Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise

Call Directions Website

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) AUV I jep përgjegjësi Qeverisë së Kosovës.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë zhvillon dhe implementon politikat e Qeverisë së Kosovës në sferën e kualitetit dhe sigurisë së ushqimit ,si dhe në sektorët e shëndetit të kafshëve dhe mirëqenjes së tyre. Qeveria e Kosovës ka deleguar AUV-në si autoritet për zbatimin e inspektimeve në fushën e sigurisë ,higjienës ,gjurmimit dhe etiketimit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë në hapësirat e përpunimit ,paketimit ,distribuimit ,sh*tjes me shumicë dhe pakicë sipas legjislacionit nacional dhe legjislacionit të harmonizuar të BE-së. Objektivat


Të siguroj monitorim dhe kontroll të sëmundjeve infektive të kafshëve ,zoonozave dhe mirëqenjes së kafshëve ,eliminimin e shpërthimeve të sëmundjeve ,aplikimin e të gjitha masave të nevojshme biologjike për parandalimin e futjes së sëmundjeve infektive dhe zoonozave në teritorin e Kosovës. Të garantoj sigurinë dhe kontrollin e ushqimit në të gjitha fazat e manovrimit me ushqim për të mbrojtur interesat e konsumatorëve .Të siguroj se ushqimi i plasuar në treg si dhe ai i cili dedikohet për eksport është në pajtim me kërkesat e sigurisë ,etiketimit dhe kërkesat tjera të detyrueshme ,të krijuara me legjislacion. Historia


Shërbimi Veterinar I Kosovës është themeluar me 1 Qershor të vitit 2000. Themelimi I Shërbimit është bazuar në Reguloren e UNMIK-ut No 2000/27 për themelimin e Departamentit të Bujqësisë në vitin 2000. Pas aprovimit të Ligjit të Veterinës më 30 Korrik 2004 Shërbimi Veterinar I Kosovës është riorganizuar në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK ).Duke u bazuar në këtë ligj është aprovuar struktura organizative dhe aktivitetet .Duke u bazuar në Ligjin për Ushqimin I cili është aprovuar në vitin 2009 AVUK është riorganizuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV).

07/11/2026

Prishtinë, 7 Nëntor 2026
KOMUNIKATË PËR MEDIA

Kontrollet laboratorike zbulojnë probleme të përsëritura me E. coli, AUV ndalon importin e produkteve nga AD Mlekarna Tetovo

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e importit të produkteve ushqimore nga stabilimenti AD Mlekarna Tetovo, Maqedonia e Veriut, si dhe largimin e tij nga lista e stabilimenteve të aprovuara për import në Republikën e Kosovës.Vendimi i datës 6 nëntor 2026 është marrë pas kontrolleve të vazhdueshme zyrtare dhe analizave laboratorike që kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur praninë e bakterit Escherichia coli (E. coli) në produktet e këtij stabilimenti, me rezultate mikrobiologjike të klasifikuara si të pakënaqshme.
Gjatë periudhës prill–tetor 2026, AUV ka raportuar 11 testime me rezultate mikrobiologjike të pakënaqshme. Analizat janë kryer nga laboratorët e AUV-së, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe laboratori Food Lab në Maqedoninë e Veriut. Produktet e testuara përfshijnë krem të bardhë, produkte të tipit urda dhe përgatitje ushqimore me yndyrë bimore, përfshirë produktet Natura Sharplaninska, Olios dhe Bianco Vacuum.

Produktet e këtij stabilimenti janë importuar në Kosovë përmes operatorëve ekonomikë Vizioni M.Z.I, Dauti Komerc dhe Delfini L.T.D, të identifikuar në dokumentacionin e kontrolleve zyrtare. Të gjitha dërgesat për të cilat kontrollet dhe analizat laboratorike kanë konstatuar rezultate të pakënaqshme janë refuzuar në pikat e kontrollit kufitar dhe nuk janë lejuar të vendosen në tregun e Republikës së Kosovës.

