10/06/2026
Sot, 148 vjet më parë, Lidhja e Prizrenit bashkoi shqiptarët nga të gjitha trevat në mbrojtje të identitetit, gjuhës, kulturës dhe të drejtave kombëtare.
Lidhja e Prizrenit u udhëhoq me vizion dhe largpamësi nga rilindasi ynë i madh Abdyl Frashëri, arkitekti politik i programit kombëtar shqiptar, së bashku me luftëtarë e patriotë të shquar si Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka dhe shumë veprimtarë të tjerë nga të gjitha trojet shqiptare. Të bashkuar përtej dallimeve krahinore e fetare, ata ngritën një platformë të qartë kombëtare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të trojeve shqiptare, kundërshtimin e vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit që synonin copëtimin e tyre dhe forcimin e unitetit kombëtar shqiptar.
Në një kohë sfidash të mëdha historike, Lidhja e Prizrenit hodhi themelet e vetëdijes sonë politike kombëtare dhe dëshmoi se shqiptarët, kur bashkohen rreth interesit kombëtar, janë të aftë të mbrojnë të drejtat, identitetin dhe të ardhmen e tyre.
Sot shqiptarët jetojnë më të lirë, më të sigurt dhe më të zhvilluar se në çdo periudhë tjetër të historisë së tyre moderne. Nga Shqipëria dhe Kosova, te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, i gjuhës shqipe dhe i lidhjeve tona kulturore mbeten shtylla themelore të së ardhmes sonë të përbashkët.
Shqipëria është një aleate e denjë në NATO dhe pranë realizimit të objektivit historik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova ka konsoliduar shtetësinë dhe institucionet demokratike, duke dëshmuar se është një histori suksesi e ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe orientimin euroatlantik, ndërsa synon integrimin e plotë në NATO dhe në familjen evropiane.
Arritjet e shqiptarëve nuk janë vetëm rezultat i sakrificave të brezave të kaluar, por edhe i zgjedhjes sonë të qartë për t'i përqafuar vlerat e demokracisë, lirisë, shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit euroatlantik. Këto janë vlerat që na kanë forcuar si komb dhe që do të vazhdojnë të na udhëheqin drejt zhvillimit, mirëqenies dhe sigurisë së qëndrueshme.
Teksa afrohemi drejt 150-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në vitin 2028, le të punojmë që ky jubile historik të na gjejë më të bashkuar, më të fortë në institucionet tona, më të zhvilluar ekonomikisht dhe më pranë realizimit të aspiratave tona të përbashkëta. Ky është amaneti i Lidhjes së Prizrenit dhe detyrimi ynë ndaj brezave që do të vijnë: një komb shqiptar krenar për rrënjët e tij, i sigurt në identitetin e tij dhe plotësisht i ankoruar në familjen euroatlantike.
09/06/2026
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
📍 Dublin - Kënaqësi që u takova sot me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne. 🇦🇱🇮🇪
Diskutimet tona u përqendruan në veçanti në progresin dhe perspektivën e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Pata mundësinë të theksoja progresin e arritur përmes agjendës sonë të reformave dhe të riafirmoja angazhimin tonë të palëkundur për të ruajtur momentumin e fortë të procesit të negociatave, për të përfunduar me negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe për të arritur objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE deri në vitin 2030.
Gjithashtu diskutuam rëndësinë e ruajtjes së një procesi të besueshëm zgjerimi të bazuar në meritë, që shpërblen progresin dhe ofron përfitime të prekshme si për vendet kandidate ashtu edhe për vetë BE-në. Në mjedisin gjeopolitik të sotëm, zgjerimi nuk është vetëm një politikë transformuese, por edhe një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Evropës.
Shpreha vlerësimin e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për zgjerimin e BE-së dhe i urova çdo sukses Presidencës së ardhshme irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
07/06/2026
u përfaqësua me krenari në Konkursin e Këngës " " 2026 në Bukuresht, nga dy artistë të rinj të talentuar, dhe 🌍✨
Gjatë qëndrimit të tyre në 🇹🇩 pjesëmarrësit u pritën ngrohtësisht edhe në Albanian Embassy in Romania / Ambasada Shqiptare ne Rumani, ku u përgëzuan për përkushtimin, punën e tyre të palodhur dhe performancat e tyre të shkëlqyera.
Jemi po aq të nderuar që 🇦🇱 u përfaqësua në jurinë e konkursit nga - Fituese e Çmimit të Parë të Konkursit "Ngjyrat e Botës" 2014, muzikante shqiptare, dhe Mentore e IFLC dhe , ish- Ministre e Kulturës dhe maestro-konduatore🌟
👏Urime të veçanta për Klejvi Kapetën për arritjen e 🥈 Vendit të Dytë në Festival dhe Irsës për përfaqësimin e Shqipërisë me dinjitet, pasion e krenari. Presim me padurim të shohim arritjet e tyre të ardhshme 🇦🇱❤️🎶
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme - Republika e Shqipërisë
🇦🇱 reprezentată cu mândrie la Concursul „Colors of Voices” 2026 🎶
Suntem încântați că 🇦🇱 a fost reprezentată la Colors of Voices Song Contest 2026, desfășurat la București, România, de către doi tineri artiști talentați, Klejvi Kapeta și Irsa Xhillari. 🌍✨
Pe parcursul șederii lor în România, participanții au fost primiți cu căldură la Ambasada Republicii Albania la București, unde au fost întâmpinați de Doamna Ambasadoare Enkeleda Mërkuri. Ambasada le-a mulțumit și le-a urat mult succes în continuare 🇦🇱🤝🇷🇴
Îi felicităm pe Klejvi Kapeta și Irsa Xhillari pentru dedicarea, munca depusă și prestațiile deosebite.
Felicitări speciale lui Klejvi Kapeta pentru obținerea 🥈 Locului al II-lea. 🎤✨
Suntem de asemenea onorați că 🇦🇱 a fost reprezentată în juriul competiției de către Selma Bekteshi - câștigătoarea Premiului I la concursul „Colors of the World” 2014, muziciană albaneză și mentor IFLC și Suzana Turku, fost Ministru al Culturii și dirijor de renume. 🌟
👏 Felicitări lui Klejvi și Irsa pentru că au reprezentat Albania cu talent, pasiune și mândrie. Așteptăm cu nerăbdare să le urmărim viitoarele realizări 🇦🇱❤️🎶
06/06/2026
🇪🇺Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë
🇦🇱🔝🇩🇪
03/06/2026
Aktivitetet e Përfaqësisë për muajin Maj 2026! 🇦🇱🤝🇹🇩