27/10/2026
🇽🇰🤝🇹🇷 EDHE PAK VENDE KANË MBETUR!
Prishtina REA dhe Enterprise Europe Network - Kosovo, si bashkorganizatorë nga Kosova, janë në fazën përfundimtare të finalizimit të delegacionit të bizneseve kosovare që do të marrin pjesë në Match4Industry 2026, më 25–26 nëntor 2026, në Kocaeli, Türkiye.
✈️ Përfitimet për pjesëmarrësit përfshijnë:
✅ Transportin nga aeroportet e Stambollit drejt hotelit dhe anasjelltas, si dhe transportin për aktivitetet e planifikuara.
✅ Përkthim profesional anglisht–turqisht.
✅ Dreka, pije freskuese dhe darka mirëseardhëse.
✅ Akomodim për një përfaqësues nga secila kompani, për tri net, nga 24 deri më 27 nëntor 2026, me kusht të pjesëmarrjes në të dyja ditët e aktivitetit.
📅 Afati i regjistrimit: 24 nëntor 2026
🔗 Regjistrohuni tani:
https://www.b2match.com/e/match4industry2026/sign-up
📩 Për informata shtesë dhe pjesëmarrje në delegacionin kosovar, kontaktoni: [email protected]
🚀 Mos e humbisni mundësinë për të zgjeruar rrjetin tuaj të biznesit dhe për të krijuar partneritete të reja ndërkombëtare!