects in Kosova, with around 9.8 million euros in allocated grants. According to the data presented at the ceremony, 73 partner companies have been involved in these projects, which, in cooperation with educational institutions, have developed 28 collaborative training programs, aiming to train nearly 3,000 students.

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentoreMinistria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrjet për mbështetjen fina...
26/10/2026

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrjet për mbështetjen financiare të studentëve, sipas skemave në vijim:

– Bursa elitare për studentët e universiteteve publike (baçelor dhe master) dhe studentët me aftësi të kufizuar – 1000 euro;

– Bursa për vajza në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) – 1000 euro;

– Bursa për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian – 1000 euro;

– Bursat për studentët e nivelit baçelor jashtë vendit – deri në 5000 euro;

– Bursat për studentët e nivelit master jashtë vendit – deri në 7000 euro.

MASh mbetet e përkushtuar në motivimin e të rinjve dhe ofrimin e kushteve për studim e zhvillim akademik. Investimi në zhvillimin e kuadrove të reja është esencë e zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë.

Ftojmë të gjithë kandidatët e kualifikuar të shqyrtojnë kriteret përkatëse dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara përmes platformës e-Kosova, në linqet e publikuara më poshtë.

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarje-te-bursave-elitare-per-studentet-e-universiteteve-publike-ne-programet-bacelor-dhe-master-dhe-studenteve-me-aftesi-te-kufizuar-ne-vitin-akademik-2026-2027/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-e-nivelit-bachelor-jashte-vendit-2/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-e-nivelit-master-jashte-vendit/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-ne-fushat-e-shkences-teknologjise-inxhinierise-dhe-matematikes-apo-stem-te-arsimit-te-larte-ne-kosove-2/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-mbeshtetje-financiare-per-studentet-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian-3/

_____________________________________

MON otvara pozive za 5 šema studentskih stipendija

Ministarstvo obrazovanja i nauke objavljuje pozive za finansijsku podršku studentima, prema sledećim šemama:

- Elitne stipendije za studente javnih univerziteta (osnovne i master studije) i studente sa invaliditetom– 1000 evra;

- Stipendije za devojke u STEM (nauka, tehnologija, inženjerstvo i matematika) – 1000 evra;

- Stipendije za studente iz romske, aškalijske i egipćanske zajednice – 1000 evra;

- Stipendije za studente na nivou osnovnih studija u inostranstvu – do 5000 evra;

- Stipendije za studente na nivou master studija u inostranstvu – do 7000 evra.

MON ostaje posvećen motivisanju mladih i pružanju uslova za studiranje i akademski razvoj. Ulaganje u razvoj mladih kadrova predstavlja suštinu opšteg razvoja društva.

Pozivamo sve kvalifikovane kandidate da razmotre odgovarajuće kriterijume i apliciraju u utvrđenim rokovima putem platforme e-Kosova, na dole objavljenim linkovima.

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarje-te-bursave-elitare-per-studentet-e-universiteteve-publike-ne-programet-bacelor-dhe-master-dhe-studenteve-me-aftesi-te-kufizuar-ne-vitin-akademik-2026-2027/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-e-nivelit-bachelor-jashte-vendit-2/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-e-nivelit-master-jashte-vendit/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-ne-fushat-e-shkences-teknologjise-inxhinierise-dhe-matematikes-apo-stem-te-arsimit-te-larte-ne-kosove-2/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-mbeshtetje-financiare-per-studentet-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian-3/

__________________________________

MES Opens Calls for 5 Student Scholarship Schemes

The Ministry of Education and Science announces calls for financial support to students, under the following schemes:

• Elite scholarships for students of public universities (bachelor and master) and students with disabilities – €1,000;

• Scholarships for girls in STEM (Science, Technology, Engineering, and Mathematics) – €1,000;

• Scholarships for students from Roma, Ashkali, and Egyptian communities – €1,000;

• Scholarships for bachelor-level students abroad – up to €5,000;

• Scholarships for master-level students abroad – up to €7,000.

MES remains committed to motivating young people and providing conditions for study and academic development. Investing in the development of new cadres is essential for the overall progress of society.

We invite all qualified candidates to review the respective criteria and apply within the set deadlines through the e-Kosova platform, at the links published below.

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarje-te-bursave-elitare-per-studentet-e-universiteteve-publike-ne-programet-bacelor-dhe-master-dhe-studenteve-me-aftesi-te-kufizuar-ne-vitin-akademik-2026-2027/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-e-nivelit-bachelor-jashte-vendit-2/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-e-nivelit-master-jashte-vendit/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-ne-fushat-e-shkences-teknologjise-inxhinierise-dhe-matematikes-apo-stem-te-arsimit-te-larte-ne-kosove-2/

https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-mbeshtetje-financiare-per-studentet-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian-3/

Takimi konsultativ i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku dhe kryetarit të Prindërve të Kosovës, Besnik Drag...
26/10/2026

Takimi konsultativ i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku dhe kryetarit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha me prindërit e rajonit të Ferizajt mbahet të martën,27 tetor 2026, ora 17:30–19:00, Salla e Kuvendit Komunal, Ferizaj.