Në industrinë ushqimore, E. coli përdoret si tregues i rëndësishëm i higjienës së prodhimit. Prania e tij mbi kriteret mikrobiologjike të zbatueshme mund të tregojë mangësi në trajtimin e lëndës së parë, higjienën e pajisjeve, përpunimin ose kushtet sanitare të prodhimit. Largimi i AD Mlekarna Tetovo nga lista e stabilimenteve të aprovuara nënkupton se produktet e prodhuara nga ky stabiliment nuk mund të importohen më ligjërisht në Republikën e Kosovës për sa kohë që vendimi mbetet në fuqi. Kjo masë nuk kufizohet vetëm në produktet apo lotet ku janë konstatuar mospërputhje, por zbatohet ndaj të gjithë stabilimentit prodhues, pavarësisht se cili operator ekonomik kërkon t'i importojë produktet e tij. Për konsumatorët e Kosovës, kjo përbën një masë parandaluese shtesë, e cila synon të ndalojë hyrjen e produkteve nga një stabiliment që ka shfaqur probleme të përsëritura mikrobiologjike, deri në plotësimin dhe verifikimin e kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore.

AUV do të vazhdojë me kontrolle dhe analiza shtesë laboratorike, si dhe me verifikimin e gjurmueshmërisë së produkteve të këtij stabilimenti, për të përcaktuar nëse produkte të importuara më parë vazhdojnë të gjenden në depot e operatorëve, në rrjetin e shpërndarjes apo në pikat e sh*tjes në Kosovë. Kontrollet do të përfshijnë identifikimin e loteve, sasitë e importuara dhe të shpërndara, dokumentacionin e furnizimit, datat e prodhimit dhe skadencës, gjendjen e stoqeve dhe marrjen e mostrave për analiza shtesë. Në rast të konstatimit të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, AUV do të ndërmarrë masat përkatëse ligjore, përfshirë ndalimin e qarkullimit, tërheqjen nga tregu, njoftimin e konsumatorëve dhe, sipas rastit, kthimin ose asgjësimin e produkteve.

Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim dhe kërkesave për higjienën dhe kriteret mikrobiologjike të produkteve ushqimore. Për ndalimin e importit dhe largimin e stabilimentit nga lista e subjekteve të aprovuara është njoftuar zyrtarisht edhe autoriteti kompetent i Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe AUV do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara në kufi dhe në tregun e brendshëm, për të garantuar respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore nga të gjithë operatorët, vendorë dhe të huaj.
Mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve mbetet prioritet dhe asnjë produkt që nuk përmbush kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore nuk do të lejohet të hyjë apo të mbetet në tregun e Republikës së Kosovës.

04/11/2026

Prishtinë, 4 Nëntor 2026

AUV nis programin e përhershëm të survejimit dhe monitorimit të sektorit të qumështit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të Qumështit, në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit, i cili përfshin kontrolle të rregullta zyrtare dhe marrjen e mostrave në të gjithë zinxhirin e prodhimit, përpunimit, importit dhe tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij. Programi synon vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm të mbikëqyrjes së sektorit, të bazuar në vlerësimin e rrezikut, rezultatet laboratorike dhe historikun e përputhshmërisë së operatorëve me kërkesat ligjore.

Kontrolli shtrihet në të gjithë zinxhirin e qumështit dhe produkteve të qumështit, duke filluar nga ushqimi për kafshët, prodhimi i qumështit në fermë, grumbullimi dhe transporti, deri te përpunimi, paketimi, importi, shpërndarja dhe tregtimi i produkteve të gatshme. Programi përfshin si qumështin dhe produktet e prodhuara në Kosovë, ashtu edhe produktet e importuara nga jashtë vendit, duke siguruar mbikëqyrje të integruar të të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor, nga ferma deri te konsumatori.

