Drejtoria e Shërbimeve Publike

Drejtoria e Shërbimeve Publike

Share

Kanali zyrtar në rrjetin social Facebook, i drejtorisë së Shërbimeve Publike 💙 🌳 💡

16/04/2026
Photos from Perparim Rama's post 14/04/2026
01/04/2026

Pas katër dekadave punë dhe përkushtim, kolegu ynë i dashur, Sabri Gashi, sot arriti moshën e pensionimit 🙏

Me përkushtimin e tij, profesionalizmin dhe vullnetin e palëkundur ndër vite, Sabriu ka kontribuar në shumë punë, projekte dhe aktivitete, duke ndikuar drejtpërdrejt në formimin profesional të shumë kolegëve.

Sabri Gashi ka punuar edhe në kohë të vështira, duke e vlerësuar punën si një akt qëndrese dhe dinjiteti, ndërsa në liri e çmoi atë edhe më shumë si mundësi për të ndërtuar, për të dhënë dhe për të lënë gjurmë.

Përveç respektit të kolegëve të institucionit, ai gëzon respekt të veçantë edhe nga qytetarët e Kryeqytetit. Sabriu është simbol i përkushtimit dhe i vetë Kryeqytetit, dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

Për gjithë vitet e punës, kontributin dhe respektin që ka fituar, Sabri Gashi sot u nderua mes kolegëve me të cilët ndau vite të tëra pune dhe përkushtimi.

I nderuari Sabri, tani që po nisni një kapitull të ri në jetën tuaj, ju urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe gjithë të mirat.🤍

31/03/2026

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit u aprovua propozimi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike për lënien në diskutim publik të ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores nr. 01-110/2782, dt. 02.12.2011, për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale.

Në përputhje me procedurat ligjore, hapet faza e diskutimit publik, ku bizneset, qytetarët dhe palët e tjera të interesit mund të japin opinionet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.

Ky proces është i rëndësishëm për formalizimin e ekonomisë dhe për krijimin e një sistemi më të drejtë dhe transparent të obligimeve komunale.

Së shpejti do të publikohen edhe detajet për organizimin e dëgjimeve publike dhe mënyrat e pjesëmarrjes.


Want your business to be the top-listed Government Service in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


UÇK
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00