Ju mirëpresim!

_________________________________

Konsultativni sastanak ministra obrazovanja i nauke, Hajrulla Çeku i predsednika Saveta roditelja Kosova, Besnik Dragusha sa roditeljima regiona Uroševca održava se u utorak, 27. oktobra 2026, ora 17:30–19:00, Sali Skupštine Uroševac.

Dobro došli!

________________________________

The consultative meeting of the Minister of Education and Science, Hajrulla Çeku, and the Chairman of the Parents’ Council of Kosovo, Besnik Dragusha, with parents from the Ferizaj region will be held on Tuesday, October 27, 2026, from 17:30–19:00, at the Municipal Assembly Hall, Ferizaj.

We look forward to welcoming you!

Nesër, më 27 tetor 2026, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Hajrulla Çeku, do të takohemi me prindërit e rajonit të Ferizajt për të vazhduar bashkëbisedimin për hartimin e Strategjisë së Arsimit Parauniversitar 2035+.
Ftojmë prindërit e Ferizajt dhe të komunave përreth të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e arsimit parauniversitar.
📍 Salla e Kuvendit Komunal, Ferizaj
🕠 Ora 17:30–19:00
Ju mirëpresim!

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Këshilli i Prindërve të Kosovës ftojnë prindërit e rajonit të Gjilanit në një bashk...
24/10/2026

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Këshilli i Prindërve të Kosovës ftojnë prindërit e rajonit të Gjilanit në një bashkëbisedim me ministrin Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha.

Takimi do të jetë një mundësi për të ndarë shqetësimet, propozimet dhe pritjet tuaja për arsimin.

Ju mirëpresim më 26 tetor 2026, e hënë, në ora 17:30–19:00, në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.

_____________________________________

Ministarstvo obrazovanja i nauke i Savet roditelja Kosova pozivaju roditelje regiona Gnjilane na razgovor sa ministrom Hajrulla Çeku i predsednikom Saveta roditelja Kosova, Besnik Dragusha.

Sastanak će biti prilika za razmenu vaše zabrinutosti, predloga i očekivanja u vezi sa obrazovanjem.

Dobro došli dana 26. oktobra 2026, u ponedeljak, od 17:30–19:00 časova, na Univerzitet u Gnjilane “Kadri Zeka”.

______________________________________

The Ministry of Education and Science and the Parents’ Council of Kosovo invite parents from the Gjilan region to an open discussion with Minister Hajrulla Çeku and the Chairman of the Parents’ Council of Kosovo, Besnik Dragusha.

The meeting will be an opportunity to share your concerns, proposals, and expectations for education.

We look forward to welcoming you on Monday, October 26, 2026, from 17:30–19:00, at the University of Gjilan “Kadri Zeka.”

Të hënën, më 26 tetor 2026, nga ora 17:30, së bashku me ministrin e Arsimit, z. Hajrulla Çeku, do të jemi në Gjilan për të vazhduar diskutimin me prindërit.
I ftojmë prindërit e rajonit të Gjilanit të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre në hartimin e Strategjisë së Arsimit Parauniversitar 2035+.
Takimi do të mbahet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Zëvendësministri Kryeziu në Bruksel takoi komisioneren Zaharieva dhe ministrin irlandez LawlessGjatë qëndrimit në Brukse...
24/10/2026

Zëvendësministri Kryeziu në Bruksel takoi komisioneren Zaharieva dhe ministrin irlandez Lawless

Gjatë qëndrimit në Bruksel, në kuadër të Takimit Ministror të Platformës Drejtuese të Ballkanit Perëndimor për Kërkim Shkencor dhe Inovacion, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, zhvilloi takime me komisioneren e Bashkimit Evropian për Start-ups, Kërkim dhe Inovacion, Ekaterina Zaharieva, dhe ministrin e Irlandës për Arsimin e Mëtejshëm dhe të Lartë, Hulumtim, Inovacion dhe Shkencë, James Lawless.

Në takimin me komisioneren Zaharieva, të cilin zëvendësministri e mbajti bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe rritja e pjesëmarrjes së hulumtuesve, universiteteve dhe bizneseve inovative në programet evropiane.