Në kuadër të këtij programi, çdo muaj do të realizohen analiza laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe të sigurisë ushqimore, sipas llojit të produktit dhe nivelit të rrezikut. Kontrollet do të përfshijnë verifikimin e ushqimit për kafshë për mikotoksina dhe kontaminantë të tjerë, analizimin e qumështit të papërpunuar në ferma dhe pika grumbullimi, si dhe analizimin e produkteve të përpunuara vendore dhe të importuara për përmbajtjen e yndyrave, proteinave, vajit të palmës dhe yndyrave të tjera bimore, përdorimin e qumështit pluhur, praninë e aflatoksinave, mbetjeve të antibiotikëve dhe substancave të tjera të palejuara. Analizat mikrobiologjike do të përfshijnë kontrollin për Salmonella spp., Listeria monocytogenes, Escherichia coli dhe mikroorganizma të tjerë, në varësi të produktit dhe vlerësimit të rrezikut.

Programi është pjesë e iniciatives së iniciuar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, me qëllim forcimin e mbikëqyrjes së të gjithë zinxhirit të qumështit, identifikimin e hershëm të rreziqeve dhe mospërputhjeve, si dhe sigurimin që prodhimi vendor dhe produktet e importuara të përmbushin kërkesat ligjore për përbërjen, etiketimin, cilësinë dhe sigurinë ushqimore.Bashkëpunimi me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit synon përfshirjen aktive të prodhuesve në përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë së qumështit, shkëmbimin e informacionit për rreziqet në sektor, promovimin e praktikave të mira të prodhimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për kërkesat ligjore. Ky bashkëpunim do të mbështesë identifikimin e problemeve përgjatë zinxhirit të prodhimit dhe zbatimin e masave parandaluese, duke ruajtur pavarësinë e AUV-së në planifikimin dhe realizimin e kontrolleve zyrtare, marrjen e mostrave dhe vendimmarrjen inspektuese.

Programi është në funksion të forcimit të qasjes së bazuar në rrezik në sistemin e kontrollit zyrtar të ushqimit, në përputhje me parimet e Rregullores (BE) 2017/625. Rezultatet e analizave dhe inspektimeve do të shërbejnë për identifikimin dhe klasifikimin e rreziqeve sipas stabilimenteve, produkteve, origjinës dhe historikut të mospërputhjeve, duke mundësuar orientimin e kontrolleve dhe kapaciteteve laboratorike drejt hallkave të zinxhirit ushqimor, produkteve dhe aktiviteteve me nivel më të lartë rreziku.Përmes kësaj qasjeje, AUV synon kalimin nga kontrollet kryesisht reaktive në një sistem të planifikuar, sistematik, proporcional dhe të bazuar në evidencë, duke përcaktuar shpeshtësinë e inspektimeve dhe marrjes së mostrave sipas nivelit të rrezikut. Monitorimi i integruar do të mundësojë gjithashtu identifikimin e burimit të kontaminimit përgjatë zinxhirit ushqimor, nga ushqimi për kafshë dhe prodhimi primar deri te produkti përfundimtar. Në rastet e konstatimit të mospërputhjeve, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore, përfshirë ndalimin e tregtimit, tërheqjen e produkteve jokonforme dhe inicimin e procedurave ndaj operatorëve përgjegjës.

Programi kontribuon në përafrimin e sistemit të sigurisë ushqimore të Kosovës me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, veçanërisht me kërkesat e Kapitullit 12 për sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare. Zbatimi i tij do të forcojë kapacitetet institucionale për kontrollin zyrtar, gjurmueshmërinë, monitorimin e rreziqeve dhe zbatimin e kërkesave ligjore përgjatë gjithë zinxhirit ushqimor, duke krijuar njëkohësisht bazë për përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë vendore dhe përgatitjen graduale për qasje në tregun e Bashkimit Evropian. Qëllimi përfundimtar i programit është garantimi i një zinxhiri të sigurt dhe të kontrolluar të qumështit, nga ushqimi për kafshë deri te produkti në tryezën e konsumatorit, mbrojtja e shëndetit publik, transparenca në deklarimin e përbërjes së produkteve dhe sigurimi i konkurrencës së drejtë në treg.

