Kryeqyteti Prishtina

Call Directions Website

Kryeqyteti Prishtina Faqja Zyrtare e Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti i Kosovës

30/10/2026

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se, me rastin e organizimit të eventit “Halloween te Kultura House”, tuneli “Idiz Gjilani” në lagjen Dardania do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 30.10.2026, duke filluar nga ora 18:00, deri më 01.11.2026, në ora 17:00.

Kjo masë po ndërmerret për të mundësuar zhvillimin e aktivitetit dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve.

Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Drejtoria e Mobilitetit
Drejtoria e Kulturës

Ndiqeni drejtpërdrejt seancën e shtatë të Kuvendit të Kryeqytetit 👇🏻
30/10/2026

Ndiqeni drejtpërdrejt seancën e shtatë të Kuvendit të Kryeqytetit 👇🏻

Seanca e shtatë e Kuvendit të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës

Për herë të parë në Kosovë, po ndërtojmë serra smart për fermerët tanë! 🌱Sot Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bash...
29/10/2026

Për herë të parë në Kosovë, po ndërtojmë serra smart për fermerët tanë! 🌱

Sot Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Bujqësisë, Jeta Rafuna, nënshkruan 12 kontrata me fermerët e Kryeqytetit për ndërtimin e serrave nga 5 ari secila. Të pajisura me mekanizma të automatizuar, ato do të krijojnë kushte më moderne dhe efikase për kultivim.

Një hap i madh për fermerët tanë dhe për prodhimin vendor. Kryeqyteti po e çon bujqësinë përpara! 💚🌾

Gjithëpërfshirja shihet në mundësitë që krijojmë, në përkrahjen që japim dhe në vendosmërinë për të mos lënë askënd anas...
28/10/2026

Gjithëpërfshirja shihet në mundësitë që krijojmë, në përkrahjen që japim dhe në vendosmërinë për të mos lënë askënd anash.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Mirëqenies Sociale, Adelina Sahiti, vizituan Down Syndrome Kosova. Këta fëmijë na kujtojnë se çdo talent meriton hapësirë, çdo ëndërr meriton përkrahje dhe secili prej nesh ka vend në Prishtinë.

Si Kryeqytet do të vazhdojmë të jemi krah organizatës dhe të punojmë për një kryeqytet më gjithëpërfshirës, me më shumë mundësi e buzëqeshje për të gjithë! ❤️

🚧 Sot ka filluar sanimi dhe asfaltimi i gropave në lagjen Lakrishtë.Punimet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës edhe në p...
28/10/2026

🚧 Sot ka filluar sanimi dhe asfaltimi i gropave në lagjen Lakrishtë.

Punimet do të vazhdojnë gjatë gjithë javës edhe në pjesë të tjera të Kryeqytetit, duke u dhënë përparësi gropave që kërkojnë ndërhyrje urgjente, për qarkullim më të lehtë dhe siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin gjatë zhvillimit të punimeve! 🙏🏻

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

27/10/2026

NJOFTIM PËR QYTETARËT

Ju njoftojmë se FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të trajnimeve të rregullta, nga data 30.10.2026 deri më 02.11.2026, do të zhvillojë aktivitete dhe ushtrime ushtarake në zonën e fshatrave Koliq dhe Keqekollë.

Gjatë kësaj periudhe mund të ketë lëvizje të shtuar të trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe zhvillim të ushtrimeve të ndryshme.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve. 🙏🏻

Sonte, në objektin e Kryeqytetit ndezëm qirinj në kujtim të Arlinda Zekaj që u vra tragjikisht në Pejë.Mendimet dhe soli...
26/10/2026

Sonte, në objektin e Kryeqytetit ndezëm qirinj në kujtim të Arlinda Zekaj që u vra tragjikisht në Pejë.

Mendimet dhe solidariteti ynë janë me familjen e saj dhe me çdo grua që përballet me frikën e dhunës. Asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur, e asnjë thirrje për ndihmë nuk duhet të mbetet pa përgjigje.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Kërkojmë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi.

Në Ditën Kombëtare të Austrisë, në Kryeqytet ngritëm flamurin austriak pranë atij të Kosovës 🇦🇹🇽🇰Një gjest simbolik që s...
26/10/2026

Në Ditën Kombëtare të Austrisë, në Kryeqytet ngritëm flamurin austriak pranë atij të Kosovës 🇦🇹🇽🇰

Një gjest simbolik që shpreh respektin dhe miqësinë mes dy vendeve, si dhe vullnetin për ta thelluar bashkëpunimin.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, priti në Odën e Kryeqytetit Ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet.Në ...
23/10/2026

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, priti në Odën e Kryeqytetit Ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet.

Në takim u diskutua për shkëmbime mes shkollave, mësimin e gjuhës frënge dhe nisma të përbashkëta në arsim, kulturë e teknologji.

Partneritetet kanë vlerë kur krijojnë mundësi për të rinjtë dhe projekte që i mbesin qytetit. Bashkëpunimi me Francën mund të japë kontribut të rëndësishëm edhe në përgatitjet për Prishtina 2030, që kjo mundësi e madhe të kthehet në projekte me ndikim afatgjatë për qytetin.

Drejtoria e Shëndetësisë së Kryeqytetit në kuadër të muajit rozë ka organizuar një ligjëratë vetëdijesuese për kancerin ...
23/10/2026

Drejtoria e Shëndetësisë së Kryeqytetit në kuadër të muajit rozë ka organizuar një ligjëratë vetëdijesuese për kancerin e gjirit, dedikuar punonjëseve të administratës komunale të Kryeqytetit, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit, zbulimit të hershëm dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Poashtu në bashkëpunim me KOPF dhe AQH, është mbajtur një karavan shëndetësor, informues mbi jetesën e shëndetshme!

Zbulimi i hershëm shpëton jetë! 🎀

Address

Rr. UÇK-2 Prishtinë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 12:00

Telephone

+38338230900

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryeqyteti Prishtina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services