Zëvendësministri Kryeziu theksoi se një nga objektivat kryesore të strategjisë së re të arsimit do të jetë pikërisht konsolidimi i kornizës institucionale për hulumtim dhe ngritja e kapaciteteve të hulumtuesve për të konkurruar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë që ka përmirësimi i pjesëmarrjes së Kosovës në Horizon Europe dhe integrimi sa më i gjerë në rrjetet evropiane të shkencës dhe hulumtimit, si dhe paraqiti planet për themelimin e Fondit të Shkencës, si mekanizëm qendror për nxitjen dhe mbështetjen e hulumtimit shkencor.

Ndërkaq, në takimin bilateral me ministrin e Irlandës për Arsimin e Mëtejshëm dhe të Lartë, Hulumtim, Inovacion dhe Shkencë, James Lawless, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e arsimit dhe për mundësitë për thellimin e partneritetit dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave, veçanërisht në financimin e hulumtimit, krijimin e mekanizmave që lidhin universitetet dhe institutet kërkimore me industrinë, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie dhe nxënie në arsimin e lartë.

___________________________________

Zamenik ministra Kryeziu u Briselu se sastao sa komesarkom Zaharieva i irskim ministrom Lawless

Tokom boravka u Briselu, u okviru Ministarskog sastanka Upravljačke platforme Zapadnog Balkana za naučna istraživanja i inovacije, zamenik ministra obrazovanja, Përparim Kryeziu, održao je sastanke sa komesarkom Evropske unije za Start-ups, Istraživanje i inovacije, Ekaterina Zaharieva, i ministrom Irske za dalje i visoko obrazovanje, istraživanje, inovacije i nauku, James Lawless.

Na sastanku sa komesarkom Zaharieva, koji je zamenik ministra održao zajedno sa ministarkom industrije, preduzetništva, trgovine i inovacija, Mimoza Kusari-Lila, u fokusu razgovora bila je saradnja sa Evropskom unijom i povećanje učešća istraživača, univerziteta i inovativnih preduzeća u evropskim programima.

Zamenik ministra Kryeziu je naglasio da će jedan od glavnih ciljeva nove strategije obrazovanja biti upravo konsolidacija institucionalnog okvira za istraživanje i podizanje kapaciteta istraživača za takmičenje na nacionalnom i međunarodnom nivou.

On je takođe podvukao važnost poboljšanja učešća Kosova u Horizon Europe i što šire integracije u evropske mreže nauke i istraživanja, kao i predstavio planove za osnivanje Fonda za nauku, kao centralnog mehanizma za podsticanje i podršku naučnom istraživanju.

U međuvremenu, na bilateralnom sastanku sa ministrom Irske za dalje i visoko obrazovanje, istraživanje, inovacije i nauku, James Lawless, razgovarano je o dosadašnjoj saradnji u oblasti obrazovanja i mogućnostima za produbljivanje partnerstva i povećanje razmene iskustava, posebno u finansiranju istraživanja, stvaranju mehanizama koji povezuju univerzitete i istraživačke institute sa industrijom, kao i primeni veštačke inteligencije u nastavi i učenju u visokom obrazovanju.

____________________________________

Deputy Minister Kryeziu in Brussels met Commissioner Zaharieva and Irish Minister Lawless

During his stay in Brussels, within the framework of the Ministerial Meeting of the Western Balkans Steering Platform on Research and Innovation, the Deputy Minister of Education and Science, Përparim Kryeziu, held meetings with the European Union Commissioner for Start-ups, Research and Innovation, Ekaterina Zaharieva, and the Irish Minister for Further and Higher Education, Research, Innovation and Science, James Lawless.

In the meeting with Commissioner Zaharieva, which the Deputy Minister attended together with the Minister of Industry, Entrepreneurship, Trade and Innovation, Mimoza Kusari-Lila, the focus of the discussion was cooperation with the European Union and increasing the participation of researchers, universities, and innovative businesses in European programs.

Deputy Minister Kryeziu emphasized that one of the main objectives of the new education strategy will be precisely the consolidation of the institutional framework for research and the strengthening of researchers’ capacities to compete at both national and international levels.

He also underlined the importance of improving Kosovo’s participation in Horizon Europe and achieving broader integration into European science and research networks, while presenting plans for the establishment of the Science Fund as a central mechanism to stimulate and support scientific research.

Meanwhile, in the bilateral meeting with the Irish Minister for Further and Higher Education, Research, Innovation and Science, James Lawless, discussions focused on the existing cooperation in education and the opportunities to deepen the partnership and increase the exchange of experiences, particularly in research funding, creating mechanisms that connect universities and research institutes with industry, as well as the use of artificial intelligence in teaching and learning in higher education.

Address

Str. Agim Ramdani, P. N
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Arsimit dhe Shkencës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share