Prishtinë, 2 Nëntor 2026 AUV ndalon hyrjen e 1,068 kg patatinave STIZA Paprika për shkak të nivelit të lartë të akrilami...
02/11/2026

Prishtinë, 2 Nëntor 2026

AUV ndalon hyrjen e 1,068 kg patatinave STIZA Paprika për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve zyrtare në kufi, ka ndaluar hyrjen në Republikën e Kosovës të 1,068 kg patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, LOT 909073, të importuara nga kompania BEST BT SH.P.K., Prizren, për shkak të konstatimit të nivelit të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit laboratorik.
Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, sipas raportit nr. 4397/2026, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së, ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e ngarkesës, duke parandaluar vendosjen e saj në tregun e Kosovës.

Akrilamidi është substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes. Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj akrilamidit përmes ushqimit përbën shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të tij kancerogjen.

AUV thekson se masa e ndërmarrë i referohet ngarkesës së identifikuar me LOT 909073 dhe vazhdon kontrollet zyrtare për të parandaluar hyrjen në treg të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Prishtinë, 2 Nëntor 2026 AUV asgjëson edhe 21,226 kg produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria dhe grumbullimi i sasive të ...
02/11/2026

Prishtinë, 2 Nëntor 2026

AUV asgjëson edhe 21,226 kg produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria dhe grumbullimi i sasive të tjera

Në zbatim të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, operatori ekonomik ELKOS SH.P.K. ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore. Si rezultat, operatori ka tërhequr edhe 21,226 kg produkte ushqimore, të cilat janë asgjësuar më 30 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.

Sipas evidencës së operatorit, produktet e evidentuara përfshijnë mushkëri dhe kofshë p**e, mish p**e, mish të grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera të mish*t, si dhe produkte të tjera ushqimore. Këto masa pasojnë urdhrin fillestar të AUV-së për ndalimin e sh*tjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kg kofshë p**e të ngrira, pas konstatimit të pranisë së mykut.

Procesi i gjurmueshmërisë dhe grumbullimit të sasive të tjera po vazhdon, veçanërisht për produktet tek të cilat janë konstatuar ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut. Produktet e identifikuara si të papërshtatshme për konsum do t'u nënshtrohen masave përkatëse të ndalimit të sh*tjes, tërheqjes dhe asgjësimit.
AUV do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit, verifikimin e gjurmueshmërisë, dokumentacionit të importit, kushteve të ruajtjes dhe zinxhirit të ftohjes, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve të papërshtatshme për konsum njerëzor.

01/11/2026

Prishtinë, 1 Nëntor 2026

AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon sh*tjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimeve në tregun e brendshëm, ka konstatuar praninë e aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar në produkte të kompanisë MONUNI SH.P.K. nga Gjilani, duke ndërmarrë masa për refuzimin e importit, ndalimin e sh*tjes dhe tërheqjen e produkteve.

Gjatë kontrollit kufitar të një ngarkese prej 25,120 kg misër merkantil, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg, ndërsa analizat e IKSHPK-së kanë konfirmuar aflatoksina totale prej 47 µg/kg, mbi vlerën referente prej 10 µg/kg. Inspektorati Fitosanitar i AUV ka vendosur refuzimin e importit dhe kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës.

Gjatë inspektimeve të mëtejshme në kompaninë MONUNI, analizat laboratorike të AUV kanë konstatuar aflatoksinë B1 mbi nivelin e lejuar edhe në produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”. Inspektorati i AUV ka ndaluar sh*tjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e produktit të identifikuar nga qarkullimi.

Aflatoksina B1 është një substancë toksike e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë. Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për sigurinë ushqimore.

AUV do të vazhdojë kontrollet zyrtare dhe analizat laboratorike për të parandaluar qarkullimin e produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë dhe për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

31/10/2026

Prishtinë, 31 Tetor 2026

AUV vendos kthimin në Serbi të 110 tonëve ushqim për kafshë për shkak të aflatoksinës B1 mbi nivelin e lejuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur kthimin në vendin e origjinës, Serbi, të 110,050 kilogramëve (110.05 tonë) ushqim për kafshë, të importuar nga operatori ekonomik N.P.T. Haxhijaha SH.P.K., Rahovec, nga prodhuesi De Heus d.o.o., Serbi.

Vendimi është marrë pas konstatimit të mospërputhjeve me kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit për kafshë. Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike të kryera në Laboratorin e AUV-së dhe të konfirmuara nga AGES në Austri është konstatuar se produkti ‘Koncentrat për lopë qumështore’ përmban aflatoksinë B1 në nivel prej 13 mikrogramë/kg, mbi nivelin e lejuar’. Gjithashtu, gjatë inspektimit është dokumentuar prania e mbetjeve të insekteve.

Aflatoksina B1 është një substancë toksike e prodhuar nga disa lloje myqesh, kryesisht të gjinisë Aspergillus që mund të kontaminojë drithërat dhe ushqimin për kafshë. Ajo njihet për efektet e saj toksike dhe kancerogjene. Te lopët qumështore, aflatoksina B1 mund të shndërrohet në aflatoksinë M1, e cila mund të kalojë në qumësht, duke paraqitur rrezik potencial për sigurinë e ushqimit dhe shëndetin e konsumatorëve.

AUV do të vazhdojë kontrollet zyrtare dhe mbikëqyrjen e tregut për të parandaluar qarkullimin e produkteve jokonforme dhe për të mbrojtur shëndetin e kafshëve, sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe interesat e fermerëve dhe konsumatorëve.

31/10/2026

Prishtinë, 31 Tetor 2026

AUV asgjëson 5.56 tonë misër me përmbajtje të Aflatoksinës B1 mbi kufijtë e lejuar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të kontrolleve zyrtare për sigurinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, ka ndaluar përdorimin dhe tregtimin dhe ka mbikëqyrur asgjësimin e 5,560 kilogramëve misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar përmbajtje të Aflatoksinës B1 mbi kufijtë maksimalë të lejuar.

Masat janë ndërmarrë ndaj tri subjekteve ekonomike: Agro Com Sh.P.K. në Fushë Kosovë, ku janë asgjësuar 3,270 kg misër; Thermo-1 Sh.P.K. në Prugoc të Prishtinës, ku janë asgjësuar 1,040 kg; dhe NTP “Te Hysi” në Shtime, ku janë asgjësuar 1,250 kg. Asgjësimi është realizuar më 29 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së.

Aflatoksina B1 (AFB1) është një toksinë e prodhuar nga disa lloje myqesh, e cila mund të kontaminojë drithërat, veçanërisht misrin. Ekspozimi i zgjatur ndaj saj mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përmes ushqimit të kontaminuar për kafshë, ajo mund të shndërrohet në Aflatoksinë M1 dhe të kalojë në qumësht, duke paraqitur rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve.

AUV u bën thirrje fermerëve, prodhuesve dhe tregtarëve të ushqimit për kafshë që të sigurojnë origjinën dhe gjurmueshmërinë e produkteve, të zbatojnë kushtet e duhura të ruajtjes dhe të mos përdorin apo tregtojnë misër për të cilin është konstatuar tejkalim i kufijve të lejuar të Aflatoksinës B1.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe AUV do të vazhdojnë kontrollet zyrtare, analizat laboratorike dhe ndërmarrjen e masave për parandalimin e qarkullimit të produkteve që paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

Siguria e ushqimit për kafshë është pjesë thelbësore e mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve dhe sigurisë së të gjithë zinxhirit ushqimor.

30/10/2026

Prishtinë, 30 tetor 2026 –

AUV ndalon sh*tjen dhe urdhëron tërheqjen nga tregu të mish*t të ngrirë të pulës të importuar nga Brazili nga Apetit SHPK, pas konstatimit të bakterit Salmonella Minnesota

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të kontrolleve të jashtëzakonshme të mish*t të importuar, të urdhëruara nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Armend Muja, ka konstatuar praninë e bakterit Salmonella Minnesota në mostra të mish*t të ngrirë të pulës me origjinë nga Brazili, të importuar nga operatori Apetit SHPK. Bazuar në rezultatet laboratorike dhe në zbatim të neneve 7, 10 dhe 15 të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, AUV ka vendosur ndalimin e përkohshëm të qarkullimit, vendosjen nën kontroll zyrtar dhe tërheqjen nga tregu të produkteve të identifikuara.

Produktet e përfshira në vendim:

Marka Origjina Nr. i aprovimit LOT
Coopavel Brazil SIF 3887 R-14427
Superfrango Brazil SIF 3404 R20598




Salmonella Minnesota është një serotip patogjen i bakterit Salmonella enterica, prania e të cilit në ushqim paraqet rrezik potencial për shëndetin e njeriut. Ky bakter mund të shkaktojë infeksione gastrointestinale dhe të transmetohet përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar ose kontaminimit të kryqëzuar gjatë trajtimit dhe përgatitjes së mish*t. Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-120 për Ushqim, konstatimi i këtij patogjeni kërkon vlerësimin e rrezikut dhe ndërmarrjen e masave proporcionale për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

AUV u bën thirrje konsumatorëve që posedojnë produktet me numrat e identifikuar të LOT-it të mos i konsumojnë dhe t'i kthejnë në pikat e sh*tjes. Kontrollet e jashtëzakonshme po vazhdojnë me verifikimin e të gjithë sasisë së importuar, përfshirë gjurmueshmërinë nga hyrja në Kosovë deri te pikat e sh*tjes, sasitë e shpërndara dhe të mbetura, etiketimin, datat e prodhimit dhe skadencës, certifikatat veterinare, kushtet e ruajtjes dhe analizat shtesë laboratorike.

Në përputhje me nenet 21, 22 dhe 23 të Ligjit për Ushqim, operatori është përgjegjës për sigurinë, gjurmueshmërinë, tërheqjen e produkteve nga tregu dhe informimin e konsumatorëve. AUV do të mbikëqyrë zbatimin e masave dhe do të përcaktojë trajtimin përfundimtar të produkteve në bazë të vlerësimit të rrezikut, përfshirë asgjësimin kur është i nevojshëm.

AUV do ta informojë publikun për rezultatet e kontrolleve dhe masat e mëtejshme, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

30/10/2026

Prishtinë, 30 tetor 2026

AUV urdhëron tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kg mish p**e të markës Sanderson Farms

– Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë inspektimeve zyrtare në kompaninë Elkos Group SHPK, ka konstatuar praninë e mykut në produktin kofsha p**e të ngrira, të markës Sanderson Farms, me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Produkti është vlerësuar i papërshtatshëm për konsum njerëzor, në përputhje me nenet 15 dhe 16 të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim, të cilat ndalojnë vendosjen në treg të ushqimit jo të sigurt, përfshirë produktet e prishura apo të papërshtatshme për konsum.
AUV ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të sh*tjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kilogramëve (313 pako), nën mbikëqyrjen e Inspektoratit Veterinar.

Të dhënat identifikuese të produktit
Përshkrimi Të dhënat
Produkti Kofsha p**e të ngrira
Marka Sanderson Farms
Origjina SHBA
Operatori Elkos Group SHPK
Numri i LOT-it 53110
Paketimi 10 kg
Sasia e përfshirë në masë 3,130 kg (313 pako)
Mospërputhja Prani e mykut
Masa Tërheqje nga tregu dhe asgjësim

AUV u bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktin Sanderson Farms, LOT 53110, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në pikën e sh*tjes ku është blerë.Në përputhje me nenet 21, 22 dhe 23 të Ligjit për Ushqim, operatori është përgjegjës për gjurmueshmërinë, tërheqjen e produktit nga tregu dhe informimin e konsumatorëve.
AUV do të vazhdojë kontrollet zyrtare, përfshirë verifikimin e tërheqjes së plotë të produktit, kontrollin e dokumentacionit të importit, origjinës, etiketimit, afatit të përdorimit dhe zinxhirit të ftohjes, si dhe mbikëqyrjen e asgjësimit. Në rast të konstatimit të shkeljeve të tjera, do të ndërmerren masa sipas legjislacionit në fuqi.

28/10/2026

Address

Rr E Pejës Nr. 237
Pristina

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 19:00
Sunday 08:00 - 19:00

Telephone

+3833820038324

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services